web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kushdo që kërkon zgjidhje e ka vendin sot në shesh”/ Këlliçi, thirrje qytetarëve: Ndaloni shtypjen

24 Janar 2026, 12:11, Politikë CNA

“Kushdo që kërkon zgjidhje e ka vendin sot në shesh”/

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës sot në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Deputeti shprehet se kushdo që kërkon zgjidhje dhe ndalimin e sundimit e shtypjes e ka vendin e tij sot në shesh.

“Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.

Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.

Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi apo do ta ndalim?

Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.

Bashkohemi në një protestë historike në orën 17:00, para Kryeministrisë”, shkruan Belind Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga