Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Kryebashkiaku i Tiranës, për të cilin SPAK-u po kryen hetime dhe ka 4 akuza për korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash, Erion Veliaj është një mashtrues i lindur, një gënjeshtar profesionist.
Në fakt, këto fjalë janë të thëna nga Kreshnik Spahiu për ish-ushtarin e tij Erion Veliaj.
“E njoh e njoh Erion Veliajn dhe kemi punuar bashkë me Shoqërinë Civile. Në moshën 21-vjeçare erdhi nga jashtë shtetit në Shqipëri dhe tha kam mbaruar 3 fakultete dhe kam punuar në 62 vende të botës. Kur i bëmë ne llogaritë, i thashë o Erion ti duhet të jesh 220 vjeç, pse më tha mua, por i thashë të mbarosh 3 fakultete dhe të punosh në 62 vende të botës po t’i mbledhësh nga ana aritmetike i bie të jesh 220 vjeç, ti 21 vjeç je, i thashë i bie të mos kesh mbaruar asnjë fakultet, i bie të jesh me gjimnaz. Ndenji-ndenji, nuk dha përgjigje, rrotullohej. Erioni është një mashtrues i lindur. Në qoftë se ka njeri më gënjeshtar profesionist, por është profesionist vetëm. Në qoftë se do të ishte më i madh në moshë, piramidat s’do t’i kishte bërë Vebi Alimuça me Suden, por Erion Veliaj, është supermashtrues i lindur”, shprehej Kreshnik Spahiu për Erion Veliajn në një nga intervistat e tij.
Le të rendisim disa fakte që e nxjerrin Erion Veliajn ashtu siç e përshkruan Kreshnik Spahiu, një mashtrues i lindur dhe gënjeshtar profesionist.
Mashtrimet për SPAK-un
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prill të 2024, qëndroi 8 orë në SPAK, 1 orë në pritje te holli i godinës dhe 7 orë të tjera dha llogari para prokurorëve për aferat në Bashkinë e Tiranës.
Gjatë qëndrimit në SPAK u përball me fakte dhe prova për aferën me inceneratorin e Tiranës, si dhe dosjen "5D", ku janë arrestuar një sërë drejtorësh të Bashkisë Tiranë, pra bashkëpunëtorët e Veliajt.
Veliaj doli publikisht dhe tha që nuk është thirrur nga SPAK-u dhe nuk ka ngurruar t'i quajë kolegë prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e BKH-së.
Por në fakt, SPAK-u i dërgoi Veliajt 3 fletëthirrje. CNA raportoi një ditë më parë se një nga fletëthirrjet e SPAK-ut, Erion Veliajt i ka shkuar më 23 prill me qëllim për t'u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Veliaj u paraqit në SPAK vetëm një ditë më parë, më 30 prill.
Kryebashkiaku tha në një nga studiot e një televizioni të paguar me paratë e inceneratorëve, se godinën ku ndodhet aktualisht SPAK-u ia ka dhënë ai kësaj strukture, pra Bashkia e Tiranës.
"Ne jemi treguar bashkëpunues me SPAK-un, jo vetëm për çështje të dokumentacionit dhe mbarëvajtjes së hetimeve, por e kemi dëshmuar edhe me VKB, duke dhënë edhe prona të bashkisë për mbarëvajtjen e punës së SPAK-ut. Ju kujtoj se ish-ndërtesa e Ujësjellësit iu dhurua SPAK-ut nga Bashkia e Tiranës, që kolegët e BKH-së të punojnë në kushte njerëzore sepse s’mund të kesh një institucion, i cili duhet të përfaqësojë drejtësinë, që të ulen si në shkollat e Tiranës që gjeta unë para disa vitesh, me 5 veta në një zyrë dhe dosjet kapicë", tha Veliaj.
Por e vërteta është krejt ndryshe. Kjo godinë është dhënë nga Ministria e Drejtësisë dhe jo nga Bashkia e Tiranës.
Pas daljes nga SPAK-u, Veliaj u soll si një person i llahtarisur nga provat dhe pyetjet e prokurorëve të SPAK-ut. Ai u shfaq para kamerave i sfilitur, i lodhur, edhe pse tha se kishte bashkëpunuar me "kolegët e tij", pra prokurorët e SPAK-ut. CNA raportoi dje se Veliaj kërkoi edhe kafe gjatë qëndrimit në SPAK, pasi i ra tensioni gjatë përballjes me prova dhe fakte.
