web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manja, pro SPAK-ut/ “Është model, meriton mbështetje”

16 Korrik 2024, 18:28, Politikë CNA

Në seancën plenare të së hënës raportoi kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili iu përgjigj pyetjeve të deputetëve për 4 orë.

Ndryshe nga disa qëndrime që janë mbajtur dje në parlament, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë hapur në mbrojtje të SPAK-ut.

Ndërkohë që pyetjet që deputetë të ndryshëm dhe opozita i bënë Dumanit ishin provokuese dhe kundër SPAK-ut, Ulsi Manja ka pasur një tjetër qasje.

Në një status në rrjetet sociale, ministri i Drejtësisë deklaron se SPAK meriton mbështetje e respekt nga opozita dhe mazhoranca.

“Një seancë që duhet të ishte më e rëndësishmja e Parlamentit, sepse është dita kur takohet sovrani me drejtësinë si dy pushtete të pavarura për të dëgjuar njëri-tjetrin, u kthye në një seancë gjyqi popullor dhe etiketimesh që nuk na nderojnë si përfaqësues të popullit. Por, SPAK në radhë të parë dhe të gjitha organet e reja të drejtësisë meritojnë respekt për punën që bëjnë dhe për përgjegjshmërinë e raportimit të tyre para Kuvendit të Shqipërisë!

SPAK meriton nga kjo sallë atë mbështetje që po i japin qytetarët që na votojnë dhe ne si deputetë të kësaj salle. Ky është vullneti i tyre dhe jo demotivimi i tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Modeli dhe mentaliteti i punës së SPAK duhet të replikohet në të gjithë sistemin prokurorial dhe gjyqësor dhe ky duhet të jetë shqetësimi dhe sfida e kësaj salle!

Ne si shumicë parlamentare do të mbështesim pa hezitim zgjidhjen e sfidave të drejtësisë, pavarësisht sulmeve dhe anatemimeve të padrejta të opozitës”, shkruan Manja.

Manja, pro SPAK-ut/ “Është model, meriton mbështetje”
Altin Dumani, kreu i SPAK-ut në Kuvend. Burimi, LSA

Edhe gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai foli me superlativa për Prokurorinë e Posaçme.

Ministria deklaroi se SPAK-u, me rezultatet dhe rekordet që ka në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është një model që do duhet të shtrihet edhe në pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë.

Manja theksoi se SPAK-u është strukturë hetimore dhe veprimtarinë e tij e kontrollon vetëm Gjykata e askush tjetër.

Deklarata e plotë në Kuvend:

E nderuar zonja drejtuese e seances, ne fakt pas kesaj seance te gjate, e kesaj vape, nuk di dhe nga t’ja nisesh me perpara sepse, sepse, kjo salle sot ishte nje salle gjyqi. Ishte nje salle gjyqi, ku secili prej jush mori rolin e BKH-se, Oficerit te Policise Gjyqesore, Prokurorit, Gjyqtarit, mbajtet edhe pretencen, edhe akuzen, edhe vendimet, nderkohe qe vetem ate qe Ju takon te beni: deputetin, nuk e bete!

Sot ne fakt eshte nje nga seancat me te rendesishme te ketij Kuvendi, sepse eshte dita ku takohen dy pushtete! Legjistlativi dhe Drejtesia! Dy pushtete te pavarura nga njeri-tjetri, ku drejtesia vjen dhe raporton per veprimtarine e vet sipas fushes se pergjegjesise dhe Kuvendi i Shqiperise, sigurisht, merr pergjigje per Rekomandimet qe ka dhene ne Rezolutat per secilin nga keto institucione dhe jep mbeshtetjen per organet e drejtesise qe ato te ushtrojne veprimtarine e tyre ne menyre te pavarur, ashtu sic eshte e pershkruar ne Kushtetute dhe Ligj.

