web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Murrizi: 800 tonë mbetje që "Kurumi" nisi në Tajlandë, janë shumë më pak se plehrat e politikës shqiptare

25 Gusht 2024, 13:59, Politikë CNA
Murrizi: 800 tonë mbetje që "Kurumi" nisi në
Myslim Murrizi

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti Myslim Murrizi thekson se 800 tonë plehra që "Kurumi" ka nisur për në Tajandë janë shumë e shumë më pak se plehrat e politikës shqiptare që kanë mbushur xhepat. 

"Nëse keni këllqe dhe nuk jeni bërë pis nga ky biznes pyesni se sa tatime ka paguar 'KURUMI' në këto 25 vite dhe do të shihni që 800 tonë plehra janë hiç para pazareve që kanë bërë në 25 vjet plehrat e pushteteve", shprehet ai. 

Ai thekson më tej se skandalet më të mëdha të plehrave janë të lidhura me çështjen e inceneratorëve. 

Reagimi i plotë: 

Për mbeturinat toksike dhe për plehrat e politikës së shtetit dhe pushtetit, edhe kur shkruan ndotesh e jo më të bësh dallimin se nga ndryshojnë “PLEHRAT” që qeverisin shqiptarët nga plehrat dhe mbeturinat toksike që herë eksportohen dhe herë importohen në Shqipëri nga PLEHRA qeveritare.

Nuk është rastësi që skandalet ndoshta më të mëdha të plehrave që qeverisin janë të lidhura me plehrat siç ishin INCENERATORËT.

"KURUMI" nuk është i vetmi biznes që është përdorur nga çdo plehër pushteti për përfitime.

"Kurumi" është privatizuar qysh në vitin 1999 kur ministër Industrie ishte Ylli Bufi dhe në qeveri ishte PS.
Ka 25 vjet që ka prodhuar mbi 10-15 mijë tonë hekur në muaj dhe ka fituar rreth 2-3 milionë euro në muaj ose 25-30 milionë euro në vit.

Për 25 vjet llogariteni vetë se sa fitim ka marrë "KURUMI" nga ky privatizim (25 vjet x 30 milionë = 750 milionë euro).

Nëse keni këllqe dhe nuk jeni bërë pis nga ky biznes pyesni se sa tatime ka paguar KURUMI në këto 25 vite dhe do të shihni që 800 tonë plehra janë hiç para pazareve që kanë bërë në 25 vjet plehrat e pushteteve.

E njëjta histori si me kompaninë "BANKERS PETROL", askush nuk guxon të flasë, por belbëzojnë si të dhj*rë.

Edhe "BANKERS"-i u është “falur” qysh në 2004 dhe prej 20 vitesh nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi, edhe pse nxjerr dhe shet mbi 1.2 milionë tonë naftë çdo vit me një çmim 400 euro tonin dhe i bie që për 20 vjet të ketë shitur rreth 10 miliardë euro pasuri shqiptarësh dhe zero lekë të paguara për shqiptarët, por ka paguar ZAGARËT.

Po të njëjtin model kanë ndjekur pothuajse të gjitha “plehrat” e pushteteve me BKT-në, me TELEKOM-in, me SGS-në, me ALEAT-in, me RAPISKAN-in, me AMC-në, me VODAFONE-in, PLUS-in dhe EAGLE-in, me PORTIN E DURRËSIT, AEROPORTIN “NËNË TEREZA”, NGJYRIMIN E NAFTËS, KASAT FISKALE, ÇEZ-in, HEC-et, TEC-et NGA BANGLADESHI, INVESTITORËT STRATEGJIKË, PPP-të, etj.

Për të marrë vesh se si “plehrat” e pushteteve janë te çdo aferë PLEHRASH, shihni kush kanë qenë dhe kush janë “AVOKATËT” apo “studiot ligjore” që mbrojnë ose përfaqësojnë këto kompani prej vitesh.

Prandaj mos na çani trapin sikur po “ziheni” se kush i ka qejf më shumë e kush i ka inat më shumë PLEHRAT apo MBETJET TOKSIKE!

800 tonë plehra që KURUMI ka nisur për në TAJLANDË janë shumë e shumë më pak se PLEHRAT E POLITIKËS SHQIPTARE QË KANË MBUSHUR XHEPAT duke u falur këtyre kompanive pasuri shqiptarësh në 34 vjet./CNA 





Lajmet e fundit nga