web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Tirana Diplo 2024”/ Berisha: Ambasadorët të punojnë për Shqipërinë, e jo për interes të narkoqeverisë së Edi Ramës

26 Gusht 2024, 15:41, Politikë CNA
"Tirana Diplo 2024”/ Berisha: Ambasadorët të punojnë
Sali Berisha, kryetari i PD-së

Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha, ka komentuar Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur sot në Tiranë. Në një deklaratë për mediat Berisha u shpreh se kjo është një përpjekje e Edi Ramës për të vënë shërbimin diplomatik shqiptar në shërbim të krimit dhe interesave të mafies kombëtare dhe ndërkombëtare u bëri thirrje diplomatëve që të distancohen dhe narkoshteti dhe t’u shërbejnë interesave të qytetarëve shqiptarë dhe kombit.

Deklarata e Berishës:

“Një rast unik kur po bëhen katër vite që nga dita e vendimit të hapjes së negociatave dhe ato ende nuk janë hapur për kapitujt dhe kjo për shkak të vendimeve antikushtetuese, antidemokratike të Edi Ramës.

Edi Rama në këtë takim u përpoq që t’i jepte ngjyrat e zeza partiake diplomacisë shqiptare. Ta paraqesë atë si diplomacinë e partisë-shtet. Në këtë kontekst jam i bindur se një diplomaci në funksion të interesave të Edi Ramës është një diplomaci në dëm të madh të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj edhe unë u bëj thirrje diplomatëve shqiptarë që të qëndrojnë si përfaqësues të Shqipërisë dhe jo si përfaqësues të kreut të narkoshtetit, Edi Ramës. Nuk mund të mos ritheksoj se kjo konferencë mblidhet në një kohë kur, pavarësisht nga lustrat, Edi Rama është personi i vetëm që ka rekrutuar me korrupsion famëziun McGonigal për ta përdorur kundër opozitës shqiptare. Rekrutoi në korrupsion me Agaçin e tij, njeriun e besuar nga autoritetet italiane për të luftuar në luftën kundër drogës në Shqipëri, gjeneral Lisin.

Edi Rama figuron tashmë në dosjet e mëdha së bashku me vëllain e tij të vjedhjeve të shekullit dhe të trafiqeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe një herë duke dënuar zbatimin e parimeve të narkoshtetit në diplomacinë shqiptare, u bëj thirrje edhe njëherë diplomatëve të qëndrojnë përfaqësues të vendit dhe kombit të tyre dhe jo të një klike, të një kaste, të një ekipi, i cili sundon në aleancë me krimin, i cili sundon me drogën dhe krimin.”/ CNA





Lajmet e fundit nga