web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sejko "mollë sherri"/ Bardhi, debat me Braçen

18 Korrik 2024, 19:00, Politikë CNA
Sejko "mollë sherri"/ Bardhi, debat me Braçen
Deputeti i PS-së, Erion Braçe

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar në Kuvend raportin e BSH për vitin 2023.

Duke qenë se ai nuk foli në lidhje me skandalin e mikrokredive, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi bëri një reagim të ashpër, gjë që shkaktoi debat.

Ai hodhi akuza ndaj Bankës së Shqipërisë për mosrespektimin e rregullave, ndërsa ngriti disa pyetje.

“Gjatë raportimit prita një sqarim sepse Banka e Shqipërisë ka një rol kyç në skandalin më të madh. Po i referohem relacionit të Prokurorisë dhe nga punonjësit thuhet se MCA është jashtë monitorimit të BSH-së. Sipas relacionit masat e marra nga BSH-ja nuk janë në raport me dëmin e shkaktuar. Rezulton se BSH-ja nuk ka respektuar rregullat e miratuara nga vetë ajo për revokimin e licencës.

A kreu BSH-ja një analizë për nivelin e kredive të këqia në vitin 2015? A ka marrë Banka e Shqipërisë ndonjë masë për institucionet mikrofinanciare? Pse ndryshuat rregulloren për blerjen e kredive të këqija që favorizonte MCA-në dhe me kërkesë të kujt? Pse lejuat që një grup i ndërtuar nga institucionet mikrofinanciare, gjyqtarë dhe përmbarues të grabisnin shqiptarët? Prokuroria thotë se ju keni shkelur ligjin në mënyrë flagrante për licencimin e MCA. Çfarë ju lidh me këtë shoqëri?”, u shpreh Bardhi.

Në mbrojtje të Sejkos doli deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili tha se seanca plenare nuk duhet të kthehet në një seancë hetimi dhe kërkoi të mos shtrohen pyetje.

“Kam një pyetje, ka kohë për parqijen e pyetjeve apo është palimit koha? Në qoftë se unë kam pyetje që shkojnë dhe një orë unë mund t’i bëj? S’ka problem në këtë aspekt apo jo? Do të doja shumë që kjo seancë të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e para dhe e dyta në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Po sjell te Kushtetuta për të sjell në vëmendje paraimin e qartë të prezumimit të pafajësisë dhe për të sjellë në vëmendje se prokuroria edhe në një proces të qartë gjyqësor është palë, nuk është thelbi i së vërtetës.

Në këtë pikë do të doja që kjo seancë të mos kthehej në një proces hetimor. Po ju kujtoj se në respekt të rregullores është thjeshtë seancë e raportimit të Guveratorit para Parlamentit dhe ka një procedurë të qartë të shkruar në rregullore për këtë. E treta që kam, kërkova që kjo seancë të zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe kodin e etikës, cilido që në këtë sallë është në konflikt interesi, jo me Bankën e Shqipërisë, por me faktorë të tjerë jashtë kësaj salle, kokretisht me një bandë përmbaruesish që në një akt tjetër, përpara një prokurori tjetë është përpara përgjegjësisë sot që flasim, të dali jashtë nga kjo sallë dhe të mos i marrë kohë deputetëve”, deklaroi Braçe./ CNA





Lajmet e fundit nga