Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Grigels Muçollari, ka akuzuar sot ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, se kanë lejuar krimin mjedisor në Shqipëri.
Sipas tij, marrja e 102 kontejnerëve me mbetje janë dëshmi e trafikut ilegal ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.
Muçollari thotë se mbetjet e sjella në Porto Romano dhe në Portin e Durrësit përbëjnë shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Kur ende nuk ka asnjë transparencë për 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, me dyshimin se janë lëndë toksike, të mbyllura tanimë në Porto Romano, raportime të reja tregojnë se sa thellë është përfshirë qeveria në atë që njihet si trafik ilegal ndërkombëtar i mbetjeve të rrezikshme.
Ashtu siç kemi denoncuar vazhdimisht nga terreni dhe nga kjo foltore, sasia e kapur, e kthyer mbrapsht, në korrik të vitit të kaluar, nuk ishte e vetmja ngarkesë e nisur nga porti i Durrësit.
Agjencia 'Birn' thotë se bazuar në informacionet e siguruara përmes kërkesave për të drejtë informimi, ka zbuluar se mes viteve 2020 dhe 2023, një sasi prej rreth 20 mijë tonë mbetjesh të rrezikshme të gjeneruara në Shqipëri ishin eksportuar jashtë vendit, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Një trafik i tillë, një krim i tillë nuk mund të bëhet pa bekimin e Kryeministrit.
Megjithatë, dy janë përgjegjësit direkt në këtë aferë.
Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtori i Portit të Durrësit në këto vite, sot ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Mirela Kumbaro ka lejuar, me firmat e licencat e saj, dhe me mosveprimin që ky krim të ndodhë.
Pirro Vëngu ka vënë në dispozicion infrastrukturën e Portit më të madh të vendit, që ky krim të ndodhë.
Ne e dimë që të dy këta kanë mbrojtjen e Edi Ramës dhe prokuroria e Durrësit që ka nisur hetimin nuk ka asnjë shans të mbërrijë tek ta.
Ky krim i rëndë, që parashikon penalitete të forta për Shqipërinë nga Konventa e Bazelit, shkon edhe një shkallë më lart kur dy zyrtarët që kanë lejuar aferën të ndodhë, dhe dyshimi është se kanë përfituar prej saj, do të mbeten pa u hetuar, pa shkuar para ligjit.
Edi Rama qeverisi 12 vite me trafiqe. Me trafik droge ku ngriti të parin narkoshtet në Europë, dhe tani është zbuluar dhe trafiku ilegal ndërkombëtar i mbetjeve të rrezikshme.
Vota e 11 majit ka rëndësi jetike për ta shpëtuar mjedisin, për të ofruar siguri e garanci për shëndetin e qytetarëve, për të ndalur një herë e mirë krime të tilla të shëmtuara e me pasoja të rënda për jetën e shëndetin e shqiptarëve.”/ CNA
Kryeministri Edi Rama vijoi komunikimin e radhës me qyteta...
Deputetja Ina Zhupa ka bërë me dije se seanca e ditës së s...
Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Ilir Me...
Pak ditë më parë, një shfaqje e neveritshme u dha nga kara...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes për...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, ...
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u s...
Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimi i qeverisë ...
Partia e xhepistëve është një parti, e drejtuar dhe e ...
Kreu i partisë “Aleanca Konservatore për Shqipërinë”, ...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...
Donald Trump rikthehet në postin e presidentit të SHBA...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e T...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, bashkë...
Erjon Braçe nuk do të jetë më drejtues i Partisë Socialist...
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, n...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demok...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Davos, ku p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...