Alibeaj harron Ramën, vijon me sulme kundër Berishës/ Mban të njëjtin qëndrim si Enver Hoxha
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, si në çdo taki...

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Bashkia e Shkodrës është bërë pengesë për investimet që prekin territorin e saj.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Spahia në mënyrë të detajuar ka shpjeguar kërkesat për investimet që lidhen me projekte të ndryshme që prekin zhvillimin e Shkodrës.
“E bëri në Shkodër ndërsa ishte prezent në takimet elektorale. E përsërit sa herë del në studio televizive, nën panikun dhe frikën e humbjes dhe refuzimit që po i bëjnë atij dhe kandidatit të tij, qytetarët e Shkodrës. Edi Rama në mënyrë abuzive vijon të gënjejë publikisht shqiptarët se Bashkia Shkodër është bërë pengesë për investimet që prekin territorin e saj, siç janë rruga Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë, apo ujësjellësi i fshatit Zogaj.
Për transparencë ndaj qytetarëve dhe në përgjigje të njeriut simbol të mashtrimit, Bashkia Shkodër në lidhje me: Shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim i Rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë”, në zbatim të marrëveshjes së realizuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ka realizuar me përpikmëri çdo procedurë, detyrim i marrëveshjes së sipërcituar. Konkretisht ka përcjellë procedurën pranë Ministrisë së Infrastruktrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin me anë të shkresës nr.411/1 datë 18.01.2023.
Këshilli i ministrave me anë të VKM-së nr.246 datë 20.04.2023 ka miratuar Shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim i Rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë”, ku përcakton ASHSH institucionin përgjegjës për verifikimin e dokumentacionit justifikues dhe likujdimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ky investim.
Bashkia Shkodër në funksion të detyrave të saj, me njoftimin e VKM-së të sipërcituar e administruar në institucionin tonë me datë 25.04.2023, i ka përcjellë, me shkresën nr. 6039 datë 28.04.2023 pronarëve VKM-në përkatëse duke bërë me dije Ministrinë e Infrastruktrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për vazhdimin e procedurës nga ana e tyre.
Ndërkohë në lidhje me investimin tjetër, "Rikonstruksion rruga Shirokë – Zogaj (pika e kalimit kufitar) dhe sistemimi i ujësjellës-kanalizimeve", Bashkia Shkodër ka përmbushur po të njëjtat detyrime të nënshkruara në marrëveshje, duke filluar nga leja e ndërtimit me Nr. 24762/2 Prot, datë 17/06/2022, tek procedura e shpronësimit.
Sa i përket ujësjellësit të Zogajve, me datë 12.04.2023 ka mbërritur në Bashkinë Shkodër kërkesa dhe dokumentacioni për dhënien e lejes. Referuar dispozitave ligjore të parashikuara në ligjin nr.107/2014 dhe VKM nr.41 datë 03.12.2020 Me datë 14.02.2023 Bashkia Shkodër ka aplikuar për lejen e ndërtimit dhe është akoma në pritje të përgjigjes nga institucionet: Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia e Zhvillimit të Territorit. Me dhënien e përgjigjes nga ana e këtyre institucioneve qeveritare, Bashkia Shkodër do të vijojë me procedurat e dhënies së lejës së ndërtimit, sic e përcakton ligji.
Por cila është arsyeja që gënjen kryeministri shqiptar dhe kandidati tij, e në të njëjtën kohë nuk tregohen transparent për t’ju thënë qytetarëve shkodranë e atyre shqiptarë realitetin mbi këto investime (që nuk janë drejtëpërdrejtë të financuara nga buxheti i Shtetit, por si pjesë e kredisë në BERZH, e cila do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë)?
Arsyeja është vetëm një, e që nuk ka të bëjë me Bashkinë Shkodër dhe procedurat e ndjekura prej saj, që kanë qënë e do të vazhdojnë të jenë për cdo investim transparente dhe në kohë reale. Ndërprerja apo mos fillimi i punimeve për këto vepra, ka ardhur nga mungesa e financimeve dhe procedurave burokratike të institucioneve qëndrore që ka në varësi Edi Rama, e që përdor sot si argument shfajësimi gjuatjen e topit tek Bashkia Shkodër. Edi Rama me gjuhën e tij të urrejtjes, mashtrimit dhe kërcënimeve që bën ndaj shqiptarëve në këto prag zgjedhjesh, po ndërton një fushatë mbi baza dezinformimin dhe keqpërdorimin e pushtetit që do ta marrin përgjigjen nga shkodranët dhe shqiptarët me votë në 14 Maj”, shkruan ai./CNA.al
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, si në çdo taki...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka sfid...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar këtë të premt...
Nën moton “Misioni vazhdon”, kreu i Partisë Social-Dem...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Analisti Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ish-kryeminis...
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, njëherazi kan...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të ...
Kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sak...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, L...
Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, Silvi Bardhi...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vijuar me...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar ...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme de...
Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga analistët pranë...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
CNA raportoi ditën e djeshme se disa personazhe të njo...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ...
Në daljet e tij publike, kryetari i koalicionit “Bashk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...