Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

Dr. Ernest von Schwarz, një shkencëtar dhe specialist i kardiologjisë ka zbuluar se njerëzit në të ardhmen do të mund të jetojnë shumë më gjatë sesa tani, nga 120-150 vjet.
Në një artikull në “New York Post”, Dr. Ernest von Schrwarz, beson se përparimet e shpejta te qelizat staminale janë një tregues se mund të jetojmë gjatë dhe të punojmë më shumë përtej pritshmërive aktuale dhe e gjithë kjo është në dorë të njerëzimit.
Kardiologu i famshëm shprehet se do të jetë krejtësisht normale që deri në fund të shekullit njerëzit do të mund të jetojnë deri në 150 vjet.
E vetmja gjë negative nga e gjithë kjo, thotë Schrwarz, është fakti se qelizat staminale nuk do të funksionojnë të vetme. Nëse doni të përfitoni dhe jetoni më gjatë është koha që të filloni të hani shëndetshëm dhe të ushtroheni rregullisht.
Kardiologu paralajmëron se për personat që kanë kaluar të 30-at mund të jetë vonë për të ndryshuar jetën e tyre.
"Unë besoj se ne mund të krijojmë zgjatje të jetës," thotë von Schwarz për "New York Post". “Ndoshta brenda disa viteve njerëzit mund të jetojnë deri në 120, 150 vjet, nëse jo më shumë se kaq.
Dhe jo thjesht si individë të lidhur në shtrat, por realisht si individë aktivë që mund të marrin pjesë në jetën shoqërore, në jetën profesionale dhe të kenë një jetë cilësore. Sepse ky është qëllimi”, ka thënë kardiologu.

Pretendimi provokues mund të duket se teston besueshmërinë.
Schwarz, i cili njihet si kardiolog i transplantit të zemrës, i certifikuar në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai, Shkollën e Mjekësisë David Geffen në UCLA dhe Institutin e Zemrës të Spitalit të Kalifornisë Jugore, thotë se në mjekësi po ndodh një revolucion.
"Në vitet e fundit, ne kemi kaluar nga ajo që ne e quajmë mjekësi reaktive në atë që ne tani e quajmë mjekësi rigjeneruese duke përdorur kryesisht terapi me qeliza burimore," shpjegon Von Schwarz.
“Edhe pse qelizat staminale nuk janë të miratuara nga FDA, kjo është e ardhmja e mjekësisë ku ne jemi në gjendje të riparojmë dëmtimet. Dhe duke riparuar dëmet, ne mund të zgjasim jetën, apo edhe të zvogëlojmë disa procese të plakjes.”
Von Schwarz e hedh këtë tezë në librin e tij të ri, "Sekretet e pavdekshmërisë", i cili fillon aty ku i mëparshmi, "Bota e fshehtë e terapisë me qeliza burimore", niset. Ai gjithashtu i përshkruan vetë qelizat staminale.
Ai gjithashtu ka treguar për rigjenerimin e fytyrës që kanë aplikuar te disa personazhe të famshëm.
“Ne injektojmë qeliza staminale në fytyrën e tyre dhe ato shkëlqejnë,” thotë ai. “Procesi riparon dëmtimet sipërfaqësore të lëkurës dhe rigjeneron kolagjenin në fytyrë. Pas disa ditësh, ata duken 5 deri në 10 vjet më të rinj.”
Duke lënë mënjanë famën, pionieri i qelizave staminale thotë se ato kanë përdorime më domethënëse sesa thjesht për aplikime sipërfaqësore.

“Qelizat staminale mund të riparojnë gjurin me artrit, mund të krijojnë ripërtëritje të qimeve dhe mund të riparojnë disa dëmtime në tru. Një injeksion zgjat më pak se gjysmë ore pa kohë rikuperimi, kundrejt operacionit".
Qelizat staminale janë "qelizat kryesore" të trupit, të gatshme për t'u bërë gjak, lëkurë, flokë - çdo pjesë që i përket trupit të njeriut. Me origjinë natyrale, ato janë përgjegjëse për rigjenerimin e trupit. Por ajo që Von Schwarz, dhe shumë mjekë të tjerë, e shohin si të ardhmen e mjekësisë është duke shkuar më tej sesa natyra.
Një numër i madh provash klinike janë duke u zhvilluar, por deri më tani FDA ka miratuar vetëm një terapi, për pacientët me kancer të gjakut dhe paralajmëron se mashtruesit kanë vënë në rrezik jetën e njerëzve duke ofruar kura false të qelizave burimore.
Von Schwarz thotë se qelizat staminale do të vërtetohen sipas standardeve të FDA.
“Terapia e qelizave staminale konsiderohet të jetë zbulimi më i rëndësishëm në mjekësinë moderne, ndoshta më i madh se zbulimi i penicilinës ose zbulimi i baktereve tuberkuloze”, thotë Von Schwarz në librin e tij.

