web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Sekuestro pasurive të kusarëve të pushtetit"/ Noka, në Paskuqan: Ja ku do t'i gjejë paratë PD-ja për shqiptarët

24 Prill 2025, 10:27, Politikë CNA

"Sekuestro pasurive të kusarëve të pushtetit"/ Noka,

Nga Paskuqani, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, u dha përgjigje skeptikëve se ku do t’i gjejë Partia Demokratike paratë për të rimëkëmbur ekonominë e shqiptarëve dhe bërë të mundur realizimin e programit dhe paketës së dhembshurisë.

Noka gjithashtu tha se do t'u vendoset sekuestro pasurive të pushtetarëve dhe nga aty do të dalin pensionet, rrogat, minimumi jetik, investimet.

Zero tolerancë krimit, korrupsionit, sekuestro të gjitha pasurive të kusarëve të pushtetit dhe aty dalin pensionet, rrogat, minimumi jetik, investimet. Koha kur ti i bije dajres, o Edi Rama, koha kur kishe Aleksin dhe SOROS-in, që të mbështeste në çdo batërdi, në çdo vjedhje, në çdo pisllëk dhe në trafikun e drogës apo kanabizimin e vendit, që të mbështeste kur ti vidhje dhe blije votën banorëve të Paskuqanit, ajo kohë ka vdekur.
Ndaj sot është koha që të kthejmë përgjigje. Sot janë qytetarët e lirë dhe janë njerëz dinjitozë. Do të votojnë për ndryshimin sepse ndryshimi është shpresa për ta. Sepse te ndryshimi, te numri 1, te Sali Berisha, te programi i Partisë Demokratike, do ta gjejnë veten pensionistët, mësuesit, fermerët, sepse programi i Sali Berishës, i Partisë Demokratike, mendon për shqiptarin e thjeshtë, mendon për hallexhiun, sepse PD nuk ka pasur dhe as nuk ka prioritetet që ka Rilindja për të qeverisur me krimin, me drogën, me horrat, me oligarkët. Forca jonë jeni ju. Qytetarët e lirë dhe banorët e Paskuqanit dhe të Kamzës. Forca jonë është energjia juaj se dëgjoj edhe analistët.
Ku do t’i gjejë paratë që do të vendoset 200 euro minimum jetik, rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro, ku do t’i marrin paratë thonë që do të ulin çmimin e dritave dhe do ta bëjnë 7 lekë, nga do t’i marrin paratë që do të ulin çmimin e naftës, që do të trefishojnë subvencionet e bujqësisë. Do të pesëfishohet buxheti për arsimin dhe shëndetësinë.
Është shumë e thjeshtë. Ka vetëm një rrugë. Sali Berisha dhe Partia Demokratike e kanë provuar atë rrugë.
Zero tolerancë krimit, korrupsionit, sekuestro të gjitha pasurive të kusarëve të pushtetit dhe aty dalin pensionet, rrogat, minimumi jetik, investimet.
Ne do jemi me zero tolerancë nesër në pushtet ndaj fenomeneve që e kanë shkatërruar, që e kanë gërryer këtë shoqëri dhe e kanë katandisur shoqërinë në buzë të greminës. Ne do të qeverisim për qytetarët. Ne do qeverisim me ju sepse një qeverisje po nuk patë fytyrë njerëzore, ajo qeverisje nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë. Një qeverisje po nuk trajtoi hallet e shoqërisë dhe të popullit të vetë, ajo qeverisje nuk meriton të jetojë asnjë ditë. E tillë ishte qeveria e Edi Ramës, por qeveria e Sali Berishës do të jetë një qeveri krejt tjetër. Do të jetë një qeveri e zemrës së dhembshur, një qeveri që do të merret me pensionistin dhe të papunin për t’i ruajtur dinjitetin. 200 euro minimum jetik e bën të papunin të mos shkojë i pezmatuar dhe i helmatisur në shtëpinë e vetë, por të ketë bukë për të ushqyer familjen e tij dhe dhe ky është detyrim i shtetit sepse shteti duhet të garantojë për qytetarët bukën dhe mbijetesën. 200 euro minimum jetik e bën që edhe pensionisti i fshatit që ka pensionin më të ulët që sot e merr 80 euro, kur të marrë 200 euro do të ketë mundësi edhe të blejë ilaçet, por ilaçet duhet t’i blejë të standardit europian, jo ilaçet e Tomës që janë të mbushura me nisheste dhe me miell dhe shiten 'sa frëngu pulën'. Jo ilaçe indiane pa asnjë standard që e ka mbushur Edi Rama tregun shëndetësor në Shqipëri”, tha në Paskuqan, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka./ CNA





Lajmet e fundit nga