Rama ironizoi projektin për “Qytetin e Filmit”/ Boçi e “nxjerr blof”
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi i ë...

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, gjatë një takimi elektoral me banorë të njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë ka shigjetuar kreun e koalicionit Bashkë Fitojmë Sali Berishën dhe kreun e PL-së Ilir Meta.
Veliaj u është drejtuar demokratëve duke u kërkuar të bëjnë një reflektim mbi opozitarizmin e Berishës dhe Metës duke thënë se ata nuk kanë prioritare problemet e njerëzve.
“Sali Berisha nuk shkon dot deri në Rinas sepse ka një hall të madh. Është ‘non-grata’. Pyetja për demokratët është: Pse halli i Saliut duhet të jetë halli yt? Ilir Meta ka gjithashtu një hall të madh. Ilir Meta sot është spiun i sigurimit, fuksi lagjes, 20-lekëshi që shkonte spiunonte shokët kush shikonte televizionet e huaja, kush shante te radha e qumështit e mishit aty te Lumja, kush ishte te tolloni dhe ankohej. Është bashkuar sigurimsi, fuksi i lagjes, me një ish-komunist të diskretituar dhe janë sot në hall. Për demokratët thirrja është: Mendo për hallet e tua. Ilir Meta me Saliun shkojnë në Gjirin e Lalzit çdo natë, nuk kanë hallet tona. Kur ishte hera e fundit që e patë Saliun te një çerdhe, te një kopësht, te një shkollë? Kur ishte hera e fundit që e patë Ilir Metën te një çerdhe, te një kopësht, te një shkollë?” u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku ka thumbuar retorikën e koalicionit Bashkë Fitojmë mbi kapitalin ekonmik të tejfryrë për ndërtimin e shkollave duke përmendurvilat që dy opozitarët posedojnë në Lalëz sipas tij.
“Kanë një vit që zihen me Amerikën, kanë një muaj që zihen me pemët dhe kanë një javë që zihen me artistët sepse i kanë braktisur të gjithë. I dëgjova kur po thoshin për shkollat: “Ndërtohen me 60 euro m2 në Europë”, thanë, “këto shkollat si shkolla ‘Kosova’, ‘Sami Frashëri’, qenkan shumë të shtrenjta”. Unë ju bëra një propozim: “Nëse bëhen me 60 euro metri katrorë, na i shisni vilat në Lalz për 60 euro metri katrorë, t’i blejmë që të çojmë aty gjyshërit, gjyshet, fëmijët, ata që kanë nevoja sociale, t’i përdorim për banesa sociale”. Por, vilat e tyre ata nuk i shesin, vilat e tyre ata nuk i ndërrojnë, vilat e tyre ata i shijojnë sepse Shqipëria ju ka dhënë atyre gjëra që ne të tjerëve nuk na i ka dhënë. I ka bërë presidentë, i ka bërë kryeministra, i ka pasur tërë jetën deputetë. Shqipërisë ata i kanë marrë gjithçka pa i dhënë asgjë. Ndërkohë, ky komunitet i ka dhënë Shqipërisë gjithçka, dashuri, pasion, punë, ndaj dhe familja jonë është e madhe dhe ka vendosur që të ecë përpara”, u shpreh ai./CNA.al
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi i ë...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka ironi...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën nga Tepel...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas dek...
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, si në çdo taki...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka sfid...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar këtë të premt...
Nën moton “Misioni vazhdon”, kreu i Partisë Social-Dem...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Analisti Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ish-kryeminis...
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, njëherazi kan...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të ...
Kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sak...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, L...
Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, Silvi Bardhi...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vijuar me...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme de...
Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga analistët pranë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...