Po mor po, ben mire qe iken. Ben mire qe iken, e ja u them une pse ben mire qe iken. Sepse sjellja qe J’u treguat sot ne kete salle me perfaqsuesit e organeve te drejtesise eshte nje sjellje turpshme, eshte nje sjellje jo-etike qe bie ndesh me ligjin dhe me rregulloren e Kuvendit. Nese doni ta dini pse bie ndesh me ligjin, me lejoni t’ju lexoj vetem nje paragraf nga ligji , neni 104 i ligjit per “Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise”  thote: “… Prokurori i Pergjithshem dhe Drejtuesi i Prokurorise se Posacme parashtrojne perpara Kuvendit te dhena te detajuara lidhur me efikasitetin e ndjekjes penale, cilesine e perfaqsimit te akuzes ne gjyq, por nuk lejohet njoftimi per ceshtje konkrete me perjashtim te ceshtjeve kur Kuvendi i Shqiperise eshte ne rolin e kallezuesit…” Nderkohe qe ketu, ju sot, bete nje seance dhe skena qe nuk na nderojne ne si Kuvend dhe si Deputete. Ketu, te nderuar kolege u fol per gjithçka! Por asnjeri prej jush, nuk arriti te pyes dhe te diskutoje per efikasitetin dhe eficencen e sistemit gjyqesor, per eficencen e hetimit dhe ndjekjes penale, problematikat qe kane organet e reja te drejtesise, por ne te gjitha pyetjet dhe diskutimet tuaja kishte vetem kuriozitet mediatik dhe cfare flitet jashte e sollet brenda, madje hyt dhe ne nje gare te ethshme dhe te turpshme se si do te dukeshit perpara atij qe ju sheh nga ballkoni!

Manja, pro SPAK-ut/ “Është model, meriton mbështetje”
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Burimi, LSA

Etiketuat drejtuesit e organeve te drejtesise, etiketuat koleget tuaj ne kete krahe, sepse juve nuk ju intereson ne fakt ecuria e reformes ne drejtesi, juve ju intereson vetem halli qe keni! Sepse per ju SPAK-u eshte ne binaret e ligjit dhe te Kushtetutes, vetem kur heton kete krahun ketej majtas. Madje, Ju jeni vene ne nje gare te shfrenuar dhe jeni ne konflikt interesi, kush nga ju ngrihet i pari ne mengjes ka dy detyra: o sajon kallëzime për këtë krahun ketej ose etiketon Prokuroret e Prokurorise se Posacme si Prokuror te kapur nga mazhoranca. Dhe a e dini pse e beni kete? Sepse prokurët e spakut jane te mire kur na hetojne ne dhe kur hetojne nga krahu juaj ata jane organizate kriminale.

Mosni mor burre! Sepse SPAK-u, sot me rezultatet dhe rekordet qe ka, ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, eshte nje model qe do duhet te shtrihet edhe ne pjesen tjeter te sistemit te drejtesise, sepse drejtesia do duhet pare 360 grade dhe mentaliteti, kultura, korrektesia ne zbatimin e ligjit, qe sot, ajo trupë prokuroresh dhe hetuesish kane ngjallur shprese per Shqiptaret do te duhet te shtrihet mbi gjithe pjesen tjeter te sistemit. Sepse me rezultatet qe kane e kane ulur Shqiperine, atje ku sot eshte Shqiperia!

I dime, i dime te nderuar kolege dhe i njohim te gjitha problematikat qe ka sistemi i drejtesise sot, edhe stokun e dosjeve e dime, e dime edhe problemin me harten gjyqesore, i dime edhe detyrat qe ka lene Brukseli ne progres-raport. Madje, se nuk e shoh ketu ne salle Znj.Tabaku, edhe ate raportin, “rule-of-laë”, qe ka ardhur per sundimin  e ligjit, tani, qe per here te pare BE e aplikon per vendet e rajonit, per secilin shtet, sepse per vendet e BE e aplikon qe ne vitin 2022, e dime nje per nje, por per here te pare vjen per Shqiperine, sepse Shqiperia eshte ne nje stad te avancuar te negociatave me BE dhe te negocimit te kapitujve, ku perfshihet kapitulli 23, qe jane grup-themeloret.

