“Më parë bën koalicion Rama me Berishën se ne”/ Doshi: Programi ynë është social, janë 80 mijë familje në nevojë
Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, dhe kandid...

Në një intervistë për CNA, kandidati i Partisë Mundësia në Qarkun e Korçës, Genci Shehaj, foli për zhvillimet e fundit në fushatën zgjedhore, duke e cilësuar atë si një nga më dinjitozet në të gjithë qarkun.
Ai theksoi se fushata e tij është përqendruar kryesisht në qytetin e Korçës, ndërsa kandidatët e tjerë janë aktivë në të gjitha rrethet e qarkut.
"Ne po zhvillojmë një fushatë intensive në takime me qytetarët në gjithë Qarkun e Korçës, konkretisht fushata ime është e përqendruar në Korçë dhe e kandidatëve të tjerë në rrethet që ka qarku. Besoj se është një nga fushatat më dinjitoze të të gjitha partive në Qarkun e Korçës dhe shpresoj të vazhdojë kështu deri në fund", tha Shehaj.
Duke komentuar fushatën e Partisë Socialiste, Shehaj tha se ajo vijon me të njëjtin stil që nga viti 2013, duke përdorur administratën publike dhe duke mos ofruar asnjë premtim konkret.
"Fushata e Partisë Socialiste është e njëjta fushatë që kemi parë prej 2013-ës e tutje. Është fushatë e cila shfrytëzon administratën publike, është fushatë e presionit, e raprezaljes, e talljes me kundërshtarin. Është një fushatë e cila nuk ka asnjë lloj premtimi konkret, s'ka asnjë pikë të programit. E vetmja pikë programore që PS paraqet në media është pasaporta europiane, një tallje e vazhdueshme e Edi Ramës. Ndërsa në privat me qytetarët janë premtimet për vende pune, për favore, për klientelizëm. Është një fushatë normale për ata, e njëjta gjë që bëjnë gjithmonë, por jo diçka të veçantë", u shpreh ai.
Sa i përket fushatës së Partisë Demokratike, Shehaj u shpreh se nuk e ndjek, pasi është e bazuar kryesisht në rrjetin "TikTok".
"Më vjen keq, por fushatën e Partisë Demokratike unë s'kam 'TikTok' edhe nuk e ndjek. Ajo është një fushatë e bazuar në 'TikTok'. Fatkeqësisht nuk e përcjell", tha kandidati i Partisë Mundësia.
Për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama, i cili i quajti burrat “çyrykë”, Shehaj tha se është një retorikë e papranueshme, që nuk i shkon aspak për shtat një kryeministri dhe se nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtij niveli të debatit publik.
"Kjo është një gjuhë vulgare, e cila nuk duhet të përdoret aspak nga një kryeministër. Kjo është e papranueshme mendoj edhe për drejtuesin më të ulët të PS, jo më për kryeministrin. Unë nuk dua të bëhem pjesë e kësaj retorike dhe nuk do të bëhem pjesë e kësaj retorike. Ata le të vazhdojnë të ofendojnë njerëzit. Fundi do të jetë i trishtë për Edi Ramën me këto fjalime që mban dhe me këtë retorikë", deklaroi Shehaj.
I pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e listës së PD-së nëse do t’i ofrohej një mundësi, ai tha prerazi se nuk do të pranonte kurrë, duke përmendur si arsye mënyrën e trajtimit të krahut të Sokol Olldashit brenda PD-së dhe manipulimin e zgjedhjeve të brendshme.
"Në gjendjen e sotme të Partisë Demokratike nuk do të pranoja kurrë. Ju e dini që unë përfaqësoj krahun e Sokol Olldashit në PD. Jam larguar pikërisht sepse ata i manipuluan zgjedhjet e Olldashit. Unë nuk mund të pranoj kurrsesi të bëhem pjesë e kësaj loje që po bën edhe PD. Ata nuk janë për ndryshim, ata janë për rrotacion. Asnjëherë nuk do të bëhesha vegël e tyre", u shpreh kandidati i “Mundësisë”.
Shehaj është shprehur optimist për marrjen e një mandati në Korçë, duke e argumentuar me mungesën e ofertës programore nga PS dhe çorientimin e opozitës.
Ai theksoi se Partia Mundësia nuk është thjesht një alternativë për rrotacion, por për ndryshim të thellë politik.
"Besoj që dita-ditës po e sigurojmë një mandat, sidomos me mungesën programore të PS-së, me komedinë që ka nisur edhe pala tjetër opozita, ne çdo ditë na konsolidohet mandati në Qarkun e Korçës", deklaroi Shehaj.
Ndër të tjera, Shehaj reagoi ndaj akuzave të nënkuptuara nga Sali Berisha, duke thënë se sulmet e tij dhe të drejtuesve të tjerë të PD-së vijnë nga frika për humbjen e monopolit opozitar.
Sipas tij, Partia Mundësia është e vetmja forcë që gëzon mbështetje të gjerë, si nga elektorati i majtë, ashtu edhe ai i djathtë.
