E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Një sulm në zemër, ose infarkt i miokardit, ndodh kur bllokohet rrjedha e gjakut në një pjesë të muskulit të zemrës (miokardit), dhe ajo pjesë e organit nuk merr mjaftueshëm gjak. Kur furnizimi i tyre me gjak zvogëlohet, qelizat e muskujve në zemër dëmtohen dhe vdesin.
Sa më shumë kohë që kalon pa qarkullim gjaku, aq më i madh është dëmtimi i muskulit të zemrës. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, infarktet shkaktohen më shpesh nga bllokimet e arterieve që furnizojnë me gjak muskulin e zemrës.
Krijimi i pllakëzave në këto arterie, njihet si sëmundja e arterieve koronare, lloji më i zakonshëm i sëmundjes së zemrës në SHBA. Çdo vit, rreth 805.000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara goditen nga një atak në zemër. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 1 në 5 sulme në zemër janë “të heshtura”, gjë që do të thotë se ato kalojnë pa u vënë re për shkak të mungesës së simptomave të dukshme, të tilla si dhimbje gjoksi ose gulçim
Harvard Health thotë se sulmet e heshtura në zemër, priren të prekin më shumë meshkujt sesa femrat. Gati 12 për qind e të rriturve amerikanë që përjetojnë një atak në zemër vdesin brenda një muaji pas ngjarjes sipas një studimi të vitit 2019 të botuar në revistën “JAMA Network Open”.
Por sulmi në zemër nuk duhet ngatërruar me arrestin kardiak. I pari shkaktohet nga qarkullimi i dëmtuar i gjakut, ndërsa arresti kardiak ndodh kur zemra ndalon papritmas së rrahuri për shkak të një mosfunksionimi elektrik në këtë organ.
Sulmi në zemër është një urgjencë mjekësore që mund të përjetohet për minuta apo orë. Por baza për atë ngjarje është krijuar vite ose dekada përpara. Zemra është një organ muskulor. Zemra mesatare e të rriturve rreh 100.000 herë në ditë, duke pompuar çdo minutë nëpër trup rreth 5.7 litra gjak të oksigjenuar dhe të pasur me lëndë ushqyese.
Në fillim, gjaku udhëton nga zemra në mushkëri ku ri-oksigjenohet, para se të kthehet në zemër për t’u pompuar në arterie dhe për të furnizuar me pas me oksigjen dhe lëndë ushqyese trurin, aparatin tretës dhe pjesës tjetër të indeve të trupit.
Shpeshherë, përpara një sulmi në zemër 2 arteriet koronare kryesore që furnizojnë me oksigjen dhe lëndë ushqyese muskulin e zemrës ngushtohen me kalimin e viteve, kryesisht për shkak të aterosklerozës, një grumbullim pllakash yndyrore në muret arteriale.
Pllakat aterosklerotike janë të forta nga jashtë dhe të buta nga brenda, dhe shkaktojnë ngurtësimin e arterieve. Ndonjëherë, sipërfaqja e jashtme e fortë e pllakave mund të plasaritet, dhe përbërësit e gjakut të quajtur trombocite ngjiten në këtë çarje, duke formuar mpiksje gjaku, të cilat e ngushtojnë më tej arterien.

Nëse arteriet janë tashmë të ngushtuara për shkak të pranisë prej vitesh të aterosklerozës, mpiksja mund të bllokojë plotësisht furnizimin me gjak në rrjedhën e poshtme të zemrës. Ndërkohë pjesët e pllakave mund të shkëputen dhe të lëvizin nëpër arterie, duke bërë që bllokimi të zgjerohet me shpejtësi. Bllokime të tilla mund të çojnë në një atak në zemër dhe brenda pak minutash nisin të dëmtohen dhe vdesin qelizat e muskujve në zemër.
Në një dukuri më të rrallë, një spazëm apo tkurrje e papritur e mureve të arterieve koronare mund të bllokojë rrjedhën e gjakut në miokard dhe të shkaktojë një atak në zemër. Këto spazma ndodhin më shpesh tek njerëzit që pinë duhan dhe ata me një nivel te lartë të kolesterolit apo me presion të lartë të gjakut. Por spazmat mund të shkaktohen ndonjëherë nga konsumimi i madh i alkoolit apo i lëndëve narkotike.
