Rama nga Davos: Të huajt po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në Shqipëri
Gjatë takimeve që po zhvillohen në Davos, ku po mbahet For...

Shqipëria, pjesë e Panairit Ndërkombëtar i Turizmit Fitur në Madrid. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, prezantoi stendën shqiptare duke theksuar se ky panair shërben dhe më shumë në njohjen e markës së Shqipërisë dhe asaj se çfarë ka për të ofruar vendi ynë.
Përmes një ceremonie në stendën që sinkronizon në çdo element ofertën shqiptare të mikpritjes, vendi ynë nisi sot prezantimin e përvojave turistike, në hapjen e madhe të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Fitur 2025 në Madrid.
Ministrja Mirela Kumbaro së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, kompanisë "Air Albania", Shoqatës Shqiptare të Agroturizmit, turoperatorë e përfaqësues të sektorit publik e privat që marrin pjesë në këtë panair, përshëndeti hapjen e “Fitur 2025” duke theksuar ofertën e konsoliduar të tregut spanjoll në nivel vizitorësh dhe investimesh, si dhe rimëkëmbjen e fuqishme të vizitorëve nga tregjet e Amerikës Latine.
“Jemi sërish në Fitur, me një stendë edhe më të bukur, edhe më të freskët, 'Albania All Senses', me shumë partnerë, Shoqatën Shqiptare të Agroturizmit edhe partnerët tanë të përhershëm 'Giz', të cilët na shoqërojnë kësaj radhe edhe me shijet shqiptare dhe me një partner të ri, 'Air Albania' që është tashmë një markë shqiptare që na çon nëpër qiej.
Është shumë e rëndësishme për ne të jemi prezentë në panairin e Madridit, i pari që hap serinë e panaireve duke pasur parasysh dhe rritjen e vizitorëve nga Spanja, me 26% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. 110 mijë spanjollë e vizituan Shqipërinë në vitin 2024, si dhe dhjetëra mijëra vizitorë të tjerë nga Amerika Latine, falë pjesëmarrjes në këtë panair me shumë turoperatorë të tjerë privatë, kanë frekuentuar Shqipërinë duke zgjeruar hartën turistike.
Pritet që viti 2025 në të cilin sapo kemi hyrë të jetë edhe më i begatë, rezervimet tashmë kanë nisur më herët se çdo vit tjetër. Vazhdojmë më pas me një ngjarje tjetër të madhe siç është panairi ITB Berlin ku Shqipëria do të jetë vendi i nderit. Të mirëpritur të gjithë në Shqipëri”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Gjatë 5 ditëve të panairit Fitur, stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër aktivitetetesh, pjesë e agjendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konceptuar si një miks përvojash që prezantojnë Shqipërinë si destinacionin më emocionues në Europë: që nga përjetimet përmes eksplorimit virtual të vendit, tek “Albanian Nights” të frymëzuara nga trashëgimia e pasur e traditave të kulturës dhe jetës së komuniteteve, deri te përvojat e degustimit të ofruara nga Shoqata Shqiptare e Agroturizmit.

Më herët, ministrja Kumbaro pati takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, ministrin spanjoll të Industrisë dhe Turizmit Jordi Hereu, si dhe Sekretaren e Shtetit për Turizëm të Spanjës Rosario Sánchez Grau ku u diskutuan marrëveshje që çojnë përpara bashkëpunimin mes dy vendeve në inovacion, digjitalizim dhe kapacitete njerëzore. /CNA
Gjatë takimeve që po zhvillohen në Davos, ku po mbahet For...
Ka përfunduar seanca gjyqësore e deputetit Asllan Dogjani....
Skema e re e faturimit të energjisë elektrike është prezan...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli në mb...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar disa informaci...
Pas 24 orësh gjumi të thellë, Lulzim Basha është zgjuar kë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot një mbledhje...
Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kryeministri Edi Rama vijoi komunikimin e radhës me qyteta...
Deputetja Ina Zhupa ka bërë me dije se seanca e ditës së s...
Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Ilir Me...
Pak ditë më parë, një shfaqje e neveritshme u dha nga kara...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes për...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, ...
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u s...
Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimi i qeverisë ...
Partia e xhepistëve është një parti, e drejtuar dhe e ...
Kreu i partisë “Aleanca Konservatore për Shqipërinë”, ...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...