Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Analistët Mentor Nazarko, Mentor Kikia, Neritan Alibali dhe Lorenc Vangjeli, kanë shprehur arsyet se “Përse u zgjodh Shqipëria për t’u zhvilluar samite i BE-Ballkani Perëndimor”.
Analistët u shprehën për "Log" se një nga arsyet se përse është zgjedhur Shqipëria, është se shihet si factor stabiliteti në rajon.
Nga ana tjetër ata paraqitën si arsye se Shqipëria është një barrier për depërtimin rus në rajon, ndryshe nga Serbia që “luan me dy porta”.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Çdo të thotë ky samit për Shqipërinë?
Nazarko: Edhe në vendet e lindjes që janë pjesë e BE-së, samite të tilla ku kanë filluar si traditë të bëhen janë bërë vetëm dy, në Pragë dhe Poloni. Në Ballkan ky është i pari. Unë mendoj që simbolika është e rëndësishme në kuadër të luftës në Ukrainë, kjo tregon se Ballkani është nën mbikëqyrjen e BE. Ky samit është shprehje e rëndësisë së shqiptarëve si komb, ata që e kanë ideuar janë të vetëdijshëm për atë që qeveria shqiptare merr benefitet e veta. Në të gjitha aktivitete që palët i drejtohen mediave në qendër do të ketë kryeministri i Shqipërisë, kjo do të jetë një mundësi dhe për shoë. Kjo është pjesa që nuk i pëlqen zotit Berisha, është një përpjekje për vizbilitet.
Gazetari : Pse Shqipëria?
Nazarko: Shqipëria sepse ka rol konstruktiv në rajon, për shkak të pranisë së shqiptarëve në të gjithë shtete e rajonit, ka një përqindje të popullatës që është pro perëndimore. Nuk mund të bëhej në Serbi, as mal të zi, as Maqedoni. Shqipëria plotëson ca kushte më tepër se të tjerët.
Alibali: Kjo nuk është dhuratë për Shqipërinë. Në samitin e fundit BE-Ballkani perëndimor, u kërkua që BE të jetë më afër rajonit. Këto janë samite që duhet të jenë të përvitshme., mendoj se u zgjodh Shqipëria për shkak të rendit alfabetik, vitin tjetër do të jetë në Sarajevë. Unë mendoj që rajoni nuk do ketë integrim të veçantë, mendoj që i gjithë Ballkani perëndimor, integrimi të bëhet i plotë, kjo edhe për faktin se për shkak të ndryshimeve gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë, prevalon në politikat e BE, prevalon siguria se sa çështjet e tjera. Edhe kërkesa për të përcaktuar një deadline, një moment përfundimtar për të gjithë Ballkanin Perëndimor që do të integrohet në BE në vitin 2030, është kjo kërkesë e BE-së, për ta çliruar Ballkanin nga influencat ruse dhe kineze.
Gazetari : Pse Shqipëria?
Kikia: Pse Shqipëria? Unë mendoj që Serbia ka parë veten gjithmonë si qendrën administrative politike ekonomike të Ballkanit për shkak se është shteti më potent në rajon, por sot Serbia nuk është vendi i preferuar për shkak të akrobacive të çështjeve të sigurisë, ku në një anë troket në dyert e BE, nga ana tjetër është alet i rusëve. Drejtimi i procesit të Berlinit mund të jetë për shkak të rendit alfabetik. Është zgjedhur Tirana për të përcjellë një mesazh të fortë për vendet e Ballkanit,. Për Serbinë, do të jetë një samit anti-serb për rajonin për shkak të sigurisë, për t’i thënë do vazhdojë të jetë satelit i rusëve apo do vazhdojë aspiratën europiane. Kur zgjidhet Shqipëria, është zgjedhur dhe Maqedonia pasi janë në të njëjtin stad, dhe për arsyet e tjera që kanë të bëjnë dhe me faktin se Shqipëria është një faktor i konsiderueshëm.
Vangjeli: Kur javën e fundit të shkurtit nisi agresioni Rus ndryshuan shumë ekuilibra për Europën, e cila u ndie e kërcënuar, por ajo e rizgjoi nga një lloj apatie. Një rrezik i madh në kufirin e saj më lindor solli në mënyrë të domosdoshme edhe atë se çfarë po ndodhte në Ballkanin perëndimor, ku u kuptua që ishte hallka më e dobët e Europës. Një rajon në të cilin depërtimi rus ishte i dukshëm. Pse Shqipëri? Sepse Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi në kuptimin e ekuilibrave gjeopolitik është një barrierë i këtij depërtimi rus. Shqipëria ngjan si një zgjedhje me detyrim./CNA.al
Data 6 dhjetor do të ketë dy ngajrje mjaft të rëndësishme ...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari,është ...
Gazetari shqiptar që jeton në SHBA, Robert Papa, ka fo...
Belind Këlliçi ka folur sërish lidhur me protestën e 6...
Analisti Andi Bushati ka zbërthyer strategjinë e presi...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur sërish për pr...
Ish-gazetari Tedi Blushi, sot një nga sekretarët dhe v...
Takimi i 15-të në nivelin e komitetit parlamentar të ...
Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga mbajta e zgjedhjeve ...
Analisti Lorenc Vangjeli ka thënë se Ilir Meta, kreu i PL-...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar ambasadorin britani...
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur në konferencën m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme nu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nëse Be...
“PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme ka...
Të dielen do të bëhen zgjedhjet në çdo degë të Partisë dem...
Në një takim me strukturat e partisë, Fatmir Mediu, kreu i...
Evi Kokalari-Angelakis ka sulmuar sërish kreun e PD-së, Sa...
Ndërtimi i kateve pa leje, është një ndër çështjet për...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...