“Ai kërkon përballje, do t’ia rezervojmë kur të dojë”/ Berisha, mesazh Ramës
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur në konferencën m...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar ambasadorin britanik, Alistair King-Smith, për shpifje.
Sipas tij është e përdorur e njëjta metodë si me SHBA-në. Është përdorur korrupsioni për të luftuar atë që denoncon më shumë korrupsioni.
“Guvernatorja Kim kalonte nga një takim në tjetrin, duke thënë se fakte kemi, por nuk i kemi, dhe eprori i saj, Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha se kemi faktet dhe do t'i sjellim, pas disa muajsh, në valët e 'Zërit të Amerikës', u bëri thirrje të gjejnë fakte.
Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 për qind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit.
Kjo është e vërteta.
Alistair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente.
Dhe, autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen”, është shprehur Berisha.
Më tej ai ka paralajmëruar se do t’i bëjë të gjitha publike, faktet e gjetura. Sipas tij në këtë valle janë të përfshirë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.
“Unë i kam gjetur dhe do t'ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur.
Shqiptarët do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alistair King-Smith për qeverinë e tij.
Nuk luftoj për veten time, më së pari luftoj për shqiptarët, sepse ambasadorët që janë ekselenca, për definicion janë njerëz që punojnë për ndërtim urash dhe bashkëpunimi, por edhe për informacion, atë çfarë ka mashtruar Alistair King-Smith qeverinë e tij, turpëron çdo qenie njerëzore.
Unë do ua bëj të ditur shqiptarëve, unë vetë i di, por dua që shqiptarët t’i dinë.
Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin.
Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë.
Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat europiane, por jo me mafian. Kurrë!
Një ambasador si Alistair Smith-King i lejon vetes të thotë se ky njeri është i lidhur me kriminelët, për një njeri që i ra derës dhe që nuk e kisha njohur kurrë, dhe e bën këtë se ndan favore me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mua m’u dha rasti që mbroj interesin e vendit tim nga kushdo, nga cilado mafie.
Ia kam thënë dhe ia them sot, ai ka vepruar fshehtas, unë veproj hapur.
Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj edhe dinjitetin e qeverisë britanike.
Se ai shpif me ato që i kanë thënë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Do i bëj publike”, është shprehur Berisha./CNA.al
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur në konferencën m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme nu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nëse Be...
“PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme ka...
Të dielen do të bëhen zgjedhjet në çdo degë të Partisë dem...
Në një takim me strukturat e partisë, Fatmir Mediu, kreu i...
Evi Kokalari-Angelakis ka sulmuar sërish kreun e PD-së, Sa...
Ndërtimi i kateve pa leje, është një ndër çështjet për...
Analisti Shpëtim Nazarko ka folur rreth arsyeve pse gj...
Kandidati i Primareve të Partisë Demokratike, për Bash...
Kandidati i inceneratorëve në Primaret e PD-së, Gerti ...
Adriana Kalaja, kandidatja në garën e Primareve të PD-...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, është ankuar për...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka bërë...
Ditën e djeshme mediat spanjolle kanë raportuar për nj...
Ashtu sikurse në çdo protestë të zhvilluar nga Partia ...
Analisti Artur Zheji ka analizuar protestën e thirrur nga ...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka përgënjeshtruar...
Të gjithë po flasin për vulën, datën e gjyqit, vulën e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...