Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Presidenti Ilir Meta është shfaqur sërish krah ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Ka qenë Meta ai i cili ka publikuar disa foto me Kim nga festa që u zhvillua në ambientet e Pallatit të Brigadave dhe që u organizua nga ambasada amerikane në Tiranë, me rastin 246-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Pas “shkrirjes së akujve”, Meta është shfaqur disa herë në praninë e Yuri Kim, me të cilën një vit më parë ka pasur marrëdhënie të tensionuara.
Kujtojmë se mes Kreut të Shtetit dhe ambasadores amerikane ka pasur disa përplasje publike me deklarata në media.

Statusi i plotë i Ilir Metës:
Postimi i plotë:
Kënaqësi të merrja pjesë, së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë të këtij vendi mik.
Krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më tej.
Gjithmonë pranë njëri-tjetrit në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.
Fjala e mbajtur në pritjen e organizuar nga ambasada amerikane:
Jam i lumtur që jemi mbledhur së bashku në 246-vjetorin e ditëlindjes së një kombi të madh mik, të aleatit tonë historik dhe strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Amerika, ka qenë dhe mbetet një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe të dinjitetit njerëzor.
Ne jemi edhe më të vetëdijshëm, për rëndësinë strategjike që ka forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, veçanërisht sot, kur Europa dhe e gjithë bota, janë tronditur thellë nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, duke cënuar rëndë sovranitetin dhe liritë e një vendi europian, dhe vetë vlerat që bashkojnë demokracitë perëndimore.
Ky vit përkon me një jubile shumë të rëndësishëm, atë të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.
Një shekull marrëdhëniesh, që nisin me mbështetjen historike dhe jetike që Presidenti Uilson i dha shtetformimit shqiptar, që u ngurtësuan prej izolimit komunist, për t’u ringjallur edhe më fuqishëm me vendosjen e pluralizmit dhe të demokracisë.

“E drejta e Vetëvendosjes” do të thoshte Presidenti Uilson; “Liria funksionon”, do të shprehej Sekretari Bejker;
“Koha është tani”, për Pavarësinë e Kosovës; dhe : “Ky është një moment i veçantë në historinë shpresëdhënëse të lirisë njerëzore, teksa Amerika shpall mbështetjen e saj për hyrjen e Shqipërisë në NATO” do të deklaronte Presidenti Bush në Tiranë:
“Kemi qenë me ju gjatë 100 viteve të shkuara, dhe do të jemi bashkë edhe në 100 vitet që do të vijnë”, do të pohonte në 100-vjetorin e shtetit shqiptar Sekretarja Klinton!
Këto momente historike janë gurë kilometrikë vendimtare, në marrëdhëniet tona prej një shekulli, që kanë skalitur gjurmë të thella në miqësinë mes dy popujve tanë.
Kjo miqësi është farkëtuar parreshtur edhe nga përkushtimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Të punojmë të gjithë së bashku, për ta forcuar këtë miqësi dhe partneritet strategjik, sot më shumë se dje, nesër më shumë se sot, duke besuar vetëm te liria dhe demokracia.
Gëzuar Festën e Pavarësisë Amerikë!
Bekuar qoftë miqësia midis dy popujve dhe vendeve tona!/ B.A. - CNA.al
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Bal...
Grupet e punës së Partisë Demokratike kanë zhvilluar t...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjell...
Partia Demokratike ka dënuar ashpër censurën mediatike...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, prej kohësh "i zhd...
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, e cila ka refuzuar të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e nisi fundj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur protestën e par...
Ilir Meta është në ditët e fundit të qëndrimit në Pres...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë me nj...
Opozita duhet të mos rendë drejt pushtetit, por drejt ...
Në mbledhjen e dytë të Këshillit të Rregullores për pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Nuk i ka kursyer ironitë ndaj ministres Xhaçka, depute...
Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, u shpreh ...
Partia Socialiste ka bërë publik emrat e rinj të kryet...
Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Sekretari i Përgji...
Për deputetin demokrat Tritan Shehu, Shqipëria po shko...
Deputeti Erion Braçe, i cili bën rolin e opozitarit, q...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...