Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Kreu i PR-së Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, foli për angazhimin e Chris LaCivita strategut amerikan në fushatën e opozitës. Ai tha se LaCivita është çdo ditë në kontakt të ngushtë me shtabin elektoral të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Mediu theksoi se pesë përfaqësues të përhershëm nga SHBA ndodhen në zyrat e PD-së dhe ndihmojnë në menaxhimin e fushatës.
Sipas tij, fokusi kryesor i fushat se PD është bashkëbisedimi me qytetarët dhe jo debati me Edi Ramën.
Mediu akuzoi Ramën për fyerje, mashtrime dhe sjellje arrogante. Ai u shpreh se qeveria aktuale ka larguar mbi një milion shqiptarë gjatë 12 viteve të fundit.
Sipas Mediut, mazhoranca po tenton të manipulojë procesin zgjedhor përmes presionit, korrupsionit dhe grupeve kriminale.
“Para se të fillonim emisionin këtu, edhe në prani të miqve që janë këtu në studio, ne folëm me Chris LaCivitan. Chris LaCivita është më shumë se tre herë në ditë në kontakt me të gjithë stafin dhe shtabin drejtues elektoral të koalicionit Parti Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Ka 5 përfaqësues permanent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që punojnë në zyrat e Partisë Demokratike me shtabin, si nga pikëpamja e mesazheve, organizimit të takimeve…
Pra është non stop i angazhuar me fushatën elektorale të Partisë Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Dhe besoj se i gjithë fokusi i kësaj fushate nuk është debat me Edi Ramën, por është bashkëbisedimi me qytetarët shqiptarë.
Të gjithë e njohin se çfarë është Edi Rama, nëse doni t’i vendosim epitete, mund ta gjejmë fare kollaj: mashtrimi është e para, në një lloj mënyre delirant e dyta, dhe një njeri i cili shan dhe fyen këdo që i del përpara, e treta.
Ne duam të merremi me çështjet e qytetarëve në mënyrë që t’ju tregojmë atyre që me një program, me një qëllim serioz, me një mission të cilin e ka marrë përsipër zoti Berisha, ne të përpiqemi që të sjellim Shqipërinë edhe shqiptarët në një standard tjetër, ku qeveria është shërbëtore e tyre dhe nuk i mbivendoset mbi shpatulla për t’iu marrë frymën dhe për t’iu cenuar dinjitetin dhe lirinë, siç ka ndodhur në këto 12 vite.
Edi Rama, duke mos pasur asnjë rekord pozitiv në 12 vite të qeverisjes së vet, padyshim që është i interesuar ta devijojë fushatën në sharje, në fyerje, në largimin e njerëzve nga qendrat e votimit, ashtu siç i ka larguar nga Shqipëria më shumë se 1 milion shqiptarë në këto 12 vite.
Pra, qartësisht kërkon që debati të jetë sa më bajat, sa më pak interes qytetar në procesin e votimit, dhe pastaj nëpërmjet grupeve kriminale, parave të korrupsionit, patronazhistëve, të blejë dhe të intimidojë votuesit shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe për këtë ka fakte dhe prova të cilat janë evidente, janë përcjellë edhe në media dhe në opinionin publik”, tha Mediu.
Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barom...
Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barom...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar investitorët st...
Në takimin elektoral të radhës në Fier, kreu i PD-së Sali ...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Skrapar i...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka çmendur Ramën. Pasi reag...
Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Berat ka dek...
PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10%, për të gjithë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka re...
Kryeministri Edi Rama nga takimi elektoral në Poliçan ka b...
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Vorë ...
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka zhvilluar një taki...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taul...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Jonathan Pano...
Deputetja e Partisë Mundësia në Qarkun e Fierit, Frida Mav...
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet soc...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në një da...
Referuar informacioneve, një tjetër lëvizje pritet të ndod...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi dit...
Në një intervistë për CNA, kandidati i Partisë Mundësia në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...