web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rrugëtimin nuk do e ndalim"/ Lapaj me banorët e Pogradecit: Në Shqipëri po nis një epokë e re

30 Shtator 2023, 12:38, Politikë CNA
"Rrugëtimin nuk do e ndalim"/ Lapaj me banorët e Pogradecit:
Adriatik Lapaj

Adriatik Lapaj, i cili drejton lëvizjen "Shqipëria bëhet" u shpreh në një prononcim për mediat, pas takimit me qytetarët në Pogradec, se rrugëtimi që ka nisur nuk do të ndalet më. 

Ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve në aktivitetin në qytetin liqenor, po dëshmon që kjo frikë po vritet dhe po dëshmon që në këtë vend ka nisur një epokë e re.

"Ne po bëjmë rrugëtimin tonë, shpesh kemi dëgjuar si nuk dolën të rinjtë, si nuk po ndryshon vendi, ne po e bëjmë këtë hap, e kemi këtë guxim. Këtu po na presin masivisht dhe besoj se është një rrugëtim që nuk ndalet më. Çdo qytetar i këtij vendi ka të qartë të vërtetën tashmë, vazhdojnë të ikin fëmijët në emigrim, në fshatrat e këtij vendi mosha mesatare ka shkuar mbi 50 vjeç. Qarku i Korçës është me minus 800 lindje këtë vit që do të thotë 800 të vdekur më shumë se lindje. Ky vend është në rënie të lirë, e vetmja mënyrë për ta ndalur është që ne të luftojmë për vendin tonë dhe të mos kemi frikë për një gjë nga e cila nuk duhet të kemi frikë. Frikë për të vërtetën nuk duhet të kemi. Sot me pjesëmarrjen e qytetarëve po dëshmon që kjo frikë po vritet dhe po dëshmon që në këtë vend ka nisur një epokë e re", u shpreh Lapaj. 

Ai u shpreh më tej se në 14 tetor do të ketë takim në Tropojë dhe në 8 tetor në Firenze për takimin e parë të Diasporës. 

"Këtu ka dy palë, ka hajdutë dhe popull të vjedhur, ka të korruptuar dhe njerëz të ndershëm të cilët janë vjedhur në këtë vend. Unë nuk i ndaj më, ata të cilët janë kundër parimeve për demokratizimin e vendit janë thjesht njerëz që ose kanë interesa të zeza ndaj Shqipërisë, ose kanë futur dorën në xhepin e qytetarëve pavarësisht ngjyrës politike. Në datë 14 tetor ne jemi në Tropojë, në 8 tetor në Firenze për takimin e parë të Diasporës, dhe në 20 destinacionë nëpër botë. Gjatë takimeve do të fillojmë të mbledhim edhe firma për iniciativa ligjore dhe do të përballemi politikisht, qytetarët në fund do shprehen përballë një klase e cila e ka marrë peng Shqipërinë", tha Lapaj. 

 

 





Lajmet e fundit nga