Këlliçi, me shqiptarët në Nju Jork/ “Keni potencialin për të sjellë ndryshimin”
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Kël...

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka folur për numrin e lartë të gabimeve në aplikime gjatë procesit të regjistrimit të diasporës për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit.
Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ministri Balla tregon mënyrën se si bashkatdhetarët të shmangin gabimet gjatë regjistrimit në portalin e KQZ-së.
Gjithashtu Balla në mesazhin e tij u ka bërë thirrje edhe një herë emigrantëve të regjistrohen menjëherë pasi mbeten edhe 40 ditë deri më 4 mars, kur përfundon afati i regjistrimit online. Balla u rikujtoi atyre listën e duhur me dokumente të vlefshme, por tërhoqi vëmendjen mbi gabimet më të shpeshta dhe që mund të shmangen, që nga ngarkimi i dokumenteve që nuk përmbajnë adresën e banimit e deri te "screenshot" të adresës në Google Maps apo faturave me adresën tuaj, që të gjitha të pavlefshme dhe arsyeja përse u është refuzuar aplikimi:
1. Gabimi i shpeshtë dhe më i lehti për t'u tejkaluar. Keni ngarkuar si dokument verifikues të adresës Kartën e Identitetit italiane vetëm anën e përparme të ID italiane, e cila nuk përmban adresën. *KUJTESË!* Adresa gjendet e shënuar në pjesën e pasme të ID.
2. Një gabim tjetër është kur keni ngarkuar patentën e vendit ku jeni, për shembull Itali, e cila nuk e përmban si element adresën e personit.
3. Keni ngarkuar Leje Qëndrimi “residence permit”, e cila nuk përmban adresën.
4. Keni ngarkuar Leje Qëndrimi “Permanent resident card”, e cila nuk përmban adresën.
5. Keni ngarkuar pasaporta të shteteve të ndryshme, të cilat nuk kanë të dhëna për adresën.
6. Keni ngarkuar si dokument provues 'screenshot' i adresës nga Google Maps.
7. Keni ngarkuar faturë blerje të një produkti, i cili përmban emër dhe të dhënat e adresës.
8. Keni ngarkuar si provë adrese dokumente shqiptare (pasaportë, letërnjoftim, certifikatë familjare, patentë të lëshuar nga shteti shqiptar).
9. Janë ngarkuar zarfe poste ku gjendet adresa juaj, por nuk vlejnë si një dokument i vlefshëm.
Prandaj ju lutem përdorni vetëm dokumente që vlejnë.
Regjistrimi bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë [https://diaspora.kqz.gov.al](https://diaspora.kqz.gov.al), në të cilën mund të hyhet edhe nga aplikacioni KQZ:
- [Apple Store](https://apps.apple.com/al/app/komisioni-qendror-i-zgjedhjeve/id6448755948)
- [Google Play](https://play.google.com/store/apps/details?id=com.kqz.app.kqz&pcampaignid=ëeb_share)
KQZ ka përcaktuar se dokumentacioni i nevojshëm i deklarimit të adresës duhet të përmbajë emrin e zgjedhësit të njëjtë me emrin në dokumentin e ID për regjistrim në PER (një prej tyre):
dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse;
kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetim bankar etj), që përmban adresën e banimit;
kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
leje drejtimi automjeti (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit;
dokument të lëshuar nga kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit.
Për regjistrimin ju nevojitet një pajisje elektronike (telefon inteligjent, laptop, PC i pajisur me kamera ballore) për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimi (fotografimi) i dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës.
Ne e mbajtëm fjalën dhe e vendosëm në Kodin Zgjedhor votimin nga jashtë vendit, tani është radha juaj të na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara #Bashkë për #Shqipëria2030./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u s...
Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimi i qeverisë ...
Partia e xhepistëve është një parti, e drejtuar dhe e ...
Kreu i partisë “Aleanca Konservatore për Shqipërinë”, ...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...
Donald Trump rikthehet në postin e presidentit të SHBA...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, bashkë...
Erjon Braçe nuk do të jetë më drejtues i Partisë Socialist...
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, n...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demok...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Davos, ku p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, emëroi “Gjen...
Gazetari Arian Çani ka folur për kryeministrin Edi Rama du...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, publikoi n...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve në rrje...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi presidentin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencë për shtyp thekso...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...