"Ne jemi një parti e djathtë, por ka një dallim mes nesh dhe partive të tjera të cilat garojnë. Në përgjithësi partitë e tjera janë fokusuar që të marrin votat e PD-së. Ne e kemi dëshmuar edhe në sondazhet kombëtare që kemi marrë njëjtë, si nga PD edhe nga PS sepse jemi më të pranueshëm. Jemi njerëz të sipërmarrjes së lirë, jemi qytetarë normalë të këtij vendi dhe jemi më të pranueshëm edhe për të majtët, edhe për socialistin e ndershëm. Konkretisht edhe sondazhi i fundit në 'Euronews', ne kemi marrë 7% të elektoratit që ka votuar herën e fundit PD dhe 5% që ka votuar PS. Si shifra votash ne përthithim më shumë elektorat të majtë sesa elektorat të djathtë dhe kjo na ndihmon shumë. Ndërsa partitë e tjera janë thjesht parti të cilat synojnë 'kap ça të kapim'”, tha Genci Shehaj.
Genci Shehaj ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka lënë të nënkuptohet se partitë që nuk kërkojnë rrotacion janë në mbështetje të Edi Ramës.
Sipas tij, Partia Mundësia nuk synon thjesht ndërrim emrash mes politikës së vjetër, por ndryshim tërësor të mënyrës së të bërit politikë në Shqipëri.
"Jo vetëm retorika e Sali Berishës që po degradon çdo ditë, por edhe e elementëve të tjerë të PD-së si sekretari Flamur Noka, janë të fokusuar te sulmi ndaj nesh. Kjo lidhet me problemin që ata duan të mbajnë monopolin e opozitës sepse dhe ata e dinë vetë se ne jemi ndryshimi i vërtetë dhe dita-ditës shtohet forca jonë elektorale dhe ata po e shohin që ne po bëjmë një fushatë të qytetëruar, dinjitoze, pa fyerje ndaj tyre dhe kjo besoj i rrezikon ata për të mbajtur primatin e opozitës. Qëllimi ynë nuk është rrotacioni Flamur Noka me Taulant Ballën, ose Edi Paloka me Ulsi Manjën. Qëllimi ynë është ndryshimi tërësor, ta ndryshojmë vërtet politikën shqiptare", tha Shehaj.
Duke komentuar deklaratat e Berishës për Ilir Vrenozin, Shehaj tha se është e papranueshme të krahasohen figura të kontestuara me qytetarë që kanë ndërtuar gjithçka me ndershmëri dhe punë.
"Kjo është një deklaratë skandaloze. Unë jam një njeri që punoj, jetoj me djersë, çdo gjë e kam ndërtuar me forcat e mia dhe vetëm të marrësh të tillë personazhe në foltoren e opozitës, asaj që duhet të jetë shpresa e ndryshimit, është e tmerrshme, e jo më t'i krahasosh ata me njerëz të cilët kanë ndërtuar gjithçka prej zeros vetë. Unë jam taksapagues, jam njeri i respektuar në qytet, gjithë jetën time kam punuar dhe sot vazhdoj të punoj. Do të punoj gjithmonë. Në krahasim ai tha 10% e integritetit apo dinjitetit, këtë e gjykojnë më së miri qytetarët. Është një kontrast i madh mes nesh dhe ata që Berisha po flet vetë", u shpreh kandidati i Partisë Mundësia.
Genci Shehaj ka treguar se Partia Mundësia mbetet e vendosur në rrugën e saj për të sjellë një frymë të re dhe një qasje të ndryshme në politikën shqiptare. Ai thekson se qytetarët janë lodhur nga retorika përçarëse dhe premtimet boshe, ndërsa kërkojnë alternativa të vërteta dhe të besueshme.
Me një fushatë që ai e quan dinjitoze dhe pa sulme personale, Shehaj shpreh besimin se mbështetja për Partinë Mundësia po rritet çdo ditë dhe se ndryshimi i vërtetë po vjen nga qytetarët, jo nga pazaret politike./ CNA
Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, dhe kandid...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Be...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e shoqëruar nga kry...
Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me v...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se sot ka cenuar fëmijët ...
Moderatorja Erla Mëhilli ka "kapur mat" Luli Bashën. Gjatë...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste për qarkun e ...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi duket se ka “çmendur” kryem...
Drejtuesi politik i koalicionit opozitar “Djathtas për Zhv...
“Edi Rama o hero gjithë Shqipëria ty të do”, ka qenë kjo t...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje Diasporës që t...
Kreu i PD-së Sali Berisha nga takimi i jashtëzakonshëm ele...
Demokrati i famshëm korçar Ilir Vrenozi i është përgjigjur...
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi ka mbajtur një fjalim në ta...
Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në takimin e radhës elek...
Kryeministri Edi Rama sërish ka thurur elozhe për kreun e ...
“Këneta”, “bufi”, “çyryk”, “shihni fotot e mia nudo në int...
Rama vijon refrenin në takimin elektoral në Gjirokastër, d...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...