
Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë.
Në një deklaratë për shtyp, Rama tha se takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, por në një format më të ngushtë.
Ai pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar një mbledhje në format më të ngushtë.
“Ndjesë për këtë orë të pazakonshme, por është një komunikim i jashtëzakonshëm, i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë.
E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.
Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrel, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situate, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë.
Për fat të keq dhe me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot.
Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit”, u shpreh ai.
Ndërkohë, për lajmin e anulimit të mbledhjes, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu deklaroi se nuk kanë dijeni për një vendim të tillë.
Ky vendim i Ramës vjen pas përplasjeve me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me tensionet Kosovë-Serbi./ CNA.al
Mediat e Kosovës raportuan pak më parë se mbledhja e p...
Mbledhja e përbashkët dy qeverive në Gjakovë është anu...
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë nesër m...
Në një intervistë në televizionin e Irfan Hysenbelliut...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Gazifikimi i vendit është një nga projektet që qeveria...
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i ka thurur lavde ...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja Infrastrukt...
Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli e cilëson përça...
Kreut të PL-së, Ilir Meta, duket se i ka mbetur ora në...
PD-ja e vulës mesa duket do të përballet me një "luftë" të...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ka quajtur shkelje të ligj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj, është shpre...
Kryeministri Albin Kurti ka komentuar draftin e propozuar ...
Gjatë bisedës me moderatorin Ylli Rakipi dhe një panel gaz...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ...
Analisti Fatos Lubonja ka folur rreth situatës brenda ...
Deputeti Saimir Korreshi ka zbuluar se kërkojnë që t’i...
Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Korreshi, është zh...
Një nga njerëzit besnik të Lulzim Bashës e ka pranuar brak...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...