Sipas CDC amerikane shenjat paralajmëruese të një ataku në zemër përfshijnë:
Dhimbje ose siklet në gjoks. Shumica e sulmeve në zemër, përfshijnë një ndjenjë shtypjeje të pakëndshme në këtë pjesë të trupit, dhimbje në qendër ose në anën e majtë të tij. Ky shqetësim zgjat zakonisht për më shumë se disa minuta para se të zbehet, ose ndonjëherë, shfaqet, largohet dhe më pas rikthehet.
Dhimbje ose siklet në zona të tjera të pjesës së sipërme të trupit, si nofulla, qafa, shpina, krahët ose shpatullat.
Frymëmarrje e vështirësuar.
Ndjesi e dobësisë fizike apo e gjendje të fikëti.
Lodhje e pazakontë apo e pashpjegueshme.
Të përziera apo të vjella.
Simptomat e sulmit në zemër mund të ndryshojnë midis burrave dhe grave, edhe pse dhimbja ose shqetësimi në gjoks është simptoma kryesore për të dy gjinitë. Megjithatë, gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të tjera, që zakonisht janë më pak të lidhura me sulmin në zemër, si për shembull një lodhje e pazakontë apo e pashpjegueshme dhe të vjella.
Sulmet në zemër janë më të zakonshme në muajt e dimrit, krahasuar me periudhat e tjera të vitit, dhe ato mund të shkaktohen nga faktorët fizikë dhe emocionalë, si ushtrimet e forta fizike, frika apo zemërimi i madh. Edhe faktorët gjenetikë, pirja e duhanit dhe mënyra e jetesës sedentare mund të rrisin rrezikun e një ataku kardiak. Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit, mund të rrisë gjithashtu rrezikun e sulmeve në zemër.
Trajtimi i parë për një atak në zemër, përfshin heqjen e mpiksjes së gjakut apo pllakës që bllokon arterien për të kufizuar dëmtimin e muskujve të zemrës. Koha është një faktor thelbësor. Nëse një pacient shkon shpejt në spital, mjekët mund të rivendosin furnizimin me gjak të zemrës dhe të parandalojnë ose kufizojnë dëmtimin.
Rrjedha e gjakut mund të rikthehet nëpërmjet angioplastikës (një procedurë jo-invazive jo-kirurgjikale e përdorur për të zgjeruar arteriet e ngushtuara ose të penguara), stentimit (duke futur një tub të vogël prej rrjete që mban të hapura arteriet e dobëta ose të ngushta) apo transplantim të arterieve koronare (një operacion me zemër të hapur që përdoret për të rivendosur qarkullimin e gjakut në rastet e sulmeve të rënda në zemër).
Po ashtu, pacientëve mund t’u jepen medikamente për të parandaluar mpiksjen e mëtejshme të gjakut, siç është aspirina. Trajtimet shtesë mund të përfshijnë nitroglicerinën, ose nitratet, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut në arteriet koronare dhe lehtësojnë dhimbjen e gjoksit, si dhe ilaçe trombolitike, të cilat ndihmojnë në shpërbërjen e mpiksjes së gjakut./ Përkthyer dhe pështatur nga CNA.al
Në maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqip...
Me afrimin e dimrit, shumë prindër do të përgatiten pë...
Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në Spital...
Ka të ngjarë që telefoni inteligjent në të cilin po e lexo...
Nuk është vetëm puna ajo që sjell stres, por edhe mungesa...
Zhytja në ujë të ftohtë është padyshim një aktivitet q...
Akademikët nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar ...
Nëse jeni zgjuar në mëngjes pas një mbrëmjeje kur keni...
Bota po përballet me ndryshime demografike të mëdha. P...
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Të folurit në celular për 30 minuta ose më shumë gjatë...
COVID-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore,...
Kjo histori fillon në një vend të pazakontë për një ar...
Efektet nga vaksinat po merren shumë seriozisht në Gje...
Vetmia e përhapur gjerë në Shtetet e Bashkuara paraqet rre...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron...
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet pë...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjit...
Në Kuadër të Javës Evropiane të Imunizimit, Ministrja ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...