Manja, pro SPAK-ut/ “Është model, meriton mbështetje”
SPAK, burimi LSA

I dime e i njohim te gjitha, sepse Brukseli ketu ne Tirane, te nderuar kolege, nuk flet me mure! Me ne flet! Takohet me organet e drejtesise, takohet me Ministrin e Drejtesise dhe ne nuk kemi asnje gje per te fshehur !Ne e dime se ka 114 mije dosje stok, por ama ka nje strategji te KLGJ per eleminimin e stokut. Ka nje strategji qe kerkon mbeshtetjen, dhe nga ky Kuvend, sepse strategjia ka ndryshime ligjore, ndryshime strukturore, ndryshime administrative dhe kjo eshte detyre e Kuvendit. Sigurisht, qe nuk eshte stoku i dosjeve dhe harta e re gjyqesore, qe ju te ngreni sot kujen e deshtimit per ca godina gjykatash! Padyshim, edhe keto jane te rendesishme, por mos harroni, ka nje plan dhe nje strategji te qarte te Qeverise Shqiptare!

Rreth 5.5miliard jane projektuar edhe per godinat e infrastrukturën e duhur se nuk do ta leme Shqiperine as pa Gjykate te re Apeli, as pa Gjykate Tirane, as Durresin nuk do ta leme pa Gjykate dhe as Prokurorine e Tiranes nuk do ta leme pa Prokurori.

Por, nuk eshte ky problemi, ju keni nje hall tjeter kur vini kujen per harten! U’a tha Kryetarja e KLGJ ketu, harta si nje mekanizem dhe nje instrument nuk merr ne konsiderate stokun e dosjeve, e ju e dini shume mire qe stoku i dosjeve u krijua per shkak te procesit te vetingut dhe vakancave ne sistem. Spese, sistemi qe morem ne perpara reformes ne drejtesi, sistemi qe kishit Ju, ishte nje sistem i kalbur. U larguan 60% e Gjyqtareve dhe Prokuroreve! Se jeni mesuar Ju ti mbani Gjyqtare e Prokurore ne paradhomen e Saliut! Ky ishte sistemi qe morem ne! Por, ama ne kemi nje strategji te qarte! Harta e re gjyqesore, u’a them une.

Nuk ka deshtuar harta e re ne nje vit zbatimi te saj! Kemi nje problematike me Gjykaten e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem dhe me Gjykaten Administrative te Apelit, por eshte sukses ne 13 Gjykatat e Shkalles se Pare dhe ne Prokurorite e Juridiksionit te Pergjithshem! Por, ju keni nje hall tjeter miqte e mi. Ju kerkoni,  perseri 6 Gjykata Apeli, sepse i komandonit me mire Gjykatat e Apelit me nga 4 Gjyqtare. Sepse, ato Gjykatat e Apelit me nga 3-4 Gjyqtare, i benit gjyqet ne klub, ndersa nje Gjykate Apeli ne Tirane, me nje trup gjyqesore te perqendruar, ka shkurtuar kohen e dhenies se drejtesise por edhe ka arritur edhe nje gje tjeter: e ka bere unike dhenien e drejtesise! Sepse nuk mundet qe nje qytetar ne Gjirokaster, ne Apel, ta marr per 3 dite vendimin dhe nje qytetar ne Tirane per 3 vjet! Ndaj duroni! Duroni dhe mos e ngrini kujen per deshtmin e hartes, sepse harta e re gjyqesore kerkon mbeshtetje. Kerkon mbeshtetje nga Parlamenti, kerkon mbeshtetje dhe nga Qeveria.

Manja, pro SPAK-ut/ “Është model, meriton mbështetje”
Altin Dumani, kreu i SPAK-ut në Kuvend. Burimi, LSA

Por, nese jemi te gatshem dhe si qeveri dhe si mazhorance, ta mbeshtesim deri ne fund reformen ne drejtesi, ju nuk jeni! Ju nuk jeni, sepse vini me bluzat qe keni perpara “… Free Corruption, Free Krim te Organizuar, Free Gjakderdhjen e Shqiptareve rrugeve…”, ja, ju!

