Ku është fshehur Alibeaj?
Pasi nxori një intervistë pak ditë më parë, Enkelejd Alibe...

Kryeministri Edi Rama ka “shigjetuar” kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, gjatë një aktiviteti në Dhërmi, ku shpërndau certifikatat e pronësisë.
Rama tha se Dule është vetëm për sherr dhe për të nxitur përçarje në Himarë me absurditete dhe marrëzira.
Sipas tij, Dule dhe personat që nxisin përçarje vijnë nga shekuj të tjerë dhe nga territoret më të zymta të historisë.
Ai theksoi se “himarjotët kanë Himarën dhe Himara nuk është për t'u marrë e për t'u çuar këtej e për t'u çuar andej, Himara është për të ndenjur këtu dhe as për të marrë këndej e për të marrë andej”.
Pjesë nga deklarata:
Himara është e himarjotëve dhe himarjotët janë ata që janë. Janë në lirinë dhe në drejtën e tyre ta quajnë veten si duan, por sido që ta quajnë veten për nga origjina, në fund të ditës emrin e kanë himarjotë dhe Himara, si Tropoja, si Saranda, si Gjirokastra, si Vlora, si Durrësi është Shqipëri dhe të gjithë, të gjithë ata që jetojnë Himarë janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë, janë të gjithë të barabartë dhe nuk ekziston, nuk mund të ekzistojë në imagjinatën time se mund të ndahem në ca të nënës e ca të njerkës, dhe pastaj secili të zgjedhë se kush është nëna e vet e kush është njerka e vet.
Këto janë njësoj siç janë ata që i flasin këto gjëra. Himara ka histori, ka një histori shumë të pasur dhe ka një histori të pandashme. Nuk mund ta ndash historinë e Himarës sipas qejfit të një cope e të thuash jo kjo është kështu, jo është një histori, është një histori dhe ajo që e simbolizon këtë që po them unë është fytyra e Vangjel Dules. Ç'punë ka Vangjel Dulja në Himarë, përveçse si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si çdokush tjetër dhe me çfarë të drejte, me cilën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje dhe për të folur absurditete dhe për të folur marrëzira, të cilat nuk kanë lidhje fare as me jetën e përditshme të himarjotëve, as me jetën e përditshme të shqiptarëve, as me jetën e përditshme të grekëve, as me Shqipërinë, kanë lidhje vetëm me synimet e disa njerëzve shumë të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe që nuk i përkasin fare këtij shekulli, vijnë nga shekuj të tjerë, vijnë nga territoret më të zymta të historisë.
Prandaj, është mirë që të gjithë ta fusin mirë në kokë këtë, se përpara sesa të kenë çdo gjë tjetër, këdo tjetër, himarjotët kanë Himarën dhe Himara nuk është për t'u marrë e për t'u çuar këtej e për t'u çuar andej, Himara është për të ndenjur këtu dhe as për të marrë këndej e për të marrë andej. Himara është të ndenjur këtu dhe për të qenë vendi, ku lulëzon jeta e familjeve himarjote dhe gjeneratave tjera himarjote. Edhe të vijnë të tjerët janë të mirëseardhur, patjetër, por Himara është ajo që vjen nga historia dhe që patjetër imponohet nga e ardhmja. Nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh. Aq më tepër pastaj, me gjithë këto broçkulla. “Jo po i marrin pronat”, “jo, po i zhveshin nga kjo”, “jo po i zhveshin nga ajo”, “jo po i mohojnë këtë”. Çfarë po i mohohet, cila, çfarë po mohohet? Asgjë përveçse po punohet me të gjitha mënyrat me të gjitha mundësitë, sa të jetë e mundur që të përmirësohet çdo ditë. Të bëhet çdo ditë e më e bukur, të bëhet çdo ditë e më mikpritëse, të bëhet çdo ditë e më e pasur.
Po këto janë shumë fjalë. Ka vetëm një fjalë që duhet ta mbani mend, se Vangjel për Vangjel vajti kjo punë.
Një nga arsyet pse ky proces po përmbyllet dhe po e them shumë hapur dhe shumë drejtpërdrejt është këmbëngulja dhe ajo mania gjirokastrite, - gjirokastritet e dini ju si janë, thërrimen e fundit nuk e lëmë pa e numëruar, - e Vangjelit që kam këtu. Prandaj edhe bashkia është bërë me krah, prandaj dhe kadastra është bërë me krah, se ka një usta që i rri mbi kokë edhe i thotë këtu, këtu, këtu.
Dhe prandaj edhe marrëdhënia është më e afërt dhe më e afërt me banorët, sepse kanë një njeri që ua kam thënë ditën e parë kur ka ardhur prefekt, provoni ta merrni në telefon edhe më tregoni kur do ndodhë që nuk do ngre telefonin. Kështu që, doni Vangjel për punë, ja ku e keni!
Doni një Vangjel për sherr, prisni një Vangjel me vetulla të rënda që t'iu sjellë sherrin. Kaq e thjesht është. Doni të vazhdojë kjo punë tamam siç vazhdon, thashë opinionet edhe diversiteti në kafene përplasuni sa të keni qejf, se në këtë zonë përplaseni brenda për brenda nëpër shtëpia më shumë se të tjerët për opinione politike gjithë jetën ka qenë kjo, - po jashtë pastaj puna duhet të vazhdojë duhet të vazhdoj. Janë një mijë gjëra për t'u zgjidhur, nuk janë vetëm këto, një mijë. Por një mënyrë është të rrish të merresh, “jo u bë kjo keq” mënyra tjetër është të ulësh kokën, vazhdo punën, vazhdo punën, vazhdo punën dhe gjërat do përmirësohen, sepse nuk zgjidhen dot të gjitha përnjëherë dhe këtë gjë kemi bërë ne përditë, këtë gjë kam bërë edhe unë dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që kur vij këtu e shikoj me sytë e mi ndryshimin që është bërë i mundur pikërisht sepse ju dhe të tjerët këtu më keni besuar mua, na keni besuar ne.
“Jo po bëmë ne rrugën e Llogarasë” - thotë njëri. Muhabete kot. Këtu nuk hyje dot. Ja është akoma, ka një pjesë lagjja këtu që prapë është keq, një pjesë këtu, duhet të bërë edhe ajo, me radhë, të gjitha duhen bërë, po kush do t'i bëjë? Ata që ata që duan që këtu të ketë vetëm sherr? Ata që duan që këtu të ketë vetëm njerëz të pakënaqur? Ata që duan që këtu të ketë vetëm njerëz që duan të ndajnë kufij e të tundin flamur?/ CNA
Pasi nxori një intervistë pak ditë më parë, Enkelejd Alibe...
Këtë të premte është zhvilluar mbledhja e grupit të Di...
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si minj ministrat,...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belin...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokrat...
Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet ...
CNA i është vënë nga pas kryebashkiakut Erion Veliaj, për ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë sërish rru...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar pas ...
Lulzim Basha është braktisur nga të gjithë dhe nuk për...
Lulzim Basha ka vijuar talljen me Kryesinë e tij për ç...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaro...
Ditën e nesërme do të publikohen të dhënat e censusit ...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvillu...
Deputetja e Lulzim Bashës, Flutura Açka, ka sulmuar nj...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi me t...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar paralajmërimin...
Grupi parlamentar i PD ka bërë kërkesë për interpelanc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, reagoi këtë të mërk...
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...