Metodat/ Si ta çlironi trupin tuaj nga toksinat
Të gjithë do të dëshironim shëndet mendor e fizik, tru...

Studiuesit thonë se mund të jenë në gjendje të shpjegojnë se si një sasi e moderuar alkooli i sjell dobi zemrës, dhe efekti i saj kryesor nuk rrjedh nga ndryshimet në gjak - siç mendonin dikur shkencëtarët - por nga veprimet e saj në tru. Por për shkak se alkooli rrit gjithashtu edhe rrezikun e kancerit në çdo sasi, studiuesit thonë se nuk po i këshillojnë njerëzit që të konsumojnë alkool.
Në vend të kësaj, të kuptuarit e këtij mekanizmi mund të tregojë mënyrat më të shëndetshme për të pasur të njëjtin përfitim, si nëpërmjet ushtrimeve fizike apo meditimit. Për dekada të tëra, studime të mëdha epidemiologjike kanë treguar se njerëzit që konsumojnë sasi të moderuar të alkoolit - më pak se 1 gotë në ditë për gratë dhe 1-2 gota në ditë për burrat - janë më pak të rrezikuar të përjetojë ngjarje të mëdha kardiovaskulare si sulmet në zemër dhe goditjet në tru në krahasim me njerëzit që heqin plotësisht dorë nga alkooli, por edhe ata që pinë më shumë.
Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë qenë kurrë në gjendje të zbulojnë saktësisht pse ndodh kështu. Alkooli duket se rrit nivelet e HDL, kolesterolit “të mirë”, dhe ata që e pinë kanë nivele më të ulëta të një proteine ?të quajtur fibrinogjen në gjakun e tyre, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e mpiksjes së rrezikshme të gjakut.
Dhe në sasi të vogla, alkooli mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Por këto nuk duket se e shpjegojnë plotësisht përfitimin. Prandaj një ekip kardiologësh në Boston vendosi të kërkonte diku tjetër: tek truri. Dr.Ahmed Tauakol, autor kryesor i studimit dhe bashkë- drejtor i Qendrës së Kërkimit të Imazherisë Kardiovaskulare në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets, vuri në dukje se pasi konsumoni pak alkool, përpara se të ndiheni të eksituar, ndiheni të relaksuar.
“Nëse flasim për pasojat afatshkurtra të alkoolit, efekti i parë që marrin njerëzit... është një reagim depresiv”- thotë ai. Për të kryer studimin, Tauakol dhe ekipi i tij analizuan zakonet e konsumit të alkolit të mijëra njerëzve që ishin regjistruar në “Mass General Brigham Biobank”.
Ata zbuluan se njerëzit që pinin 1-14 gota alkool në javë, kishin më pak të ngjarë të pësonin sulm në zemër ose goditje në tru sesa ata që pinin më pak se një pije në javë, edhe pas përshtatjes me gjenetikën, stilin e jetës dhe faktorë të tjerë të rrezikut.

Po ashtu, ata analizuan skanimet e trurit të qindra prej këtyre njerëzve, dhe zbuluan se ata që pinë pak deri në mënyrë të moderuar i kishin reduktuar përgjigjet ndaj stresit në amigdalë, pjesa e trurit që përpunon frikën dhe kërcënimet, dhe kishin paralelisht më pak sulme në zemër dhe goditje në tru.
“Ne zbuluam se ndryshimet e trurit tek ata që pinë pak ose në mënyrë të moderuar, shpjeguan një pjesë të konsiderueshme të efekteve mbrojtëse kardiake. Përfitimet ishin veçanërisht të përhapura tek njerëzit me një histori ankthi.
Alkooli ishte dy herë më efektiv në reduktimin e ngjarjeve të padëshiruara të mëdha kardiake midis individëve me stres dhe ankth. Kjo rënie ishte rreth 20 për qind tek shumica e pacientëve, por u vu re një reduktim në masën 40 për qind të rrezikut midis individëve që kanë pasur dikur ankth”- thotë eksperti.
Tauakol po studion prej kohësh rrjetin nervor të stresit, i cili është i përqendruar rreth një pjese të trurit të quajtur amigdalë. Kur amigdala mbingarkohet, ajo aktivizon sistemin nervor simpatik, duke e vendosur trupin për një përgjigje “lufto ose ik”. Kjo bën që presioni i gjakut të rritet, po ashtu rritet inflamacioni në tru.
Në këtë proces aktivizohen disa neurone, që drejtohet tek palca e kockave për të çliruar më shumë qeliza pro-inflamatore. Sistemi endokrin aktivizohet dhe pompon kortizolin, duke i treguar trupit të ruajë yndyrën, gjë që rrit rrezikun e diabetit dhe presionit të lartë të gjakut dhe adrenalinës, e cila rrit më tej presionin e gjakut.
Me kalimin e kohës, kjo kaskadë efektesh mund të rrisë rrezikun për sulme në zemër dhe goditje në tru. Skanimet e trurit të konsumatorëve të sasive të pakta të alkoolit treguan dukshëm më pak aktivitet në amigdalë sesa ata që nuk pinë fare apo që pinë shumë, thotë Tauakol, edhe pse kishin agjëruar përpara skanimit të tyre.
Nga ana tjetër studiuesit zbuluan se çdo sasi pijesh e rrit rrezikun e kancerit, ndaj është e rëndësishme gjetja e metodave alternative për të reduktuar stresin. “Me të njëjtën sasi alkooli që ishte ‘mbrojtëse’ ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, ne pamë një rrezik të ngjashëm të rritur të kancerit, ndaj nuk po sugjerojmë se ekziston një nivel alkooli i duhur për përmirësimin e shëndetit”- thekson Tauakol. Dy kandidatë të mirë për të zëvendësuar pirjen e lehtë të alkoolit për reduktimin e stresit janë meditimi dhe ushtrimet fizike./ “CNN” - Përshtatur dhe përkthyer nga CNA.al
Të gjithë do të dëshironim shëndet mendor e fizik, tru...
Nga 15 Qershori janë hapur 30 qendra shëndetësore verore n...
Aq sa të dobishme janë rrezet e diellit, mund të sjell...
Nga sot 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike d...
Mjeku i njohur, Petrit Vargu, ka shpëtuar jetën e një ...
Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut...
Ermand Mertenika, inxhinieri Biomjekësor, gjatë një in...
Matja e presionit të gjakut është një procedurë e rregullt...
Erëza qimnoni është një erëz që rrjedh nga bima “Cuminum c...
Që stresi kronik është i dëmshëm për shëndetin në përgjith...
Sëmundja e dhjamosjes jo alkoolike të mëlçisë (Steatoza jo...
Një tjetër rast suksesi është trajtuar nga ekipi i mjekëve...
Është realizuar me sukses në spitalin Hygeia një ndërhyrje...
Sistemi ynë imunitar është kompleks dhe i përbërë nga ...
Depresioni ka shumë shkaktarë. Faktorë të tillë si gje...
Studiuesit kanë zbuluar një test gjaku i cili identifi...
Ekspertët kanë realizuar një studim afatgjatë me rreth 500...
Çdo minutë 10 milionë duhanpirës ndezin një cigare dhe 15 ...
Pak muaj pas vendosjes së skanerit ultramodern në Spitalin...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...