Tani, te dashur kolege, dy fjale per ate qe ndodhi sot, ketu paradite. Une po te isha drejtues prokurorie, ne kete krahun ketej, ( djathtas) kam evidentuar 4-5 prokurore dhe hetues. Madje, plan hetimi, plan veprimi, ku kishit ardhur me laps e me leter sic ja u kishte dhene detyrat ai nga ballkoni! Kot e keni , Nuk do jeni ne lista, ¾ prej jush! Me besoni mua! Edhe sikur te vini ketu ta sulmoni SPAK-un nga mengjesi ne darke, sepse SPAK-u ua ka dhene pergjigjen me pune! Nuk dua ti bej avokatine SPAK-ut, absolutisht! Por, e tha njeri nga koleget e djathtë pak me perpara ketu: “… nese doni te dini suksesin e punes se SPAK-ut dhe te Drejtesise, shkoni pyesni avokatet…”. E thate me ne fund! Sepse jeni grup interesi, jeni nje me avokatët Por ne do te pyesim popullin, 80% e qytetareve shqiptar, 90%, kerkojne ndeshkimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar ne kete vend dhe SPAK-u eshte nje drite shprese! Dorezojani drejtesise, ju te paret ata që kërkon spaku, kush ka kusure me kete popull duhet me shku atje kur ta kërkojnë, dhe mos kujtoni se kush ngre zerin ne kete foltore, ka te drejte dhe i besojne qytetaret! Qytetaret ju njohin Ju, na njohin edhe ne, por ju sot, nga frika dhe paniku qe keni, as ne kohen e Enver Hoxhes nuk ka ndodhur, ne kete salle qe Ligjvenesi te dali nga binaret e Kushtetutes dhe Ligjit e ti bej gjyqin nje organi Kushtetues qe ka ngjallur shprese tek Shqiptaret! Nga paniku dhe frika qe keni! Ju jeni ne konflikt interesi, te dy jun( Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Se jeni kallezues e jeni burracak që sulmoni SPAK-un nga kjo sallë !

**

Si Minister i Drejtesise, qe e kam per detyre te suportoj deri ne fund, me aq kompetenca që kam ne ligj, bashke me koleget e mi te mazhorances, do te mbeshtesim deri ne fund reformen ne drejtesi! E pse jo, ne bashkepunim me partneret tane nderkombetar, SPAK-un si model suksesi, ta shtrijme mbi pjesen tjeter te gjyqesorit!

E nese keni ndonje merak per SPAK-un, se aplikon gabim masat e sigurimit arrest me burg, e keni ketu pergjigjen, sepse shifrat jane kokforta vetëm 13.46% jane arrest me burg. Gjithe pjesa tjeter e masave te sigurimit, jane masa alternative qe ka Kodi i Procedures Penale. Nese doni te dini dhe nje shifer tjeter, vetem 5.5% e te paraburgosurve sot, ne institucionet tona, jane per llogari te SPAK-ut.

Manja, pro SPAK-ut/ “Është model, meriton mbështetje”
SPAK, burimi LSA

Nga totali, prej 2799 te paraburgosurish, SPAK-u ka nje numer relativisht te vogel, 150 persona ose 5.5%! Sepse, veprimtaria e asaj strukture kontrollohet nga Gjykata, e nese ketu dikush nga koleget tha: “…. pse nuk raportuan ne fillim Organet e Qeverisjes te Sistemit te Drejtesise?...” po! Te drejte keni. Ne fund te fundit, pergjegjesine per qeverisjen e sistemit e kane KLGJ dhe KLP.

SPAK-u eshte strukture hetimore, SPAK-un dhe veprimtarine e tij e kontrollon vetëm Gjykata! Fiksojeni kete! E nuk e kontrolloni Ju, absolutisht! Sepse, Ju nuk e keni as fuqine, as kompetencen dhe as intelektin per t’u marre me SPAK-un!

Kishit bere disa pyetje dhe plane hetimi, te leckosura komplet. Madje Albana, per nje moment mendova se do te ngrihej dikush nga drejtuesit e institucioneve te drejtesise dhe te thoshte te lutem “lëre mandatin dhe eja te te marrim hetuese ne SPAK”. Deri ketu e keni degjeneruar seancen.

Por, une, dua të pergezoj te gjithe drejtuesit e organeve te drejtesise qe respektuan, sot, me kompetence profesionale kete salle te nderuar, ku shqiptaret presin zgjidhje, ku shqiptaret presin mbeshtetje prej Drejtesise se Re dhe nuk presin keto qe thoni ju!

Ju, te vetmen detyre qe duhet te beni, te ndesheni me ne 2025-en e keni lene te iki ne drejtim te paditur dhe kujtoni se do ju sjellin ne pushtet kallezimet qe sajoni, nga mengjesi deri ne darke, per koleget e kesaj mazhorance. Ne jemi te hapur per hetimin dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un dhe drejtësinë e re !/ CNA





Lajmet e fundit nga