Projekti “Mes Semanit e Vjosës”/ Balluku: Një potencial i rëndësishëm ekonomik
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë e pranishme ...

Sipas analistit Lorenc Vangjeli, opozita nuk do të marrë më shumë mandate sesa emrat e listave të mbyllura, ai tha në “A2” se “PD nuk do të mund të nxjerrë këmbën nga lista e mbyllur, pra nuk do të ketë një deputet të 13-të në Tiranë me kusht që të mos ketë ndonjë aksident në këto javë të mbetura”. Në fund Vangjeli paralajmëroi një aksident.

Ison e këtij aksidenti e mbajti edhe gazetarja Alba Alishani, e cila e pyet se çfarë do të konsiderohej aksident në këto javë të mbetura?
Analisti Vangjeli, nga bota e çudirave dhe thashethemeve, kthehet edhe në parashikues aksidentesh për diversion pas urdhrave dhe komandave nga burgu i Durrësit, ku thekson se aksidenti pritet të ndodhë në PS.
“’Status quo’-ja ka këtë fotografi, nëse nuk ndodh ndonjë gjetje gazetareske nga ato që në këtë fshatin tonë të vogël do të meritonte një Pulitzer. Diçka më e thjeshtë në formë. S’e përfshij SPAK-un, ndoshta ndonjë intervistë e dhënë pa dashje”.
Pas një interviste të dhënë pa dashje gazetarja kërkon të dijë më shumë për budallallëqet që i thotë shpesh Vangjeli për t’u bërë edhe më interesant përpara Alishanit që ndoshta e krahason dhe me zgjuarsinë e mençurinë e rritur të Elisa Spiropalit pas këshillave vangjeliste.
Alishani e pyet nëse intervista e dhënë pa dashje do të reflektonte rezultatin e kryeqytetit?
Lorenc Vangjeli vazhdon thellon budallallëqet e thashethemeve: “Do kishte një efekt shokues nëse zërat që e thonë një gjë të tillë janë të vërteta”.
Pra, kalon në, nëse janë të vërtetë zërat. Thashetheme e llogje Kavaje bën Vangjeli në studio duke shokuar dhe gazetaren nga kurioziteti.
“Ekziston një intervistë pa dashje?”, ndërhyn Iljazaj më tej.
Edhe pse e quajti “nëse janë të vërtetë”, tani Vangjeli thekson se është e sigurt, përgjigjet me dy “Po, Po”.
Më tej thekson se “Supozojmë nëse pimë kafe, fjalori ynë është bisedimor, mund të jetë më konfidencial. Është konfidencial, kur ndizen kamerat bëhemi më artificialë, zgjedhim fjalët e me radhë. Shto këtu edhe kushte specifike”.
Broçkullat marrin edhe më shumë peshë, skenari ndërtohet edhe më bukur për t’u bërë sa më i besueshëm.
Gazetarja vazhdon të këmbëngulë deri në detaje, a thua këshilltari mediatik e politik i Mamicës së Skënderbeut nuk ia kishte treguar detajet e thashethemes së tij Alishanit. Ajo normalisht vazhdon lojën dhe e pyet: “A mund të publikohet ky ‘off records’ pa dashje?”
Lorenc Vangjeli që duket sikur e di çfarë interviste është shton: “Në të gjitha rrethanat dhe do të kishte vlerë deri më 11 maj. Në 12 maj nuk do të kishte pikën e kuriozitetit. Do shuante vetëm kuriozitetin e njerëzve, të cilët kanë dëshirë të shikojnë nga vrima e çelësit se çfarë bën fqinji, aq më tepër kur dera është e rëndë dhe prej hekuri”.
Fantazia s’ka limite nga përgjim, që nëse është i vërtetë, nga skandal i madh kthehet në vrimë çelësi e komshiut. Fantazia s’ka limit, ia kalon dhe urdhrit nga qelia e burgut të Durrësit për 2 milionë euro për prokurorët e SPAK-ut.
Më tej sqarimit të fantazisë i vihet kokërr pas pyetjes së gazetares që: “Nëse materiali do të publikohet, PS do të ruajë ‘status quo’-në?”
Lorenci, sërish nga bota e çudirave, thekson se nuk do të ishte as mish e as peshk: “Mund të ketë një ndikim, mund të ketë një ose dy deputetë më pak. Nga zyra e tij (Rama) në Tiranë ka thënë shifrën 77 dhe siç ka premtuar kur të shkojë të firmosë memorandumin e Kuçit unë besoj se do të shkojë te shifra 79. Rama beson se i dalin llogaritë me shifrat”, këtu përfundon Vangjeli.
Pra, të gjitha fantazitë dhe broçkullat e tij mbyllen me fitoren heroike të Ramës.
Tani e gjithe luhatja mendore e Vangjelit në prani të gazetares ka një thelb. Urdhër që vjen nga burgu i Durrësit, dhe këto kohë do të shikojmë me qindra skenarë, intriga, thashetheme që i pamë te përgjimet e Erion Veliajt. Ai në burg nuk ndalet së përdoruri Merot, Karlot dhe Vangjelërat & Co. Viktima të tyre mund të bien edhe gazetare me integritet si Alba, e cila është thjesht aktore mediokër në skenarin e filmit të Veliajt ku flet Lorenc Vangjeli.
I gjithë thelbi është a ekziston dhe nëse ekziston një përgjim tjetër i Veliajt në burgun e Durrësit, pra në qeli, i dehur, etj., etj.
Janë 3 mënyrat që nëse bëhet ky përgjim. Të jetë e kryer nga SPAK-u, por në atë rast çohet si provë dhe merret leje nga gjykata, këto s’kanë ndodhur, version “SPAK” bie.
E vetmja mënyrë është ta këtë bërë Ulsiu, pra administrata e burgjeve ose krimi, ose të dyja bashkë. Këto aludojnë fantazitë e shfrenuara të Lencit e Co.
Në finale, ekziston ose jo, e gjitha është një shantazh dhe presion i drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës që të ndërhyjë në Gjykatën e Lartë për ta nxjerrë Erion Veliajn të ndiqet në gjendje të lirë. Ai në burg dhe po shfrenon fantazinë e Vangjelit dhe jo më jashtë ku u kapën bashkëpunëtorët e tij duke prishur prova.
Thjesht Vangjeli me një thashethem të kthyer në film “Hollywood”-i po shantazhon Ramën, duke përdorur Alishanin për të hedhur në treg skenarët e gatuar në qelitë e Durrësit.
Asgjë për të mos e kuptuar, Lorenci vazhdon rolin e shërbëtorit të Veliajt, megjithëse do ta këtë mërzitur Mamicën për daljen e tij në ekranin e gazetares Alishani, urojmë të mos jetë xhelozuar derisa ta ndalojë të flasë më për të tillë skenarë të nxehtë që në gjuhën erotikë të Vangjelit ia kalojnë “masturbimit” me fotot e letrave erotike./ CNA
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka qenë e pranishme ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një viz...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me bi...
Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit ka nisur zyrta...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja s...
Nga Paskuqani, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, u dh...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një status...
Aktivisti Aulon Kalaja, kandidat i PD-së për Qarkun e Durr...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, ka folur për...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, është ndalur...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli...
Analisti Lutfi Dervishi ka folur për videot virale në fush...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli...
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka zhilluar ...
Kreu i PR-së Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Çim Peka ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...