web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës te përplasjet me Bashën/ Fatmir Merkoçi flet për rrugëtimin në PD

2 Dhjetor 2022, 23:00, Politikë CNA
Nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës te përplasjet me
Kandidati për primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Fatmir Merkoçi

Kandidati për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Fatmir Merkoçi, ka treguar për CNA.al kontributet e tij në PD për 32 vitet që ka qenë i përfshirë në politikë.

Merkoçi, një nga intelektualët që ka marrë pjesë në shembjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha, ka folur për kundërshtimet dhe për disa nga çështjet që ka ngritur zërin në PD.

Ai ka folur që nga protestat dhe kërkesat ndaj demokratëve, deri te pëeplasjet me Lulzim Bashën në kohën kur ky i fundit ka qenë kryetar i PD-së.

Pjesë nga deklarata e Merkoçit në prononcimit për CNA.al:

Primaret janë koncept konservator dhe si koncept konservator në primare nuk dilet me program sepse te programi partisë ti mund të kesh dy tre pika të forta tuajat, por si program qeverisës është programi i partisë. Ndërsa në primare votohet brenda partisë dhe mbi bazën e vlerave dhe kontributeve të personit. Pra, së çfarë vlerash dhe kontributesh ke ti që anëtarësia të të votojë dhe të të besojë. Unë besoj se për 32 vjet kamë dhënë çdo gjë, ose gjithçka. Nuk besoj se mund të ketë një të dytë në Shqipëri me kontributet e mia. E kam nisur me 2 korrikun. Unë rrjedh nga një familje të deklasuarish quhej në atë kohë sepse im atë është arrestuar në 10 janar të ’45-ës. Dhe kështu që primaret janë me koncept konservator dhe unë kam ndjekur këtë koncept, në çdo takim kam paraqitur vlerat dhe kontributet e mia.

Nuk janë vlera apo kontribute se kam rrëzuar bustin e Enverin dhe kam mbetur i plagosur, përkundrazi ka qenë një luftë e ashpër në të gjitha pikat. Kam kundërshtuar edhe partinë. Kam kundërshtuar edhe Lulin. Kam kërkuar në 2015-ën largimin e Lulzim Bashës, e kam kundërshtuar edhe në 2021-shin kur i thashë që duhet të japësh dorëheqjen, edhe kur u rizgjodh kryetar partie, përsëri i kërkova dorëheqjen. Kam kërkuar tre ditë përpara që kandidatët të tërhiqen nga gara.

Jam njeriu që kam refuzuar dekorimin e presidentit me ceremoni zyrtare në 2011-ën, me motivacionin që nuk jemi ndarë nga komunizmi, nuk kemi dënuar komunizmin dhe vazhdojnë mbajnë akoma titujt dhe gradat e asaj kohe. Skemi hapur dosjet e sigurimit të shtetit, gjë që i kam kërkuar që në ’94 e këtej. E kam kërkuar me shkrim, nëpër takime.

Jam njeriu i parë që kam kërkuar Reformën në Drejtësi në shtator të 2013-ës. Por jam edhe njeriu i parë që kam refuzuar Kushtetutën, reformën në drejtësi dhe kam thënë që kjo reformë do dështojë me argumenta.

Jam njeriu që në ’98-ën kam thënë që kjo Kushtetutë nuk është shqiptare, duhet bërë nga shqiptarët. Kam kundërshtuar vendosjen e një minoriteti etnik në Shqipëri, në Kushtetutë. Kam thënë që në Kushtetutë nuk duhet të jetë populli i shqipërisë, por populli shqiptar.

Jam njeriu që kam bërë gjithë kohën revolta. Jam njeriu i parë që kam denoncuar edhe inceneratorët që të gjithë heshtën, një vit e gjysmë para kisha që protestoja për portin e Durrësit dhe i kërkoja pikërisht kryetarit të partisë në atë kohë, Lulzim Bashës të prononcohej për aferën se 2 miliardshin e euros unë jua kam nxjerrë këtyre dhe u thoja që këto janë lekë të pastrimit të parave të Edi Ramës, nuk janë lekë të Alabbar.

Gjithashtu, jam njeriu që kam kërkuar sistematikisht dhe periodikisht minimumim jetik, kam dalë tre javë para Kryeministrisë  duke protestuar i vetëm. Kauzat e mia janë për popullin, jo për një grup njerëzish apo një individ të veçantë.

Pak a shumë në primare unë këto kam paraqitur dhe përsa i përket kandidatëve të tjera, ata nuk kishin asnjë vlerë, asnjë kontribut. Unë ia kam kërkuar, po u morën me programin, a thua se ishin kandidatë të pavarur dhe jo kandidatë të PD-së.

Kam deklaruar se për faktin që po futesh në garë, gjithkush duhet të japë dorëheqjen, duhet të jetë pa poste, qoftë funksionar, qoftë deputet, qoftë ku të dojë, gjë që nuk e bënë.

Rama – Veliaj të gjithë sulmin e kanë me emrin tim sepse kanë deklaruar nëpërmjet kandidatëve të tyre, qoftë edhe nëpërmjet njerëzve të Sorosit që janë brenda partisë time, se kushdo mund të dalë kandidat, vetëm Fatmir Merkoçi jo. Sepse ai e di shumë mirë që jam njeriu më i pakorruptueshëm në këtë shtet.

Në 32 vjet nuk kam pasur asnjë funksion partiak apo shtetëror./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga