Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë në lidhje me turizmin, gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Berisha tha se qeveria e Edi Ramës ka shndërruar pasuritë përrallore turistike në një mallkim për shqiptarët.
“Të dashur miq, cilido që njeh këtë vend, konstaton se pasuria më përrallore e këtij vendi pas njerëzve janë brigjet, malet, kodrat, liqejtë. Janë shtigjet e tij turistike. Në këtë rrafsh, unë nuk di asnjë vend tjetër që mund të krahasohet me Shqipërinë.
Nuk di ndonjë vend tjetër, brigjet e të cilit të jenë krahasuar si Maldivet e Europës, Alpet e të cilit të jenë quajtur si Himalajat e Europës. E megjithatë miqtë e mi, me dhimbjen më të madhe, me trishtimin më të thellë më duhet t’u them se turizmi, pasuria përrallore turistike është sot një mallkim i vërtetë për shqiptarët. Dhe ju lutem, të më dëgjoni se çfarë më shtyn mua, cili motiv më shtyn mua të bëj një deklaratë të tillë. Ju garantoj dhe ju betohem, se përveç interesit tuaj si qytetar, asgjë tjetër.
Këto ditë, narkozyrtarët me në krye Edi Ramën janë vërsulur me tërbim kundër ‘dizinformimeve’, veprimtarive armiqësore të shërbimeve të huaja për sabotimin e turizmit. Sot, publikisht u akuzuan vlonjatet se fajin e kanë ata për çmimet, etj, etj. Të dashur qytetare dhe qytetarë, unë do u provoj sonte me të dhënat e kësaj qeverie se si vjedhjet e tmerrshme, se si shpërdorimet dhe abuzimet e Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve, e shndërruan këtë pasuri përrallore të shqiptarëve në një mallkim për ju”, u shpreh ai.
Berisha bëri llogaritë për përfitimet e Shqipërisë nga turizmi, ndërsa deklaroi se çdo qytetar shqiptar ka përfituar vetëm 4 euro.
“Edi Rama dhe televizionet e tij turiste, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se vitin e kaluar morën, patën 10.1 milionë turistë. Mirëpo, po statistikat e narkoqeverisë së Edi Ramës thonë se në 109 mijë shtretër turistikë të Shqipërisë, u regjistruan gjithsej 6 milionë net fjetje.
Pra, miqtë e mi, me këtë llogari i bie se çdo turist fjeti në Shqipëri dy orë më shumë se gjysëm nate, apo një orë më shumë se gjysëm nate. Nga 10 milionë, janë 6 milionë net. Më falni, nuk po shkoj larg unë, as në Spanjë, as në Itali, Francë apo ndonjë vend tjetër, por po ndalem këtu në Mal të Zi, 100 e ca kilometra që këtu. Ky vend, vitin e kaluar ka regjistruar 2.6 milionë të ardhur në Malin e Zi. Dhe ka regjistruar 16.3 milionë net fjetje.
Pra, turisti në Malin e Zi, 180 kilometra nga Tirana, ka regjistruar me 2.6 milionë, 16.3 milionë net, apo 6.2 net për turist. Ka regjistuar pra miqtë e mi, fiks mbi 10-fishin e netëve për turist të Shqipërisë. Pra, qytetari i Malit të Zi, ka përfituar nga taksat e këtyre net fjetje, 10 herë më shumë se qytetari i Shqipërisë. 10 herë më shumë, por unë po i marr të dhënat siç janë.
Ku kanë shkuar këto? Që të gjitha këto 10 herë më pak për shqiptarët atëherë, kanë shkuar në kontot bankare të klientelës së Edi Ramës, qeveritarëve, por jo në taksa që duhet të ktheheshin në buxhet për arsimin, shëndetësinë, për rrogat, pensionet.
Prapë vazhdojmë me këtë analizë, Edi Rama ka shndërruar këtë sektor në një mallkim për qytetarët. Po pse? Në vitin 2022, Ministria e Financave me fatura, konstaton se nga 7.2 milionë turistë, fjetjet e tyre në Shqipëri janë xhiruar 140 milionë euro.
Nga të cilat janë paguar si TVSH me 6 përqind, që është TVSH e tyre, 8.5 milionë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kanë ndarë pra, nga 7.2 milionë turistë, 8.5 milionë. Po t’i heqim kreditimin e TVSH, i bie 8 milionë.
Pra o miqtë e mi, në këtë pasuri përrallore, çdo qytetar i këtij vendi, përveç atyre që janë pronar hotelesh e motelesh, ka përfituar 4 euro. Në qoftë se kemi përfituar gjithsej 8 milionë euro si popull dhe 4 euro për person, kemi shpenzuar nga paratë e buxhetit, nga taksat tuaja, kemi investuar në resortet turistike të klaneve të Edi Ramës, 430 milionë euro në vit”, theksoi kreu i PD-së./ CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka rea...
Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, ka rea...
Nesër pritet të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës pr...
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ...
Fatmir Xhafajt i paska shpëtuar goja! Pasi thotë që ës...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir ...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, në një deklaratë për m...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministri...
Avokati Genc Gjokutaj ka ironizuar Lulzim Bashën, i ci...
Ditën e djeshme u zhvillua seanca parlamentare, por të...
Në seancën plenare të së hënës raportoi kreu i SPAK-ut, Al...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar për vendimin e Gjykat...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rizgjedhjen e Rob...
Fatmir Xhafajt tashmë i është zbuluar fytyra e vërtetë...
"Tërbohet" Ermonela Felaj për pyetjet që deputetët e o...
Në seancën e sotme plenare, projektligji i ri për armë...
Deputetet demokrate, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin me armë...
Komisioni i Burgjeve i mbledhur pasditen e së shtunës ...
Kryetari i PD-së Sali Berishanë daljen e tij të radhës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...