Bilanci ditor nga COVID-19/ 31 qytetarë të infektuar dhe 26 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...

Sër Jeremy Farrar, i lindur në vitin 1961, luajti një rol vendimtar në ditët e para të pandemisë së SARS-CoV-2. Ai ndihmoi një kërkues kinez dhe një australian që të ndanin me kolegët sekuencën gjenetike të virusit të ri, mënyrë e vetme përmes së cilës mund të zhvilloheshin që herët testet dhe vaksinat anti-Covid.
Në një intervistë për “Der Spiegel”, ekperti i sëmundjeve infektive dhe njehërazi kreu i “Wellcome Trust” në Mbretërinë e Bashkuar, fondacioni i dytë më i madh në botë për kërkimet në shëndetësi,flet mbi mutacionet e fundit të koronavirusit dhe shqetësimet e tij për pandemitë e ardhshme.
Shumë njerëz nuk mund të durojnë më të dëgjojnë fjalën Covid. Ata po e shpërfillin pandeminë dhe pretendojnë se ajo ka mbaruar. A është ky një gabim?
Jo, edhe unë ndihem si ata, do të doja të vazhdoja të shihja përpara. Por pandemia nuk do të përfundojë kurrë, Covid do të jetë me ne përgjithmonë. Në këtë kuptim, është e vërtetë shprehja “Duhet të mësojmë të jetojmë me të”. Por nuk mendoj se jemi ende në një fazë të qëndrueshme, përkundrazi.

Dhe ku jemi aktualisht?
E patë se çfarë ndodhi këtu në Gjermani pas Oktoberfest. Edhe në Britani rastet e reja në komunitet po shtohen me shpejtësi. Aktualisht1 në 35 njerëz në Angli është i infektuar me Covid. Dhe ky është një nivel marramendës.
Çfarë skenari prisni për vjeshtën dhe dimrin? A duhet të jemi shumë të shqetësuar?
Jemi duke hyrë në një fazë të re të pandemisë. Dy gjëra kanë ndryshuar. Së pari, këto viruse janë tani kaq shumë të transmetueshme sa po qarkullojnë në komunitet, madje edhe në popullata si ajo britanike, me shkallë shumë të larta imunitetit, mbi 90 për qind. Së dyti, nuk kemi të bëjmë më me një lloj virusi dominues, por me një mori variantesh.
Çfarë do të thotë kjo?
Duhet të përpiqemi të reduktojmë transmetimin ku të mundemi, të paktën gjatë dimrit të ardhshëm të Hemisferës Veriore. Përndryshe, do të lejojmë që ky virus të vazhdojë të prodhojë triliona e triliona kopje në miliona njerëz. Secili prej tyre ka mundësinë të bëhet imun ndaj vaksinave dhe imunitetit tonë. Në këtë kuadër, çdo gjë që mund të bëjmë për të reduktuar transmetimin është një gjë e mirë. Ashtu si detyrimi për te mbajtur maskën në mjetet e transportin publik këtu në Gjermani. Në Britani, unë jam sot një nga të paktët njerëz që mbaj ende maskë në transportin publik.
A është ende e mundur të gjendet një vaksinë kundër të gjitha varianteve që janë në qarkullim?
Duhet ta nxjerrim veten nga ajo situatë. Dhe gjykoj së mënyra e vetme është gjenerimi i vaksinave të reja.Në rast se nuk zhvillojmë vaksina që bllokojnë transmetimin dhe parandalojnë sëmurjen, ne do të jemi vazhdimisht në këtë cikël frike dhe debati.
Është e vërtetë, nuk do të ketë më kurrë një bllokim si ai që pamë në vitin 2020, pasi shoqëria nuk do ta pranonte. Por tensionet do të mbeten: A duhet të lejojmë që Oktoberfest të vazhdojë apo jo? A mund t’i hapim shkollat ??të sigurta pas pushimeve të vjeshtës? A duhet të mbajmë maska ??në transportin publik?
Kur ktheni kokën pas, cili ishte gabimi më i rëndësishëm që kemi bërë në reagimin ndaj pandemisë?
Gabimi më i madh ishte se nuk e morëm aq seriozisht koronavirusin në 6 javët e para të vitit 2020. Ishte koha kur pandemia mund të ishte parandaluar. Që nga fillimi i janarit, ishte e qartë se çfarë po ndodhte në Vuhan. Nga fundi i janarit ishte mëse e qartë se sa e rrezikshme ishte situata. Dhe megjithëse ky informacion ishte i disponueshëm, pjesa tjetër e botës nuk veproi deri në mars, kur virusi u përhap në masë. Do të kishin shpëtuar një numër të madh jetësh njerëzor.
A mund të ketë një tjetër pandemi të koronavirusit në të ardhmen e parashikueshme? Apo tani njerëzimi ka imunitet të mjaftueshëm ndaj kësaj familje virusesh?
Për fat të keq, nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Supozimi im është se një pandemi e re e koronavirusit ka më pak gjasa tani se sa kishte në vitin 2019. Por në mbretërinë e kafshëve qarkullon një gamë e gjerë koronavirusesh, dhe ne nuk e kemi idenë se sa i fortë është imuniteti jonë i kryqëzuar me atë ndaj SARS-CoV-2. Në çdo rast, koronaviruset duhet të mbeten lart në listën e agjentëve të mundshëm pandemikë.
Cili patogjen është në krye të listës suaj?
Ai i gripit të zakonshëm. Marrim rastin e H5N1, virusin e gripit të shpendëve. Ai është shumë vdekjeprurëse, por prek kryesisht zogjtë. Njerëzit infektohen shumë rrallë. Në vitin 1997, pati përhapjen e parë të madhe në Hong Kong, dhe më vonë në Vietnam dhe Indonezi. Ndërkohë, ky virus është përhapur në mbarë botën.
Nëse rastësisht, një derr ose një njeri do të infektohej me virusin e gripit të shpendëve dhe me një virus normal të gripit në të njëjtën kohë, atëherë H5N1 mund të rikombinohej. Kështu do kishim një patogjen të ri që mund të jetë po aq ngjitës sa gripi normal, dhe po aq problematik sa gripi i shpendëve. Në fakt, është e pabesueshme që kjo nuk ka ndodhur ende.
Dhe kjo mund të ndodhë vërtet në çdo kohë?
Në çdo rast, pandemia tjetër ka të ngjarë të vijë nga mbretëria e kafshëve. Dhe tani për tani, ne nuk kemi një qasje sistematike për të kuptuar dhe kontrolluar këtë rezervuar masiv të viruseve që qarkullojnë te kafshët. Në disa vende, këtë gjë e pengon situata politike.
Përveç kësaj, ekziston një biznes shumë i organizuar i tregtisë së kafshëve të egra, në të gjitha kontinentet, me vlerë miliarda dollarë, dhe ai e rrit shumë rrezikun që një virus të kapërcejë nga mbretëria e kafshëve tek njerëzit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Në qendrat shëndetësore në gjithë vendin po vijon para...
Pije të gazuara Pijet e gazuara janë të mbushura me a...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Në çelje të fushatës së vaksinimit kundër Virusit të Papil...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Administrata e Ushqimit dhe të Barnave në Amerikë po rapor...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të dhënate f...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Specialistët janë të shqetësuar nga një rritje e mundshme ...
Elektrolitët janë një grup mineralesh thelbësore, duke...
Ministria e Shëndetësisë raporton se ditën e sotme se janë...
Shkencëtarët kanë rikthyer shikimin te minjtë e rritur me ...
Ndërsa planeti ynë po ngrohet gjithnjë e më shumë, dhe vaz...
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...