Pandemia drejt “shuarjes”/ 3 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të dhënate f...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi kanë vizituar shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan, ku pas Tiranës dhe Durrësit ka nisur shtrirja e investimit të kabineteve të reja dentare, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Me investimet që qeveria shqiptare ka ndërmarrë, 18 unite dentare, njësi të reja të dentistrisë janë shtuar nëpër shkollat tona. Pas Tiranës dhe Durrësit tashmë kemi filluar edhe në Elbasan. Janë tri unite të reja dentare të cilat janë vendosur në tri shkolla këtu në Elbasan ku organizojnë mbi baza territori”- tha Manastirliu, duke shtuar se brenda vitit synohet që dhe dy njësi të lëvizshme të shkojnë në zonat rurale, për të kryer depistimin oral të nxënësve.
Ministret Manastirliu dhe Kushi panë nga afër edhe zbatimin e programit të kujdesit për shikimin në këtë shkollë, program i cili është shtrirë në të gjithë vendin.
“Deri sot janë kryer 98 mije depistime të syve të kryera me programin e shikimit ne shkolla. Kështu që ne jemi shumë të kënaqur që me programin tonë të kontrollit për shikimin dhe në tërësi edhe të edukimit shëndetësor që po i bëhet fëmijëve për sytë apo për t’u kujdesur për shëndetin oral me të vërtetë kemi bërë më të mirën për përfshirjen në shkolla të shërbimit shëndetësor aktiv. Pra jo thjesht edukim, por edhe kontroll edhe depistim edhe trajtim”- u shpreh Manastirliu.
Ministrja e Arsimit tha se këto programe janë shumë të rëndësishme duke shtuar se në shkolla ka shumë programe për mirëqenien e fëmijëve.
“Faleminderit shumë se edhe për ne është shumë e rëndësishme. Madje në shkollë ne kemi shumë programe edhe për mirëqenien e fëmijëve, pra jo thjesht për edukimin, por edhe për mirëqenien. Këtë vit ne kemi rritur numrin e punonjësve psiko-socialë. Kemi rritur numrin e punonjësve ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe. Kemi hartuar programe të posaçme për nxënësit me aftësi ndryshe dhe për edukimin fizik”, tha Kushi.
Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç, ka filluar në 10 shkolla të Tiranës, më konkretisht, në shkollën “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Kuqe”, “Vasil Shanto”, “Mihal Grameno, “Kushtrimi i Lirisë”, “Bajram Curri”, “Lasgush Poradeci”, “28 Nëntori”, “Halit Caka” dhe “Qazim Turdiu”, ku janë ndërtuar unite dentare të reja, duke krijuar kabinetet model të ofrimit të shërbimit dentar për fëmijët në shkolla. Në Durrës programi i dentistrisë do të zbatohet në shkolla 9-vjeçare “Naim Babameto”, “Abedin Dino”, “Njazi Mastori”; në Elbasan në shkollat “Luigj Gurakuqi”, “Jorgji Dilo”, “Bardhyl Popa” dhe do të vijojë në Shkodër në shkollat “Ismail Qemali”, “Ndre Mjeda”./CNA.al
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të dhënate f...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Specialistët janë të shqetësuar nga një rritje e mundshme ...
Elektrolitët janë një grup mineralesh thelbësore, duke...
Ministria e Shëndetësisë raporton se ditën e sotme se janë...
Shkencëtarët kanë rikthyer shikimin te minjtë e rritur me ...
Ndërsa planeti ynë po ngrohet gjithnjë e më shumë, dhe vaz...
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kur shumica e njerëzve hanë një biftek, “trupi i tyre e zb...
Asfiksia erotike është termi i njohur për lojën seksuale t...
Të 27 vendet në Bashkimin Europian, një listë që përfshin ...
Sipas një hulumtimi, dëgjimi është shqisa e fundit të cilë...
Doni që të lini duhanin? Sa më shpejt aq më mirë. Në këtë ...
Stresi shpesh qëndron pas një sërë problemesh psikologjike...
Një studim në shkallë të gjerë i kryer në SHBA zbuloi se a...
Sipas dietologes së regjistruar Monique Richard, po. K...
Konfirmohen rastet e para me virusin e gripit, teksa 270 m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...