Lali Eri kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet që kanë pushtuar institucionin që ai drejton dhe nuk ngurron të sulmojë gazetarët dhe analistët. Sipas tij, këta të fundit e sulmojnë pa asnjë të drejtë.
Erion Veliaj ka gënjyer për inceneratorët. Për këtë ka dhe video nga deklaratat e tij, ku fillimisht shprehej se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe se Bashkia e Tiranës ishte vetëm një kliente e qeverisë. Por në një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak, e pohoi me krenari se ishte ai që i kishte kërkuar qeverisë inceneratorin.
Në 6 dhjetor më urdhër të SPAK-ut, BKH zbarkoi te banesa e çiftit Veliaj-Xoxa ku ushtruan kontrolle, u sekuestruan telefonat, faturat, paratë e të tjera. Mediat e Lali Erit, ato të paguara nga inceneratorët raportuan sikur kontrolli ishte ushtruar ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës, dhe është sekuestruar telefoni i saj dhe se për Veliajn nuk kishte ndonjë pasojë, derisa kur kryebashkiaku u thirr për herë të dytë dhe iu desh të keqpërdorte Këshillin Bashkiak për të reaguar e për të thënë që hetimet në fakt po bëheshin ndaj tij.
Në 26 mars të vitit 2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmëroi para mediave mbjelljen e pemës së 1 miliontë në Tiranë duke e quajtur këtë një ngjarje me rëndësi të veçantë për kryeqytetin.
Por 1 milionë pemët që bashkia thotë se ka mbjellë në Tiranë nuk rezultojnë ta kenë bërë Tiranën më të gjelbër. Përkundrazi, kryeqyteti shqiptar sot është sipas Bankës Botërore, lehtësisht më i zhveshur nga gjelbërimi sesa në vitin 2015.
Raporti i Bankës Botërore mbi gjendjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor ka rrëzuar përfundimisht tezën e Tiranës së gjelbër dhe 2 milionë pemëve duke e ekspozuar atë si një nga mashtrimet më të mëdha publike.
Sipas BB, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.
Erion Veliaj është mjeshtër në këtë skenë. Ai shpesh para qytetarëve me takime të regjistruara duke i gënjyer dhe hedhur hi syve. Pra në ditën me shi, Erioni del me diell.
Erion Veliaj, në një nga deklaratat e tij publike u shpreh se Tirana është kryeqyteti më i pastër i rajonit, ndërkohë që CNA nxori me fakte cilësinë e ajrit në Tiranë dhe çfarë tregonin raportet në lidhje me ndotjen në Tiranë.
Po ashtu prej javësh me radhë raportoi çdo ditë se si Tirana ziente nga plehrat, ndërsa Veliaj rrihte gjoksin për numrin e madh të turistëve që vizitonin vendin.
Pas hetimeve të SPAK-ut për dosjen “5D”, drejtorët e Veliajt u vunë pas prangave për abuzimet dhe korrupsionin në institucionin e Bashkisë së Tiranës.
Erion Veliaj me bandën e tij mediatike thanë se bëhej fjalë për ish-drejtorë, por në fakt ata ishin drejtorë aktualë të emëruar në institucione në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Veliaj i mbrojti fillimisht si ekipin me të cilin kishte bërë punë të mira për t’i shitur më pas duke u shprehur se gjithsecili mban përgjegjësi individuale.
Kjo është një listë me vetëm disa nga mashtrimet e Erion Veliajt, që vërtetojnë në fakt atë që Kreshnik Spahiu ka thënë për ish-ushtarin e tij, mashtrues i lindur dhe gënjeshtar profesionist./ CNA
Ka nisur kështu protesta e 43-të e opozitës para Bashkisë ...
Baton Haxhiu ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje m...
Turneu informues mbi votën e emigrantëve i drejtuesit poli...
Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e 43-të p...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u ankua te pr...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso foli në një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, në n...
Partia Demokratike do të jetë si çdo të premte para Bashki...
Në një dalje televizive, deputetja e Partisë Demokratike, ...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur si zakonisht kome...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka rea...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka rea...
Sot është mbledhur Komisioni i Ligjeve për të diskutuar mb...
Luli Basha ka krijuar partinë e re Demokratët Atlantik...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është nën hetim me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...