Krimi në vend/ Berisha: Shqipëria, si zonë lufte
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për ngjarjet kriminale...
Këshilltari për ekonominë në PD, Dorjan Teliti, hodhi akuza ndaj qeverisë se ka dështuar me programin ekonomik.
Ai tha se në 7 muaj të këtij viti deficit tregtar është rritur me 23.6%. Në deklaratë për mediat, Teliti theksoi se eksportet shqiptare pësuan një rënie me 14.5%, ndërkohë që të fituar kanë dalë ‘miqtë importues’ pasi importet rezultojnë me rritje 3.2%.
“Të dhënat e fundit zyrtare të vetë qeverisë Rama mbi shëndetin e sipërmarrjes, sidomos asaj prodhuese, janë dramatike. Sipas INSTAT-it qeveritar, 7-mujori i këtij viti shënon një rekord të ri të mbrapshtë keqqeverisjeje.
Eksportet shqiptare pësuan një rënie të ndjeshme, duke u ulur me 14.5%, ndërkohë që të fituar kanë dalë ‘miqtë importues’ pasi importet rezultojnë me rritje, konkretisht 3.2%.
Deficiti tregtar u rrit me 23.6% gjatë 7 muajve të parë të vitit, tregues ky i qartë i dobësimit të pozicionit tregtar të ekonomisë dhe prodhuesve shqiptarë krahasuar me vendet dhe konkurrentët në rajon e më gjerë. Arsyet janë disa, por të lidhura drejtpërdrejt me qeverinë dhe politikat e saj okulte.
Shfuqizimi i euros i shkaktuar nga faktorë kryesisht joligjorë që lidhen me pastrimin e miliarda eurove të krimit dhe korrupsionit, mungesa e një pakete ndihme direkte për prodhuesit duke i lënë ata në mëshirë të fatit, barra e lartë fiskale që mbretëron në vend prej 11 vitesh, mungesa e fuqisë punëtore si pasojë e shpopullimit masiv, etj., janë disa prej faktorëve të cilët kanë shkaktuar dhe sjellë këtë përfundim të hidhur për ekonominë dhe prodhuesit vendas”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Teliti deklaroi se Partia Demokratike e ka të qartë vizionin për ringritjen e ekonomisë në Shqipëri, që sipas tij do të nisë me vendosjen e qytetarit në qendër të vëmendjes.
“Ekonomia në krizë prek këdo, pa dallime politike. Drejtojeni gishtin dhe vendosni para përgjegjësisë ata që kanë shkaktuar këtë krizë, te fajtorët e kësaj krize sa ekonomike po aq edhe sociale.
Modeli ekonomik rilindas i fuqizimit dhe pasurimit vetëm të një grushti njerëzish, ndërkohë që ekonomia dobësohet dhe shqiptarët varfërohen, duhet të marrë fund një orë e më parë. Partia Demokratike e ka të qartë vizionin për ringritjen e ekonomisë sonë.
Pas zgjedhjeve të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike, me ardhjen në drejtim të punëve, qeverisja e vogël, por eficiente, e cila vendos në qendër qytetarin dhe sipërmarrjen, me taksat më të ulëta në rajon, me paketa mbështetëse direkte aty ku nevojitet dhe kur nevojitet, me një kuadër të rishikuar për t'u rikthyer lider në thithjen e investimeve të huaja direkte, me masa konkrete për rikthimin e shqiptarëve në vend, etj., do jenë instrumentet që do ringrenë ekonominë tonë duke e futur atë në shinat e zhvillimit, rritjen e produktivitetit dhe pagave, hapjes së vendeve të punës, rritjen e mirëqenies”, theksoi ai./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për ngjarjet kriminale...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi i ka bërë thirrje opozitë...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha reagoi sërish për dy ...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me...
PD ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Velia...
Të enjten do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubim...
CNA ka denoncuar lidhjet dhe shërbimin që Lulzim Basha...
Drejtuesit e departamentit të Bujqësisë, Gjok Vuksani, Edu...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje edhe njëh...
Kreu I PD-së, Sali Berisha përmes një statusi në rrjet...
PD është në mbyllje të listës së plotë të të deleguarv...
Ankimimi i opozitës për votimet e 4 gushtit në Himarë ...
Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Vel...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur një tender ...
Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protes...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, J...
Prej disa ditësh ka filluar një protestë në autostradë...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka akuzuar sërish kry...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...