Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, në një deklaratë për mediat, teksa përmendi ngjarjet e rënda të ndodhura në 36 orët e fundit në vend tha se këmbimi i Bledi Çuçit me Taulant Ballën nuk ka ndryshuar asgjë për rendin.
Sipas tij 3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin.
Peka thotë se Taulant Balla ka ardhur në detyrë si koordinator i përgjithshëm i krimit, për t’i ushqyer këto lidhje dhe jo për t’i shkatërruar ato.
Deklarata e plotë:
Këmbimi i Bledi Çuçit me Taulant Ballën nuk ka ndryshuar asgjë për rendin, sigurinë dhe qetësinë publike në Republikën e Shqipërisë. Për faktin se ka qenë vetëm një ndërrim emrash, aspak shkëputje e lidhjeve të krimit me shtetin në pushtetin e Edi Ramës.
Pasqyra e kronikës së zezë të 36 orëve të fundit e dëshmon këtë më qartë se çdo denoncim i opozitës apo fjalim krenarist i qeverisë për suksese imagjinare në luftën kundër krimit.
3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin.
Këto 3 të vrarë e çojnë në 21 numrin e viktimave gjatë vitit 2023.
Këta janë faktet, numrat, të vdekurit, të plagosurit dhe pas tyre gjithë ata të afërm e të njohur që i vajtojnë.
Kjo janë tabloja tronditëse e qyteve dhe fshatrave tona, ku shqiptarët shohin skena vrasjesh dhe ndihen në pasiguri për jetën. Në anë tjetër, ajo që ndiqni cdo ditë në TV janë mburrjet e ministrave dhe kryeministrit për rendin, sigurinë, turizmin dhe jetën e lumtur në Shqipërinë e Rilindjes.
Një mal me gënjeshtra që përgënjeshtrohet nga rrëketë e gjakut që rrjedhin rrugëve të vendit. Shqiptarët tashmë pakësohen nga vrasjet dhe ata që mbesin ikin ku t’u prijë dëshpërimi dhe frika. As zgjedhjet nuk provojnë më zgjidhje sepse, shqiptarët sa më shumë skandale bëka qeveria, aq më shumë e votokan.
Partia Demokratike sensibilizon opinionin publik për të vërtetën, duke theksuar se për të kuptuar se pse krimi hedh valle, shihni zbardhjen e dosjes “Metamorfoza”. Sepse shteti është në shërbim të krimit. Sepse policia punon me Bajrët dhe me bandat si ata në të gjithë vendin. Sepse Taulant Balla ka ardhur në detyrë si koordinator i përgjithshëm i krimit,-për t’i ushqyer këto lidhje dhe jo për t’i shkatërruar ato. Me këto lidhje me krimin dhe paratë që dalin prej saj, hidhen themelet e vjedhjes së zgjedhjeve. Me zgjedhje të vjedhura shteti nuk jep llogari te qytetarët dhe kriminelët nuk pyesin për shtetin. Ata janë bashkëaksionerë në qeveri./ CNA
Kreu i Partisë së "vulës", Lulzim Basha, ka larguar nga Gr...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ...
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat i është ...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri një...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur mbled...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka hedhur akuza të forta n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, takoi sot Forcat ...
Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Ta...
Avokati Adriatik Lapaj tregoi në një intervistë për “N...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur hije dyshimi mbi L...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për do...
Lulzim Basha, i cili ka “shkëlqyer” me opozitarizmin e...
Ish-kryeministri Sali Berisha bëri mbrëmjen e kësaj të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e mirë për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Ra...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është justifikuar...
Kryeministri Edi Rama shprehet se është e pajustifikueshme...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një dek...
Kandidati i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i është ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...