Debati për anijet me mbetje toksike/ Muçollari zgjidh dilemën
Debati i panevojshëm për protagonizëm, opozita reagoi ...

I ndodhur në panik para hetimeve që po kryen SPAK-u ndaj tij për dosjet e nxehta, kryebashkiaku Erion Veliaj, drejtorët e të cilit janë pas hekurave pasi kanë abuzuar me tenderët, madje janë quajtur grup i strukturuar kriminal nga SPAK-u, nga halli ka filluar të përdorë si term fjalën "kolegë" për këdo.
Fillimisht e përdori këtë pasi dha llogari para SPAK-ut për 7 orë për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Pasi kishte marrë 3 fletëthirrje nga prokurorët e SPAK-ut dhe rrezikonte që të shoqërohej me polici para autoriteteve, Veliaj bëri qesharakun, i nxirë, në panik nga hekurat i quajti "kolegë", prokurorët dhe oficerët e BKH-së, duke tentuar të gënjejë opinionin publik se në ambientet e Prokurorisë kishte shkuar si bashkëpunëtor dhe jo si i thirrur nga organet e drejtësisë.
Kulmin e tij, Veliaj e arrin sot, kur krahas propagandës së tij, vijon të quajë sërish "kolegë" njerëzit e drejtësisë, por këtë herë nga halli dhe në panik, e sqaron se këtë term e përdor për këdo që punon për Republikën.
I “kallur” nga paniku, nga hetimet që po kryen SPAK-u për pasurinë e tij dhe dosjet në të cilat emri i tij është i përfshirë, Veliaj bëhet edhe më qesharak duke përdorur termin "kolegë" tashmë jo vetëm për prokurorët e për oficerët e BKH-së, por për këdo që i del përpara.
“Unë e di që prej rëndësisë që ka SPAK-u dhe GJKKO për rëndësinë që kanë institucionet e drejtësisë së re, gjithë vëmendja është aty, por ka institucione të drejtësisë që duhet të na japin mundësinë të bëjmë investimet.
Merren masa bllokimi nëpër shkolla, nëpër kopshte, nëpër çerdhe, në interes të privatit kundër publikut.
Apeli për sistemin e drejtësisë meqë gjithë vëmendja është te këto institucionet e reja janë dhe këto institucionet e vjetra dhe apeli për institucionet e vjetra është shikoni interesin publik. Privati i ka të gjitha mundësitë të blejë terrene sportive, të investojë.
Na duhet mbështetja e atyre që shumë veta më shpotisin kur unë i quaj 'kolegë', por unë quaj koleg çdo njeri që punon për Republikën. Koleg është ai që punon për Ministrinë e Arsimit edhe për shkollën 9-vjeçare dhe të mesme. Kolegë janë ata të njësive administrative, koleg është dhe zotëria që punon dhe i duhet që kur të tjerët janë me pushime ta kalojë gushtin këtu që të ndërtojë një terren sportiv por kolegë duhet të jenë dhe ata të drejtësisë në sensin që punojnë për Republikën dhe punojnë për një të mirë të përbashkët.
Për një shtëpi të përbashkët që quhet çerdhe, që quhet shkollë, që quhet kopsht, që quhet fushë sportive, na duhet që kolegët e të gjitha xhaketave qofshin me toga të zeza qofshin me fosforeshente të punojnë për një qëllim.
Ky është apeli që kam sot edhe për organet e drejtësisë të na ndihmojnë të urbanizojmë Tiranën dhe të shohin interesin publik para interesit privat”, ka thënë ndër të tjera, Veliaj, në daljen e tij publike.
Kujtojmë se Veliaj dhe familjarët e tij janë në hetim pasuror nga SPAK. Po ashtu SPAK ka thelluar hetimet për inceneratorin e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë edhe për dosjen 5D, për shembjen e Teatrit e shumë dosje të tjera të nxehta./ CNA
Debati i panevojshëm për protagonizëm, opozita reagoi ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në ...
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi këtë të enjte ...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Te...
Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se vetëm prot...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për skandalin e ani...
Këshilltari për ekonominë në PD, Dorjan Teliti, hodhi ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për ngjarjet kriminale...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi i ka bërë thirrje opozitë...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha reagoi sërish për dy ...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me...
PD ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Velia...
Të enjten do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubim...
CNA ka denoncuar lidhjet dhe shërbimin që Lulzim Basha...
Drejtuesit e departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani, Edu...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Kreu I PD-së, Sali Berisha përmes një statusi në rrjet...
PD është në mbyllje të listës së plotë të të deleguarv...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...