Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Turneu informues mbi votën e emigrantëve i drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvendoset përtej oqeanit, ku këtë javë do të ketë takime me shqiptarë në Michigan, SHBA dhe Toronto, Kanada.
Përpara takimit të së premtes me shqiptarët në Detroit, Balla u prit nga drejtuesit e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare të shtetit Michigan në SHBA, ku shprehu vlerësimin për angazhimin e tyre në thirrjen për regjistrimin e bashkatdhetarëve, si votues nga jashtë.
“Arsyeja e kësaj vizite lidhet me një ftesë të kahershme të Babait, por u konkretizua tani edhe për shkak të një momenti historik në të cilin ndodhet demokracia shqiptare. E vlerësoj apelin dhe i jap zë apelit të Federatës Vatra që shqiptarët të marrin pjesë në këto zgjedhje. Të votojnë kë të duan. Vizita ime këtu ndodh për arsye se koha ka qenë shumë e shkurtër dhe një pjesë e shqiptarëve nuk dinë ende që mund të votojnë, ndaj duhet apeli juaj, i krerëve të besimeve këtu, që t'u bëni thirrje të gjithëve të regjistrohen. Koha është shumë e shkurtër deri më 4 mars, ndaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të regjistrohen. Duhet të jesh shtetas shqiptar dhe të kesh një dokument identifikimi të Shqipërisë,” deklaroi Balla në takim.
Kryetari i Vatrës në Michigan, Mond Rakaj, vlerësoi vizitën e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla.
“Na duhet ndihmë për të kuptuar se si mund të votojmë. Është mirë që erdhi kjo ditë. Për momentin Vatra është aty ku duhet të jetë. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Departamentin e Shtetit, kemi bërë shumë takime për Shqipërinë dhe për Kosovën,” u shpreh Rakaj.
Balla falënderoi Vatrën për lobimin dhe ruajtjen e kulturës shqiptare, si dhe për mikpritjen në një shtet ku, siç tha ai, shqiptarët kanë shkëlqyer me integrimin dhe ku komunitetet fetare e kanë ruajtur traditën e bukur të bashkëjetesës fetare që kemi në Shqipëri.
“Informacioni që më dhatë, se 200 mijë bashkatdhetarë jetojnë në këtë shtet, e bën të domosdoshme hapjen e një konsullate të Republikës së Shqipërisë në shtetin e Michigan-it. Ne kemi tashmë modelin e mirë të hapjes së konsullatave të përbashkëta me Republikën e Kosovës, për të pasur këtu një mundësi që shqiptarët të kenë një degë dhe një zyrë ku të adresojnë problematikat nga më të ndryshmet. Po ashtu, edhe qeveria e Shqipërisë ka filluar të mbështesë edhe një aspekt tjetër të problematikave që ka diaspora, mësimdhënien e gjuhës shqipe. Historia do të na gjykojë sa kemi qenë të angazhuar në krijimin e mundësisë që çdo fëmijë që lind, nga të paktën një prind shqiptar, të ketë mundësi të mësojë gjuhën shqipe, sepse jemi një komb që kemi luftuar shumë për gjuhën shqipe. Kemi bërë hapin e madh se kemi një abetare tani së bashku me Kosovën,” deklaroi Balla.
Në fund, Balla u kujtoi drejtuesve të Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare të Michigan-it se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të historisë jo vetëm si anëtar i NATO-s, por edhe në një fazë përmbyllëse të anëtarësimit në BE.
“Një rilindas i madh, Naim Frashëri, ka thënë për ne shqiptarët: Dielli lind andej nga perëndon, ndaj orientimi i shqiptarëve kudo që janë është drejt integrimit euroatlantik,” përfundoi Balla.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të takohet me shqiptarët që jetojnë në Detroit sot në orën 19:00./ CNA
Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e 43-të p...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u ankua te pr...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso foli në një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, në n...
Partia Demokratike do të jetë si çdo të premte para Bashki...
Në një dalje televizive, deputetja e Partisë Demokratike, ...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur si zakonisht kome...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka rea...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka rea...
Sot është mbledhur Komisioni i Ligjeve për të diskutuar mb...
Luli Basha ka krijuar partinë e re Demokratët Atlantik...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është nën hetim me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një shkrim për ...
Avokati Genc Gjokutaj ka hedhur akuza të forta ndaj ish-am...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka publikuar një mesa...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...