Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat/ Sa raste janë konfirmuar me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...

Në çelje të fushatës së vaksinimit kundër Virusit të Papilomës Humane, Ministrja Manastirliu vaksinoi sot vajzën e saj dhe u bëri thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës.
Ka nisur për herë të parë në vendin tonë vaksinimi i vajzave me vaksinën kundër Virusit të Papilomës Humane (HPV), që tashmë është përfshihet në kalendarin kombëtar të vaksinimin për t’i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës.
“Ky është një mision në mbrojtje të jetës, një mision që mbron shëndetin e vajzave tona, që do të jenë nesër nëna. Është një ndër vaksinat shumë efektive, gati 100% efektive për sa u përket të gjitha problematikave dhe mbi të gjitha luftës kundër human papilloma virusit, e cila shkakton dhe kancerin e qafës së mitrës. Për vajzat tona, për ato të cilat do ta bëjnë këtë vaksinë dhe do të jenë vajzat duke filluar nga targeti parë, për të gjitha ato të lindura nga janari i 2009, vaksina kundër human papilloma virusit është një shqetësim më pak që gjatë jetës së tyre. Vaksina kundër HPV është shpërndarë në të gjithë rrjetin tonë të qendrave shëndetësore dhe nga e cila do të përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vaksinoi sot dhe vajzën e saj 13-vjeçare dhe u bëri thirrje nënave dhe baballarëve të vaksinojnë fëmijët e tyre:
“Për ne si nëna, është një garanci më shumë. Një garanci më shumë që ne mbrojmë jetën dhe shëndetin e vajzave tona. Për personelin mjekësor është një armë më shumë për të mbrojtur shëndetin e vajzave. Unë jam e gëzuar që ditën e parë këtu në Qendrën Shëndetësore 2, ka kaq shumë vajza 13-vjeçare që na janë bashkuar. Jam e kënaqur edhe si nënë që edhe vajza ime e cila është 13 vjeç sot e ka bërë vaksinën kundër HPV-së. Ftoj të gjitha nënat dhe baballarët, prindërit që të mos hezitojnë, por menjëherë të shkojnë në qendrën shëndetësore të vendosin takimin për të kryer vaksinën. Vaksina do të jetë në të gjitha qendrat shëndetësore. Do të vijojë vaksinimi, pra nuk është se përfundon, vijon gjatë këtij viti, vitin tjetër e në vazhdim. Kështu që është pjesë e kalendarit tonë të imunizimit”, tha Manastirliu.
Pas përfshirjes së testit HPV për diagnostikimin primar të përfshirë në qendrat shëndetësore, nga i cili përfitojnë rreth 16 mijë gra në vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë përfshirë në kalendarin e vaksinimit vaksinën kundër HPV, duke e përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Vaksinimi kundër HPV nis me vajzat e lindura në vitin 2009, në të gjithë vendin./CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Administrata e Ushqimit dhe të Barnave në Amerikë po rapor...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të dhënate f...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Specialistët janë të shqetësuar nga një rritje e mundshme ...
Elektrolitët janë një grup mineralesh thelbësore, duke...
Ministria e Shëndetësisë raporton se ditën e sotme se janë...
Shkencëtarët kanë rikthyer shikimin te minjtë e rritur me ...
Ndërsa planeti ynë po ngrohet gjithnjë e më shumë, dhe vaz...
Sipas studimeve të fundit për moshat mbi 50 vjeç një gjumë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kur shumica e njerëzve hanë një biftek, “trupi i tyre e zb...
Asfiksia erotike është termi i njohur për lojën seksuale t...
Të 27 vendet në Bashkimin Europian, një listë që përfshin ...
Sipas një hulumtimi, dëgjimi është shqisa e fundit të cilë...
Doni që të lini duhanin? Sa më shpejt aq më mirë. Në këtë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...