Kush fle më pak se pesë orë rrezikon shëndetin
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë...

Ndërsa planeti ynë po ngrohet gjithnjë e më shumë, dhe vazhdon me ritme të frikshme shkrirja e akullnajave, Arktiku mund të bëhet një “terren pjellor” për pandemitë e reja virale. Ndryshimet klimatike do të rrisin rrezikun që virusi i Ebolës së ardhshme, gripit ose SARS-CoV-2 të mbërrijnë shumë shpejt midis nesh.
Në një studim të ri, studiuesit analizuan tokën dhe sedimentet brenda liqenit Hazen, liqeni më i madh për nga vëllimi në veri të Rrethit Arktik. Duke renditur segmentet e ADN-së dhe ARN-së të gjetura në tokë, shkencëtarët u përpoqën të identifikonin grupin e viruseve të pranishëm në këtë mjedis.
Duke përdorur një algoritëm kompjuterik për të kontekstualizuar viruset me kafshët, bimët dhe kërpudhat e pranishme në zonë, ekipi ishte në gjendje të kuptonte rrezikun e përhapjes virale:pra aftësinë që viruset të vërshojnë tek speciet e reja pritëse, dhe të vazhdojnë të përhapen.
Njëlloj siç ndodhi me SARS-CoV-2, që u zhvendos nga popullata e kafshëve të egra tek njerëzit . “Rreziku i përhapjes rritet me daljen e viruseve nga shkrirja e akullnajave dhe kjo për shkak të ndryshimit të klimës- shkruajnë studiuesit në punimin e tyre të sapobotuar.
“Në rast se ndryshimet klimatike e zhvendosin edhe gamën e specieve të vektorëve të mundshëm viralë drejt veriut, atëherë Arktiku i Lartë, mund të bëhet terren pjellor për pandemitë në zhvillim”- theksojnë ata.
Studiuesit krahasuan rrugën evolucionare të viruseve dhe të strehuesve të tyre, duke kërkuar variacione dhe ngjashmëri midis të dyve, Këto krahasime tregojnë mundësinë e një ndryshimi në statuskuo dhe përhapjen e mëvonshme të viruseve të ndryshme.
“Nga pikëpamja evolucionare, viruset janë më të prirur të infektojnë bujtësit që janë filogjenetikisht afër pritësit të tyre natyror. Kjo me shumë gjasa sepse është më e lehtë për ta që të infektojnë dhe kolonizojnë specie që janë gjenetikisht të ngjashme”- shpjegojnë studiuesit në punimin e tyre.
Në përputhje me studimet e mëparshme, që tregojnë se si peizazhet e degraduara mund t’i bëjnë bashkë patogjenët, parazitët dhe bujtësit në mënyra të reja, studiuesit mendojnë se shtimi i shkrirjes së akullnajave, i rrit shanset që viruset të kapërcejnë tek bujtësit e rinj. Rritja e rrezikut të përhapjes ndryshonte.
Por kjo tek mostrat e tokës dhe sedimenteve të marra nga brenda liqenit. Në tokën e Artikut, që ka prurje të larta të shkrirjes akullnajore, rreziku i përhapjes u rrit deri në një pikë përpara se të binte, ndërsa rreziku vazhdoi të rritej në mostrat e sedimenteve në liqen.
Një shpjegim që japin studiuesit, është se një sasi më e madhe e volumit të shkrirjes do të thotë më shumë material organik që futet në liqen në vend se të mbeten në tokë. “Ndërsa klima ndryshon, zhvendoset edhe aktiviteti metabolik i mikrobiosferës së Arktikut. Dhe kjo nga ana tjetër ndikon tek proceset e shumta të ekosistemit, siç është shfaqja e patogjenëve të rinj”- shkruajnë studiuesit në prezantimin e studimit të tyre.
Arktiku i Lartë - pra rajonet më veriore - është pjesa e botës e cila është më e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Gjatë dy dekadave të fundit, është zhdukur 1/3 e akullit të Oqeanit Arktik. Njëkohësisht, shkencëtarët po paralajmërojnë gjithashtu për një rrezik në rritje të pandemive të shkaktuara nga shumë faktorë.
Pasi aktiviteti i njeriut po i shkatërron habitatet natyrore dhe po i detyron kafshët dhe njerëzit që të jetojnë në distanca gjithnjë e më të afërta midis tyre. Nevojën urgjente për të kuptuar marrëdhënien midis ndryshimit të habitatit dhe afërsisë me burimet e reja të sëmundjes, e mbështet edhe studimi i fundit.
Dhe teksa ngrohja globale ka të ngjarë të çojë nxitjen e specieve për t’u zhvendosur më në veri, për të jetuar në një mjedis me të njëjtin lloj temperaturash, rritet më tej potenciali që viruset të kapërcejnë tek speciet e reja.
“Ky efekt i dyfishtë i ndryshimit të klimës, si dhe rritja e rrezikut të përhapjes së viruseve, duke çuar në një zhvendosje drejt veriut të shumë specieve, mund të ketë efekte dramatike në zonën e Arktikut”- shkruajnë studiuesit. Sipas tij zbehja e këtij rreziku, do të jetë një përpjekje kritike, e cila do të ndiqet paralelisht me aktivitetet e mbikëqyrjes. Hulumtimi është publikuar në “Proceedings of the Royal Society B:Biological Sciences”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kur shumica e njerëzve hanë një biftek, “trupi i tyre e zb...
Asfiksia erotike është termi i njohur për lojën seksuale t...
Të 27 vendet në Bashkimin Europian, një listë që përfshin ...
Sipas një hulumtimi, dëgjimi është shqisa e fundit të cilë...
Doni që të lini duhanin? Sa më shpejt aq më mirë. Në këtë ...
Stresi shpesh qëndron pas një sërë problemesh psikologjike...
Një studim në shkallë të gjerë i kryer në SHBA zbuloi se a...
Sipas dietologes së regjistruar Monique Richard, po. K...
Konfirmohen rastet e para me virusin e gripit, teksa 270 m...
Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar ditët e fundit zhvillimi...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Historia e Violetës dhe Ylberit është nga ato histori njer...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka treguar s...
Ndonëse shumë ekspertë të shëndetësisë kishin paralajm...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri së fundmi një ...
Prishja e gjumit të fëmijës ka një mori arsyesh që në ...
Në ditët e sotme, ne kemi qasje të lehtë në substancat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...