“Ne kemi trajtuar pacientë me sëmundje neurodegjenerative si Parkinson apo MS apo edhe goditje në tru dhe kemi parë një përmirësim të ndjeshëm të lëvizshmërisë dhe kapaciteteve të tyre mendore”, thotë kardiologu.
Terapitë me qeliza staminale, natyrisht, janë të disponueshme tani vetëm për të pasurit, dhe nëse FDA nuk i miraton ato, do të mbetet kështu.
Von Schwarz është i bindur se qelizat staminale nuk bëjnë shërime të jashtëzakonshme, pacientët që duan të përfitojnë duhet të bëjnë gjithashtu punën, me një dietë mesdhetare, stërvitje dhe duke u dhënë fund zakoneve toksike si pirja e duhanit.
"Një dietë e shëndetshme mund të zgjasë jetën," thotë ai dhe citon një studim që lidh konsumin e ushqimeve të përpunuara me rritjen e niveleve të kancerit të zorrës së trashë te 20-30-vjeçarët.
Ushtrimi është gjithashtu një faktor i madh.
“Rekomandimi është që të ushtroheni pesë ditë në javë me një minimum prej 150 deri në 300 minuta në javë, që është 30 deri në 60 minuta në ditë nga ajo që ne do të quanim ushtrime me intensitet të moderuar.
Një studim më i fundit tregoi se nëse dyfishoni sasinë e rekomanduar, mund ta zgjasni më tej jetën tuaj për shtatë vjet të tjera", tha ai.

Mjeku sugjeron të bëhemi seriozë në moshën 30 vjeç kur fillon procesi ynë i plakjes.
“Për ta kthyer orën prapa, duhet të fillojmë herët. Ne e dimë se me modifikimin e stilit të jetesës dhe zvogëlimin e faktorëve të rrezikut si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli dhe diabeti, ne mund të reduktojmë vdekjen kardiovaskulare me 90% dhe të zgjasim jetën.”
Megjithatë, pyetja tjetër është, edhe nëse e gjithë kjo është e mundur, a do të dëshironit të jetonit deri në 120 vjeç?
"Njerëzit kanë kërkuar mënyra për të jetuar përgjithmonë që nga fillimi i kohës," thotë ai.
“Nuk besoj se jemi të destinuar të arrijmë pavdekësinë. Unë jam një besimtar i fortë se duhet të ketë diçka pas ekzistencës sonë tokësore. Më duket interesante të vij nga pikëpamja shkencore për të trajtuar këto çështje.”
Por, ai thotë se, dëshiron që njerëzit të jetojnë pa sëmundje.
“Ka mundësi trajtimi për kushtet ku edhe pesë vjet më parë menduam se nuk mund të bënim asgjë. Ne duam të rrisim hapësirën shëndetësore, jo vetëm jetën numerike.”/ CNA
Acidet yndyrore Omega-3 janë thelbësore për jetën dhe shën...
Këto janë suplementet më të rëndësishme për shëndetin e tr...
Mjeku Leidon Shapo ka ngritur alarmin për efektet nega...
Humbja e dëgjimit sensorineural duket se bëhet një pro...
Shafrani i Indisë mund të jetë një trajtim për dispepsinë ...
Të flesh me qenin, macen ose kafshët shtëpiake është një z...
Një pacient, të cilin po e këshilloja të shmangte ushqimet...
Në kërkim të jetëgjatësisë, qëllimi i vërtetë nuk ësht...
Shqetësimi po intensifikohet për përhapjen e nënvarian...
Vjeshta vjen me uljen e temperaturave e janë të pashmangsh...
Në variant i ri koronavirusi është zbuluar për herë të...
Inflamacioni është një proces mbrojtës i organizmit në për...
Nëse jeni duke ngrënë një dietë zero yndyrna, zero karbohi...
Megjithëse shumë e konsiderojnë vajin e kokosit të shëndet...
Që fëmijë e kam dëgjuar shpesh këtë togfjalësh, dhe kisha ...
E lindur me një sëmundje të rrallë të zemrës, Katherine Sc...
Nuk ka një përgjigje përfundimtare se pse zhvillohet një t...
Hulumtimet e fundit nga Universiteti Brigham Young (BYU) k...
Pirja e duhanit është e zakonshme në shumë shoqëri, po...
Funksioni bazë i mëlçisë është të eleminojë substancat tok...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...