Qëndrimet ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së/ PD: Akt antishqiptar i orkestruar nga Rama
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e kr...

Më 4 gusht, Bashkia e Himarës në jug të vendit iu drejtua kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas arrestimit të debatueshëm të Fredi Belerit dhe humbjes së mandatit të tij për shkak të dënimit për korrupsion në zgjedhje.
Gara u zhvillua mes Vangjel Tavos nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikurisë nga koalicioni opozitar, por i la indiferente partitë e tjera politike.
Nga 131 parti të regjistruara në Gjykatën e Tiranës, vetëm 11 prej tyre u regjistruan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në votimet për Bashkinë e Himarës. Kjo është një panoramë e zakonshme e proceseve elektorale në Shqipëri, ku vetëm një pjesë e vogël e partive politike janë aktive dhe marrin pjesë rregullisht në proceset elektorale.
Nga rënia e sistemit komunist në vitin 1991 e deri më sot, në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 134 parti politike gjithsej, por vetëm tri prej tyre janë çregjistruar sipas të dhënave të siguruara nga Gjykata e Tiranës.
Megjithatë, sipas një raporti auditi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më shumë se 80% e tyre ekzistojnë vetëm në letër. Raporti evidentoi gjithashtu se 107 parti politike ishin në shkelje të ligjit, pasi nuk kishin një zyrë, një adresë dhe në disa raste kryetarët kishin ndërruar jetë.
Ekspertët e politikës në Shqipëri theksojnë se ky është një tregues i informalitetit të lartë të partive politike në Shqipëri, ndërsa shprehin nevojën e rishikimit të ligjit për partitë politike.
“Rreth 92% e partive politike rezultojnë që janë informale, pra nuk ekzistojnë as adresat praktike, as strukturat, as mundësitë për të kontaktuar kryetarët dhe drejtuesit e tyre, duke çuar një informalitet të skajshëm të partive politike,” i tha BIRN Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.
Ligji ‘Për Partitë Politike' është miratuar në vitin 2000 dhe i jep mundësinë çdokujt që të krijojë një parti politike, me kushtin që të mbledhë 3 mijë firma dhe t'i dorëzojë ato në Gjykatën e Tiranës, së bashku me statutin e partisë. Por ligji nuk ka asnjë parashikim se çfarë do të ndodhë nëse themeluesit largohen nga kjo forcë politike, ose në rastin më të keq, ndërrojnë jetë.
Rezart Kthupi, ekspert i proceseve zgjedhore i angazhuar më parë me Partinë Demokratike mendon gjithashtu se ligji ka vakume të mëdha dhe nevojë urgjente për ndryshime. “Problemi kryesor i ligjit është mungesa e kontrollit. Gjykata është institucioni i cili vihet në lëvizje vetëm me kërkesën e palës (partisë politike) dhe nuk ka mekanizma të kontrollit mbi veprimtarinë e partisë politike,” tha Kthupi.
“Në formën aktuale të ligjit nuk ka asnjë mekanizëm ligjor, qoftë ky administrativ apo gjyqësor, i cili mund të vlerësojë nëse një parti politike i përmbush kushtet që duhen për regjistrimin e saj, apo nëse vijon të ekzistojë, në kuptimin e aktivitetit të brendshëm partiak apo në kuptimin e aktivitetit politik,” shtoi ai.
Partitë politike në Shqipëri nuk kanë vetëm probleme formale, por edhe në mënyrën se si funksionojnë për të garantuar transparencën, llogaridhënien si dhe zbatimin e statutit për zgjedhjet e brendshme. Sipas Kthupit, kjo nuk vjen vetëm për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme, por edhe të mekanizmave ligjorë.
“Problemi më i madh i ligjit aktual është pikërisht mungesa e mekanizmave vlerësues nëse statutet e partive politike respektohen apo jo,” tha ai, duke shtuar se “demokracia e brendshme fillon me zbatimin e rregullave të përbashkëta mbi të cilat është themeluar partia”.
Në përgjithësi, statutet e partive sanksionojnë zgjedhje periodike, ku mandatet variojnë nga 3 deri në 5 vite për të gjitha organet drejtuese, por a respektohen këto afate?
“Ajo që ndodh rëndom është që pavarësisht parashikimeve statutore, pjesa dërrmuese e partive politike nuk kryejnë zgjedhje periodike, pikërisht sepse ligji nuk ka parashikuar asnjë instrument, i cili e detyron partinë politike që t'i realizojë ato. Mbetet vetëm në vullnetin e organeve drejtuese të partisë ta zbatojnë ose jo statutin,” theksoi Kthupi.
Ligji aktual nuk parashikon domosdoshmërisht regjistrimin e organeve drejtuese të partisë, me përjashtim të kryetarit, gjë që sipas Krasniqit ka bërë që këto parti të sundohen nga kryetarët e tyre.
“Individët kryetarë, të cilët sundojnë partitë politike, i trajtojnë si grupimet e familjes së tyre, të biznesit të tyre, të karrierës së tyre personale, të CV-së së tyre dhe të nevojave të tyre personale,” tha Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.
Nevojën për ndryshimin e ligjit, Krasniqi e përforcon edhe me kërkesat e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ku vendi duhet të përgjigjet edhe për transparencën e partive politike. Por duke qenë se këto “detyra shtëpie” janë në kapitujt e fundit, Krasniqi është pesimist se reformimi mund të bëhet së afërmi.
“Procesi i reformimit të partive do të jetë i largët dhe fatkeqësisht nuk është prioritet kryesor as në dokumentet ndërkombëtare referuar Shqipërisë, por ngelet kushti i vetëm që përmes demokracive në partitë politike të kemi demokraci në Shqipëri”, përfundoi ai./Reporter.al
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryetariu i PD-së, Sali Berisha I është rikthyer edhe ...
I vetëshpallur si një demokrat “euroatlantik”, dhe pas...
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar reagon në lidhje me skan...
Javën e ardhshme deputetët pritet të kthehen në punë, edhe...
Antari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguarnë li...
Emigracioni I shqiptarëve dhe importimi i mbetjeve tok...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Min...
Deputeti i PL-së Petrit Vasili, përmes një statusi të ...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryemini...
Ish deputeti, Myslim Murrizi në një postim në rrjetin ...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Himarën për të mbajt...
Nëpërmjet një statusi në FB, avokati Genc Gjokutaj arg...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me skand...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pas betejës 7-vjeçare për...
I ndodhur në panik para hetimeve që po kryen SPAK-u nd...
Debati i panevojshëm për protagonizëm, opozita reagoi ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në ...
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi këtë të enjte ...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Te...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...