Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Mjekësisë kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me qendrën spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe Universitetin "Vita-Salute San Raffaele" të Milanos, pjesë e rrjetit më të madh dhe më prestigjioz të spitaleve në Itali dhe një nga institucionet më të njohura akademike dhe kërkimore në botë.
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në ambientet e QSUNT-së me praninë e Kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mjekë, pedagogë, studentë si dhe drejtues dhe staf nga Qendra spitalore prestigjioze në Itali, "San Raffaele".
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë fjalës së saj u ndal tek arritjet dhe përmirësimet e sektorit të shëndetësisë ndër vite.
Ministrja Koçiu detajoi punët më të rëndësishme që kanë shënuar transformimin e sistemit shëndetësor në vend, si rritja e buxhetit, investimet në insfrastrukturë, në pajisje biomjekësore, në shërbime të reja shëndetësore, në skemën e medikamenteve dhe rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.
“Kur morëm detyrën buxheti i shëndetësisë ishte vetëm 250 milionë euro, sot me rritjen e Mbrojtjes Sociale është një buxhet historik prej 1 miliard eurosh. Kjo do të thotë më shumë mundësi për punë, më shumë shërbime, më shumë investime dhe pa diskutim shërbim shëndetësor më cilësor. Kemi investuar gjatë këtyre viteve dhe kemi ndërtuar plot 53 shërbime dhe spitale prej të cilave 10 janë të ndërtuara tërësisht nga e para. Gjithashtu investimet janë shtrirë edhe në shërbimin parësor duke ndërtuar plot 400 qendra shëndetësore në mbarë vendin dhe duke transformuar mënyrën me të cilën ofrohen shërbimi shëndetësor në kujdesin shëndetësor parësor”,- u shpreh Koçiu.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se gjatë këtyre viteve është ndryshuar tërësisht skema e trajtimit dhe të menaxhimit të barnave.
“Nga kur morëm detyrën çmimet e barnave janë ulur me 30 % dhe ndërkohë kemi dyfishuar buxhetin për medikamentet e rimbursueshme. Gjithashtu kemi shtuar me 200 listën e medikamenteve të rimbursueshme të barnave për të sëmurët kronikë. Sot janë 210 mijë pensionistë të cilët marrin 100% barna të rimbursueshme, ndërsa 6000 qytetarëve të tjerë të pasiguruar u ofrohet shërbim shëndetësor me të njëjtat standarde si qytetarëve të tjerë”-detajoi ajo.
Në fjalën e saj, Koçiu tha se në 12 vite janë shtuar pajisjet biomjekësore të domosdoshme për diagnostikim duke investuar në plot 70 milionë euro për të pajisur të gjitha spitalet, si dhe theksoi transformimin rrënjësor të Urgjencës Kombëtare.
Duke vlerësuar punën e mjekëve, Koçiu u ndal te përmirësimi i kushteve dhe rritja e pagave. “Kur morëm detyrën paga e mjekut ishte vetëm 490 euro, sot paga mesatare është 1670 euro ndërkohë që paga mesatare e infermierit është 850 euro. Po patjetër do të vazhdojmë të bëjmë akoma më shumë kur vjen puna te sistemi i pagave, meritokracia, performanca. Për çdo mjek që zgjedh të punojë larg vendbanimit ka një bonus prej 2500 eurosh mbi pagën që merren, për të shërbyer edhe në skajet më të largëta të vendit”, - nënvizoi ajo.
Ndërkohë një reformë shumë e rëndësishme e cila ka filluar të aplikohet në sistemin tonë spitalor është Reforma e Autonomisë Spitalore.
“Ka filluar në spitalin Memorial me shumë sukses, është e shtrirë edhe këtu në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' dhe që sigurisht thelbin e saj e ka te një mirëmenaxhim i brendshëm, i strukturave nga vetë ekipet shëndetësore, nga vetë mjekët, por dhe nga vetë drejtuesit e strukturave spitalore, me qëllimin e vetëm rritjen e cilësisë së shërbimit”,-tha Koçiu.
Më tej, ministrja e Shëndetësisë foli mbi rëndësinë dhe impaktin që do të ketë kjo marrëveshje për sistemin shëndetësor në vend.
“Në thelb të kësaj marrëveshje qëndron ndërtimi i një partneriteti strategjik që synon ofrimin e konsulencës në menaxhimin dhe përmirësimin e efikasitetit operacional të QSUT-së dhe të Universitetit të Mjekësisë duke forcuar akoma më shumë lidhjen mes kërkimit shkencor, formimit akademik dhe shërbimeve klinike”, -u shpreh Koçiu.
Gjithashtu, Koçiu tha se ky bashkëpunim përfshin edhe programet e specializuara të trajnimit për stafin akademik dhe për stafet shëndetësore, si dhe krijimin e projekteve të përbashkëta kërkimore duke nxitur më shumë inovacionin në fushën e shëndetësisë.
“Në tërësinë e saj kjo aleancë e re që jemi duke ndërtuar sot do të na mundësojë të ofrojmë shumë shërbime cilësore, dije më të thella dhe me shumë mundësi për qytetarët tanë” - tha ministrja e Shëndetësisë.
Në përfundim të fjalës së saj, Koçiu u ndal te vizioni dhe synimi i mëtejshëm i transformimit të QSUT.
“Ajo që ne synojmë është që QSUNT të shndërrohet në një nga qendrat më të avancuara në shërbimin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor. Të jetë një qendër që nuk është vetëm një qendër graviteti, por një qendër e një sistemi modern, efikas dhe akoma më shumë profesional”- përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një tak...
Sot kryeministri Edi Rama ka qenë në Ish-Uzinën e Autotrak...
Këtë të hënë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ishte në ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ambientet e Ish...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Njësinë Administrative ...
Universiteti i Mjekësisë i Tiranës ka hedhur një tjetër ha...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka zhvillua...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në ...
Pas videove virale, Luli Basha ka shigjetuar kryeministrin...
Sot në orën 11:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zh...
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Ed...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot në Kuço...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi i tij...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel një mesazh në ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë mbr...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbr...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj zhvilloi këtë të die...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim në q...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...