Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të dr.Hakan Satiroglou te Hygeia/ Çifti me probleme gjenetike lind një fëmijë të shëndetshëm
Historia e Violetës dhe Ylberit është nga ato histori njer...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Rajonin Europian kanë mbajtur një konferencë për shtyp, në kuadër të Forumit Rajonal të OBSH-së për Shëndetin e të Rinjve që po zhvillon punimet në Tiranë. Në hyrje të konferencës për shtyp ministrja Manastirliu e ka cilësuar këtë Forum një mundësi për të bërë bashkë të rinjtë pasi synon rritjen e përfshirjes së të rinjve në vendimarrje për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Duke dhënë lajmin e mirë se nga 1 nëntori do të fillojë aplikimi i vaksinës HPV, Manastirliu tha:
“Kemi bërë të mundur që duke filluar nga ky vit dhe pikërisht nga data 1 nëntor e këtij viti ne të përfshijmë në kalendarin tonë të vaksinimit dhe vaksinën kundër human papilloma virusit. Një vaksinë e cila mbron shëndetin e vajzave sot dhe grave nesër sepse kjo është një vaksinë efektive kundër virusit humanpapilloma. Gjithashtu është një vaksinë efektive në raport me kancerin e qafës së mitrës, duke reduktuar 90 deri në 100% këtë kancer të rrezikshëm. Ky është një program, i cili mundëson që të gjitha vajzat që kanë lindur nga data 1 janar e vitit 2009 të mundet të vaksinohen. Plani për vaksinimin e vajzave në qendrat shëndetësore po organizohet me ISHP-në dhe me OSHKSH. Dhe ne jemi të bindur që do të jetë pikërisht një armë shtesë në luftën kundër kancerit”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu tha se së shpejti pritet të vijnë rreth 700 mijë doza booster të vaksinës anti-COVID dhe foli edhe për vaksinën e gripit.
“Edhe pse shihet që ka një kontroll të pandemisë edhe kjo i dedikohet pikërisht armës më të fuqishme që sot ne kemi, që është vaksina, ne jemi në pritje të mbërritjes së dozave booster, pra dozave përforcuese përsa i përket vaksinimit kundër COVID-it. Tashmë dhe nëpërmjet një amendimi që po bëjmë me kompaninë Pfizer nëpërmjet tyre ne do të kemi mundësi që deri në 700 mijë doza të vaksinave të jenë pikërisht vaksinat përforcuese, të planifikuar për të gjitha ato grupe risku por këtu përfshijmë edhe të rinjtë”, tha Manastirliu.
Në përgjigjie të interesit të gazetarëve, Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge, tha se është shumë e rëndësishme që të kryhet vaksinimi si për COVID-19 ashtu edhe për gripin sezonal, sidomos te njerëzit më vulnerabël.
“Dy vitet e fundit kemi pasur një influencë gripale të ulët pasi në shumë vende janë zbatuar masa shëndetësore strikte, që përfshijnë distancën, maskën, ajrimin e ambienteve, etj. Tani që këto masa janë ulur, edhe imuniteti i popullisë europiane ndaj gripit është ulur, sepse trupi nuk ka qenë shumë në kontakt me gripin. Ne shohim llogjikisht një pik. Prandaj është shumë e rëndësishme atë që ne e quajmë bashkadministrim, për të pasur dy vaksinat për njerëzit vulnerabël, një dozë booster të dytë për COVID-19 dhe për gripin”, u përgjigj Dr. Kluge.
Forumi për Shëndetin dhe Mirëqenien e të Rinjve po zhvillon punimet e tij në Tiranë nga data 25-27 tetor, i cili mbledh bashkë qindra të rinj nga 42 vende të botës, së bashku me qeverinë dhe partnerët e shoqërisë civile, për t'u angazhuar në dialog të vërtetë, për të krijuar besim dhe për të gjetur mënyrat më të mira për të përfshirë të rinjtë në vendimet e politikave që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqënien e tyre.
Historia e Violetës dhe Ylberit është nga ato histori njer...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka treguar s...
Ndonëse shumë ekspertë të shëndetësisë kishin paralajm...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri së fundmi një ...
Prishja e gjumit të fëmijës ka një mori arsyesh që në ...
Në ditët e sotme, ne kemi qasje të lehtë në substancat...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja...
Tirana mirëpret Forumin e Shëndetit dhe Mirëqenies për...
Me mungesën e medikamenteve merret një numër i madh njerëz...
Dëshironi të dini se si të forconi sistemin tuaj imuni...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vizituar...
Sipas shkencëtarëve, përdorimi i cigareve elektronike mund...
Një shishe me uthull molle në frigoriferin tuaj është në f...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e situ...
Shpesh njerëzit me probleme të caktuara fillojnë të pinë d...
Nuk është vetëm dieta dhe ushtrimet fizike, ato që ndi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nëse vuani nga ankthi, ai mund të jetë mjaft dobësues. Ës...
Njerëzit mund të pinë alkool dhe të humbasin peshë, thonë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...