Sot mbasdite në redaksinë e “CNA-së” ka ardhur një kallëzim, një njoftim nga Gjykata ku kryebashkiaku Erion Veliaj i vetëquajturi “zdroms”, ka paditur “CNA” dhe gazetarin Elvi Fundo për disa shkrime të bëra së fundmi në lidhje me vizitat e shpeshta në SHBA. Me kërkesat publike të bëra për t’i kërkuar SPAK të hetojë vizitat e tij, shpenzimet, pagesat dhe gjithçka tjetër ka ndodhur.

Nuk po i përgjigjemi Erionit, ta dijë që do t’i shkojmë në gjykatë, siç i shkuam edhe Mirel Mërtirit njeriut të inceneratorëve, grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, siç i ndënjëm përballë drejtorëve të dosjes “5D”, do t’i qëndrojmë edhe “zdromsit” në Gjykatë. Njësoj janë, një fytyrë kanë, nuk ndryshojnë shumë.
Nuk e ndihmojmë dot fytyrën e tij të vrenosur nga hetimet e SPAK, nuk e shpëtojmë dot as atë, askënd tjetër nga zullumet, bëmat dhe gjëmat që kanë bërë. Dokumentat i kanë në hetim, gjithçka e ka bërë me dorën e tij, i kemi thënë faleminderit edhe Ajolës që ekziston dhe “lalit” po i themi faleminderit që ekziston dhe ti që sillesh si Mirel Mërtiri i inceneratorëve.
Si pronari faktik i inceneratorit që nuk ekziston, i tillë është Erion Veliaj, nuk ka ndonjë ndryshim, ne nuk na shqetëson, do përballemi në gjykatë, ditë pas dite. Vetëm një problem kemi ne si redaksi, a do të vijë në gjykatë vetë dot Erioni apo do jenë thjesht avokatët e tij se ndoshta tjetërkund do të jetë Erioni dhe ne do t’i shkojmë në seancë t’i qëndrojmë përballë.
Koha e “zdromsave” ka mbaruar, koha e të vërtetës nuk ndalet. Erion Veliaj ka bërë shumë pak, vetëm një padi, shpresojmë të bëjë tjetër, dhe tjetër, dhe tjetër. Dhe, ne do t’i shkojmë me një tjetër dokument, me një tjetër fakt, dhe çdo ditë do të shkruajmë dhe do të kërkojmë hetimin e tij, ndëshkimin e tij sipas ligjit dhe një veting jo vetëm për Erionin si “zdroms”, por për çdo “zdroms” tjetër që mendon se me kallëzimin në gjykatë mund të na ndalë.
Nuk po e quajmë as shantazh dhe as presion, shqip nuk na e ndjen fare çfarë bën Erion Veliaj, ne do të vazhdojmë betejën tonë përballë dosjes “5D”, përballë inceneratorëve. Nuk kemi kohë të merremi me fustanet e Ajolës, as me paratë e gjetura në kasafortat e saj, as me milionat e eurove që ndajnë media për t’i blerë e për t’i përdorur për fushatë, por do të jemi me publikun me të vërtetën, përballë edhe kur ka padi, edhe kur s’ka padi.
Të fala Erion, por s’të ndihmojmë dot. Ndoshta nuk do të mundesh dot që të vish në gjykatë se tjetërkund do të jesh, çështje kohe është e gjitha.
Gjithsesi, këtë shkrim të parë e ke redaksional, do vazhdojmë të shkruajmë çdo ditë për gjithçka ne mendojmë se është e vërtetë edhe për udhëtimet e tua në SHBA edhe për thashethemet që hap në Tiranë se ke takuar një ambasador apo një të dërguar të Presidentit të SHBA-së apo se e ke mbyllur dosjen dhe t’i nuk dënohesh, apo se e ke zgjidhur pazarin tënd me SPAK-un apo se me Xhafën dhe me të tjerët do të zgjidhësh çdo gjë, apo se Edi Rama nuk të lëshon ty se po re ti bie dhe qeveria e kështu me radhë.
Suksese në jetë se në politikë ti ke marrë fund, më drejtësinë halle të mëdha ke!
Ne nuk të ndihmojmë dot në hallet e tua o Mirel Mërtiri i Bashkisë së Tiranës. /CNA
Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, t...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin dedikuar tekno...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar ...
Gjatë ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Janullatos, ish-...
Prokuroria e Posaçme reagoi pas pretendimeve të Eurodepute...
Eurodeputeti Fredi Beleri dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dul...
Një dosje me shkelje të konfliktit të interesit nga kryeta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 20 qytete do të s...
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Policia e Shtetit që ...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxh...
Deputeti Erion Braçe ka komentuar deklaratat dhe akuza...
Ditën e sotme LZHK dhe Bindja Demokratike kanë bashkuar fo...
Deputeti socialist, Erion Braçe, ishte i ftuar në "Now...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka folur për hetimet që...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, i k...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka deklarua...
Aktorja Adriana Tolka, në fjalën e saj në protestën para B...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...