Mandati i Presidentit/ Meta: Kam mbrojtur interesat e kombit
Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...

Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me qëndrimet që ka mbajtur përgjatë viteve që ka qenë në krye të Presidencës.
Meta tha se në çdo rast ka qenë shumë i bindur, se vendimet e tij kanë qenë të drejta dhe transparente.
Ai u ndal te përplasjet me qeverinë lidhur me propozimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm dhe me propozimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.
Presidenti deklaroi se në të gjitha debatet situata ka qenë shumë e qartë, ndërsa pretendoi se ka qenë shumë bashkëpunues.
“Unë në çdo rast kam qenë shumë i bindur, se vendimet e mia kanë qenë shumë të drejta dhe transparente, dhe se kanë qenë vetëm në interes të popullit shqiptar.
Unë kam qenë absolutisht i sigurt, se çfarëdo që do të ndodhte, për shembull në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk duhet ta kishte marrë fare çështjen në shqyrtim, ose duhet të kishte dhënë një përgjigje që në korrik me legjislaturën e vjetër, ajo është një çështje që do të fitohej në Gjykatën Europiane për 1 sekondë.
Por, kjo pa dyshim që do të sillte largimin automatik të të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që do të votonin në mënyrë të verbër, për një urdhër politik të mazhorancës.
Më thoni një çështje ku Presidenti nuk ka pasur të drejtë? Le të marrim disa raste:
Për çështjen e zotit Lleshaj, që erdhi i propozuar për Ministër i Brendshëm, Presidenti ka kërkuar transparencë për këtë çështje nëse është apo nuk është Gjeneral? Përgjigja i ka ardhur që nuk është, dhe se nuk ka asnjë pengesë ligjore.
Ndërkohë që mediat dhe persona me integritet paralajmëruan që kjo nuk ishte e vërtet, pra ai ishte Gjeneral. Atëherë Presidenti, kërkon edhe një herë tjetër që kjo çështje të sqarohet dhe qeveria i shmanget! Në këto kushte si mundet Presidenti, të bëjë një shkelje të rëndë të Kushtetutës, për të cilën me të drejtë kushdo një ditë më pas do të kishte të drejtën t'i kërkonte dorëheqjen, sepse ishte një çështje e cila ishte paralajmëruar.
Dhe Presidenti nuk e bënë këtë akt, pra nuk e shkeli Kushtetutën. Pasi lëshohet edhe një batare e tërë sulmesh kundër Presidentit, ndodhi që mbas dy javësh Ministria e Mbrojtjes sjell kërkesën për të liruar nga detyra Gjeneralin. Pra kush e kishte përgjegjësin në këtë rast!
Marrim rastin e kandidatit për ministër të Jashtëm zotit Cakaj. Si mundet të sillet një propozim i tillë, për një individ, i cili nuk ka asnjë njohje në gjithë jetën publike, diplomatike, institucionale të vendit, që nuk ka qenë asnjëherë në Kuvend apo Komision të Jashtëm. Një individ i cili nuk është takuar asnjëherë me Presidentin, apo me përfaqësues të jetës politike, dhe në fund të fundit nuk dihet nëse ka një adresë fikse në Shqipëri.
Pavarësisht nga të gjitha të dhënat që mund t'i ketë si shumë i aftë apo i talentuar. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e detit që përcaktoi edhe përgjegjësit në atë rast, si të Presidentit, të Qeverisë, të ministrit të Jashtëm në gjithë çështjet e marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare të vendit, ka disa specifika të veçanta.
Nëse ai do të hedhë një firmë diku në një mënyrë të paautorizuar, të pakontrolluar, është një përgjegjësi që ngelet përgjithmonë për vendin, në të gjitha gjyqet ndërkombëtare dhe kjo është një problem serioz. Unë e bëra të qartë se kompetencat e Presidentit të Shqipërisë, përsa i takon Qeverisë janë më të forta, se kompetencat e Presidentit të Italisë.
Nëse Presidenti i Italisë ka të drejtë të mos dekretoje për një arsye të interesit kombëtar apo publik një ministër të caktuar, siç edhe bëri para 3 vitesh për një rast të caktuar, të një kandidati për ministër të Salvinit, i cili kishte vënë në diskutim qëndrimin e Italisë në euro. Dhe Presidenti tha; ky për interes të Italisë nuk mund të jetë ministër dhe do shkojmë në zgjedhje dhe i thanë që ta emërojmë ministër diku tjetër. Presidenti i Italisë atëherë tha, dikujt tjetër po, por jo këtu”, theksoi Kreu i Shtetit./ B.A. – CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur ditën e sotme në n...
Në Tiranë, studiues të jetës politike kërkuan që trans...
Gazetarja Sonila Meço e pranishme në tryezën e shoqëri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe presidenti Ilir Meta d...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në try...
Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin do të mblidhet...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Myslim Murrizi, ka reagua...
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar mbledhj...
Financimi i partive dhe bërja transparente e tyre, mbe...
Anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi, ka folur për ...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA, por pre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mba...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka...
Partia Demokratike ka përkujtuar vizitën e James Baker...
Duke nisur nga data 1 korrik, i gjithë personeli ushtarak ...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme bëri të ditur se ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...