Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve në rrjetet sociale lidhur me çështjen e 21 janarit, ku një qytetar shkruan se drejtësia nuk është vënë ende.
I nxitur nga komenti i qytetarit, Rama shprehu qendrimin e tij në këtë 14-të vjetor të ngjarjes tragjike.
Rama tha se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet.
Sipas Ramës, pretendimet për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjesht në adresë të gabuar.
Më tej shtoi se tanimë kjo çështje është në dorë të drejtësisë së re dhe shpreson se SPAK-u do të merret në vijim me këtë dosje, drejtësia për të cilën pritet aq shumë.
“Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka 'primare në PD', kjo është për të qarë e për të qeshur.
Por nuk është qëllimi im të bëj kurrfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi te thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet.
Prandaj besoj, duhet të jetë shumë e qartë që të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar meje apo nesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjesht në adresë të gabuar.
Nga ana tjetër, unë dhe ne, nuk kemi qëndruar duarkryq po kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha.
Pa Partinë Socialiste dhe mua në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm tanimë të rrugës së drejtësisë, si ky që e shohin të gjithë ata që duan ta shohin, paçka se në rrugën e re të drejtësisë mund të ketë plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme. Por kjo është një rrugë e re, ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrahasueshme me asgjë, as më parë, as përreth në rajonin tonë, është patjetër edhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.
Çfarë mund të them për drejtësinë për 21 janarin? A kam gjëra për të thënë. Kam aq shumë sa nuk mund t'ua tregoj dot, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente, duke uruar dhe dashur të besoj se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin, i cili për më tepër është edhe një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, po njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi për 21 janarin dhe meriton drejtësi për 21 janarin sepse drejtësia për 21 janarin është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen”, tha Rama./ CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi presidentin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencë për shtyp thekso...
Ish-drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj, paditi për ...
Nga Kryesia e Kuvendit foli deputeti i Partisë Demokratike...
Janë publikuar pamje të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir M...
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot ngjarjen tragjike ...
Analisti Armand Shkullaku u shpreh se Kryeministri Edi...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi në fjalën e ...
Në seancën e parë parlamentare të këtij viti, kreu i grupi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ishte në Athi...
President i Republikës, Bajram Begaj ka publikuar m...
Marco Alberti është zgjedhur në postin e ambasadorit t...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturë...
Ditën e sotme nisi seanca e parë parlamentare për vitin 20...
Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipëri...
GJKKO vendosi të shtyjë sërish seancën paraprake për ish-k...
Në një dalje televizive, deputeti i Partisë Demokratike, L...
PS dhe PD janë dakordësuar për disa shtesa dhe ndryshime n...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka dhënë detaje në lidhje me...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, para SPAK-ut ka vijuar me publ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...