Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Po dëgjoja Kryeministrin sot, teksa fliste në eventin e organizuar për nismën “Ballkani i Hapur” duke argumentuar se kjo nismë do të ndihmojë së pari fermerët shqiptarë.
Jam e bindur se fermeri shqiptar e di shumë mirë se kjo është një propagandë e shëmtuar dhe se realiteti flet krejt ndryshe, ata po e heqin në lëkurë politikën e mbrapshtë të qeverisë, por dua të ndaj sot disa shifra edhe për pjesën tjetër të publikut për të argumentuar se pse e gjithë kjo që po propagandandon Edi Rama është një gënjeshtër e madhe.
"Ballkani i Hapur" ka në përbërjen e vetë sot 3 shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Maqedonia e Veriut konkurron fort në Shqipëri, ndër të tjera, me produktet e saj bujqësore. Si pasojë e kësaj konkurrence, e cila vjen kryesisht prej faktit se ata kanë politika shumë të mira subvencionuese dhe stimuluese për fermerët e tyre e për rrjedhojë çmimet e produkteve dalin me kosto më të lirë, sipërfaqja bujqësore në Shqipëri nga viti 2005 e deri në vitin 2020 sipas INSTAT është rritur me vetëm 20 ha. Pra, në 15 vite, 9 prej të cilave zoti Rama është kryeministër, fermerët kanë shtuar vetëm 20 ha sipërfaqe të mbjellë, edhe kjo (po sipas INSTAT) është kryesisht sipërfaqe e mbjellë me misër.
Serbia nga krahu tjetër, një nga produktet që konkurron fort fermerin shqiptar është qumështi. Prodhimi i qumështit (sipas INSTAT) ka rënë që pas nënshkrimit të marrveshjes së "Open Balkan" me rreth 20 mijë ton në Shqipëri. Nëse flet me prodhuesit dhe u hedh një sy edhe statistikave të doganës do të kuptosh se qumështi shqiptar është zëvendësuar me atë serb, duke i shkaktuar humbje, por edhe mungesë interesi fermerit shqiptar, për shkak se Serbia ka një politikë të fortë subvencionuese për blegtorinë.

Një Kryeministër, i cili ka si mision t'i shërbejë vendit të vetë, para se të lejojë tregjet e huaja të konkurrojnë më lirshëm në Shqipëri, sigurohet se tregu vendas përfiton nga këto lehtësi.
Një Kryeministër, i cili u shërben shqiptarëve, së pari do të miratonte politika agresive mbështetëse dhe subvencionuese për fermerin shqiptar e kur të sigurohej se ai është mjaftueshëm i fuqishëm do të kërkonte marrëveshje jashtë, jo për ta dëmtuar, por për ta ndihmuar.
Ajo që Rama po bën me "Open Balkan" është pikërisht e kundërta. Ai po i siguron një ambient edhe më të favorshëm fermerëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të konkurruar edhe me bindshëm fermerin shqiptar. Pa harruar këtu faktin që duke u dhënë atyre aksesin në Adriatik, pa tarifa e kosto, do t'ua lehtësojë edhe më shumë barrën fermerëve të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut duke u ulur kostot e lëndës së parë.
Ndaj, nuk ka asnjë habi se përse "Open Balkan" merr mbështetje kaq të madhe nga Ministri i Jashtëm Rus, Lavrov, dhe sigurisht Presidenti i Serbisë Vuçiç. Në thelb kjo nismë i shërben fuqizimit të mëtejshëm ekonomik të Serbisë dhe dobësimit të shqiptarëve, si atyre në Shqipëri dhe atyre në Kosovë. Ballkani hapet për Serbinë dhe Rusinë dhe mbyllet për shqiptarët.
E duke qenë se sot e krahasoi Ballkanin me një burrë që ka ngelë në derë se nuk e merr njeri, unë besoj se i vetmi “burrë” që u ka ngelë në derë shqiptarëve është ai.
Një kryeministër që i shërben kujtdo përveç shqiptarëve, ndaj sa më shpejt ta “martojmë” aq më mirë për të gjithë ne.
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka ngritur një pikë...
Pak kohë më parë, videoja ku kreu i PD-së, Sali Berish...
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për...
Për të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha është “zhduk...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me të njëjtin r...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA, erdhi në Sh...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe ish-kreu i Eme...
Peter Beyer, deputet dhe kryeraportues për Shqipërinë ...
Deputetja më e vjetër e Parlamentit, Luljeta Bozo, ka ...
Presidenti Ilir Meta u kritikua nga opozita për shkak se a...
Jubileu i Platintë i madhërisë së saj, Mbretëreshës së...
Gjatë një interviste me shërbimin maqedonas të "Zërit ...
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar qeverinë lidhur m...
Gazetari Artan Hoxha është pyetur mbrëmjen e sotme lid...
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri ishte tema e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zhvilluar sot n...
Bojkoti që opozita i bëri procesit të presidentit për ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot ka qenë t...
Partia Agrare Ambientaliste do të dalë e vetme në zgje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...