“Jam krenar para shqiptarëve”/ Rama: Nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e ...

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizoi sot një trajnim për rreth 45 punonjës të nivelit të lartë të burgjeve mbi të drejtën e votës në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte të mbështeste administratën e burgjeve për të siguruar mbrojtjen dhe lehtësimin e ushtrimit të të drejtës së votës nga të dënuarit dhe të paraburgosurit, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare.
Programi përfshiu një gamë të gjerë temash, që nga kuadri ligjor që rregullon të drejtën e votës së të burgosurve, masat praktike për lehtësimin e votimit në burgje e deri te praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga zgjedhjet e mëparshme. Pjesëmarrësit u angazhuan në sesione ndërvepruese për të nxitur pjesëmarrjen në zgjedhje të të burgosurve me të drejtë vote. Trajnimi, gjithashtu, adresoi sfidat logjistike dhe ligjore me të cilat përballet administrata e burgjeve gjatë zgjedhjeve dhe ofroi udhëzime praktike për të siguruar transparencë, akses dhe siguri gjatë procesit të votimit.
“Sot, fokusohemi në një nga gurët themeltarë të demokracisë: të drejtën për të votuar. Në Shqipëri, Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor e garantojnë këtë të drejtë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe personat e burgosur, përveç rasteve kur kjo e drejtë është hequr shprehimisht me vendim gjykate. Prandaj, është përgjegjësia juaj, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë etik, që kjo e drejtë të respektohet dhe të mundësohet,”-tha ambasadori Michel Tarran, Kryetari i Prezencës së OSBE-së.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, tha se janë gjithsej 3 027 persona, të dënuar dhe të paraburgosur, që pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, në 21 institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.
“Procesi zgjedhor në institucionet penitenciare do të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, falë edhe bashkëpunimit me OSBE-në. Kërkoj seriozitet maksimal nga të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë proces. Mbi të gjitha, duhet të garantohet që vullneti i çdo individi të shprehet lirisht dhe pa asnjë lloj ndikimi”, tha ai.
Trajnimi është pjesë e mbështetjes së Prezencës së OSBE-së për autoritetet e zbatimit të ligjit në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Së fundmi, Prezenca ndihmoi në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, dhuroi pajisje kompjuterike për SPAK-un për të mbështetur grupet hetimore në terren, trajnoi prokurorët në hetimin e krimeve zgjedhore dhe organizoi një tryezë diskutimi, ku organizatat e shoqërisë civile ndanë gjetjet dhe rekomandimet e tyre mbi mënyrat për të luftuar krimet zgjedhore me institucionet përkatëse shtetërore./CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e ...
Kryeministri Edi Rama nga Gramshi ka komentuar sërish dekl...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga takimi elektoral në...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka vlerësuar punën e SPAK ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një vizitë në...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Belsh. Atj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Sipas analistit Lorenc Vangjeli, opozita nuk do të marrë m...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë e pranishme ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një viz...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me bi...
Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit ka nisur zyrta...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja s...
Nga Paskuqani, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, u dh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...