Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Në Tiranë, studiues të jetës politike kërkuan që transparenca e financimit të partive politike të bëhet përmes ligjit detyrues dhe jo me vetëdeklarimet e deritanishme.
Ekspertët shqiptarë pohuan, në një tryezë mbi integritetin e zgjedhjeve, se transparenca e financave partiake është një nga pikat më të dobëta të jetës politike, ndonëse kjo çështje është një nen i posaçëm në Kushtetutën e Shqipërisë.
Ekspertët vendës dhe ndërkombëtarë, rreth një tryeze të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndihmë elektorale dhe Qendra për Sundimin e Ligjit në Universitetin e Helsinkit, theksuan se transparencës së financave politike është thelbësore për t'i kthyer integritetin dhe besimin te zgjedhjet e Shqipërisë.
Studiuesi i njohur i politikës, dr. Afrim Krasniqi, kujtoi në tryezë se Shqipëria e ka të shkruar si nen në Kushtetutë që partitë politike duhet të publikojnë gjithmonë financimet e tyre, por kjo nuk është zbatuar dhe, sipas tij, nuk pritet të bëhet realitet as në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare.
Krahas nevojës për të riformatuar KQZ-në, tha ai, një temë kryesore e transparencës së financave është dekriminalizimi i politikës nga prurjet kriminale të parave dhe kandidatëve.
“Është thelbësore pikëpyetja se çfarë do të bëjmë me dekriminalizimin. Ne largojmë me të drejtë nga politika një person që plotëson gabim formularin, por nuk largojmë nga politika një individ, i cili financohet nga grupet kriminale dhe kjo mbetet edhe në deklaratat amerikane, si për non gratat, ashtu edhe për individët e përfshirë në sanksionet financiare në lidhje me aktivitetet kriminale, dhe të tillë kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi” - tha zoti Krasniqi.
Vëzhgues me përvojë si Shoqata për Kulturë Demokratike mendojnë se reformat zgjedhore nuk janë efikase dhe partitë politike kanë vullnetin minimal për transparencën e financimeve të tyre.
Drejtuesja e kësaj organizate me përvojë 30-vjeçare në vëzhgimin e zgjedhjeve, Gerta Meta, theksoi se vetëdeklarimi i partive nuk funksionon, tani kontrollet duhen bërë me ligj dhe me forcë detyruese.
“Mënyra se si auditët dhe KQZ i ka përfshirë ata në këtë detyrë, ata duhet të kthehen nga monitorues të thjeshtë që lëxojnë vetëm faturat që u ofrojnë partitë politike, por monitorimi duhet të jetë më i thellë për të gjetur se realisht nga vijnë këto paratë e palëve të treta dhe donatorëve hije, që financojnë thellësisht dhe me shumë para fushatat zgjedhore në Shqipëri” - tha zonja Meta.
Bashkëkryetari opozitar i komisionit të sapongritur për reformën zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, tha se pjesë e kësaj reforme duhet të jenë një herësh institucionet vendase e ndërkombëtare si edhe organizatat joqeveritare.
Sipas tij, çështja kryesore, bashkë me fshehjen e burimit të parave, është shfrytëzimi i burimeve shtetërore nga qeveria socialiste gjatë fushatës zgjedhore.
“Problemi shqetësues është se shteti, me buxhetin e shtetit, së bashku me krimin e organizuar dhe me paratë e pista, zbret në fushë betejën elektorale. Kjo çështje është trajtuar në konstatimet dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe kësaj i duhet gjetur një zgjidhje” – tha zoti Alibeaj.
Përfaqësueqi i Partisë Socialiste në këtë konferencë, Eridian Salianji, tha se financat e partive duhen kontrolluar në kohë më të gjatë, jo vetëm në kohë fushatash, sepse ato janë në veprimtari elektorale gjithë kohës, dhe gjithçka e bëjnë për qëllime elektorale.
"Ligji për partitë politike dhe Kodi Zgjedhor duhen ndryshuar njëkohësisht sa i takon financimit të partive, shpenzimeve dhe kontrollit të tyre, që të mos kenë mospërputhje. Ligji i partive politike, edhe pse është një ligj i thjeshtë me 71 vota, duhet të trajtohet në kuadër të reformës zgjedhore nga të gjithë palët; PS, PD dhe subjekte të tjerë” - tha ai.
Në takim u diskutua mbi fuqizimin e KQZ që të kontrollojë financimet dhe shpenzimet e partive politike para dhe pas zgjedhjeve.
Po ashtu u kërkua që krahas financimit të partive, duhen përcaktuar rregulla të sakta si funksionon lobimi dhe fondi për lobimin.
Komisioni i posaçëm i Reformës zgjedhore zhvilloi mbledhjen e parë të premten e kaluar me anëtarë të barabartë dhe bashkëkryesim të shumicës dhe opozitës, për të shqyrtuar 23 rekomandime të OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.
Të paktën 5 rekomandime kryesore lidhen “me rishikimin e kornizës ligjore, për të garantuar të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë, për identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të blerjes së votës, për garantimin e sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve dhe kufizimin e përdorimit në lajme të materialeve elektorale”.
Raporti i ODIHR-it, vlerësoi procesin zgjedhor, se “votuesit patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë dhe në kushtet e një kuadri ligjor që respekton liritë themelore”, por përmend shqetësimet lidhur me shitblerjen e votës si dhe “shfrytëzimin nga ana e Partisë Socialiste të burimeve që jep qenia në pushtet”./voa
Gazetarja Sonila Meço e pranishme në tryezën e shoqëri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe presidenti Ilir Meta d...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në try...
Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin do të mblidhet...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Myslim Murrizi, ka reagua...
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar mbledhj...
Financimi i partive dhe bërja transparente e tyre, mbe...
Anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi, ka folur për ...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA, por pre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mba...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka...
Partia Demokratike ka përkujtuar vizitën e James Baker...
Duke nisur nga data 1 korrik, i gjithë personeli ushtarak ...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme bëri të ditur se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka pu...
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, zv.kryeministri Ar...
Duket qartazi se prej gati një muaji, Evi Kokalari, e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...