"Bashkëpunim për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë"/ Spiropali takon ministrin e Jashtëm turk në Stamboll
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Në mbledhjen e sotme të komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme është diskutuar lidhur me disa ndryshime në Kodin Penal.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij tha se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca synojnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët profesionistë, por jo për ato që ai i cilësoi si profesionistët e shpifjes.
Ai shtoi më tej se këto ndryshime të propozuara nga qeveria kanë si synim mbrojtjen e publikut dhe garantimin e standardeve europiane në fushën e informimit.
Balla foli edhe për fyerjen ku tha se asnjë vend në Europë nuk e ka hequr nga Kodi Penal.
Fjala e plotë e Ballës:
Unë, sa të jem personalisht, flas këtu jo si kryetar i grupit, nen të fyerjes nga Kodi Penal nuk heq. Për mua fyerja është një vepër penale. Për fat të mirë, edhe pse unë do të doja të ishte më e ashpër në Republikën e Shqipërisë, fyerja nuk dënohet me burg, por me gjobë. Dhe e vërteta është që kam qenë një prej njerëzve mbështetës që në 2008, kur e kam votuar me bindje të plotë shpërndarjen e materialeve raciste, ksenofobe në sistemet kompjuterike. Sa kishte filluar ky muhabeti i internetit dhe rrjeteve sociale në atë kohë, nëse ju më ftoni që t’i fshij ato, nuk e bëj dot. Fyerja me motive raciste, ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik.
Tani ta lëmë këtë pjesë, sepse për fyerjen nuk ka asnjë vend europian që të mos e ketë në Kod Penal. Ju më thoni ta heq, tani shkojmë te 120-a që të jemi transparentë me publikun. Besoj na ndjek publiku. Sa i përket 120-ës, që është shpifja, më vjen keq për një pjesë. Sa u përket gazetarëve, varianti që ka ardhur e ka dekriminalizuar plotësisht, por këtu pastaj duhet të ndajmë ça janë gazetarë: Kush janë gazetarët?
Po vure një bexhë dhe vetëshpallesh gazetar, në asnjë vend të Europës nuk je gazetar. Dhe është shtuar paragrafi, dhe ju lutem ndiqeni fjalë për fjalë, në atë që ka bërë në një zgjidhje tepër të mirë qeveria. Edhe kjo që po lexoj unë është konfirmuar 100 për qind nga Komisioni Europian. Një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht se si apo vendi ku e ushtron aktivitetin, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes.
Sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave, thënieve, të çdo informacioni tjetër përmes shtypit, mediave audiovizive, medias elektronike ose platformave të tjera të komunikimit publik, kur: 1. qëllimi kryesor është informimi i publikut mbi çështje me interes të përgjithshëm; 2. në momentin e publikimit ai nuk ka dhe, në rrethana konkrete, në mënyrë të arsyeshme nuk kishte dijeni se të dhënat apo informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre, dhe, pasi të jetë informuar nga personi i tretë, pra personi i prekur, ose autoritetet kompetente, se të dhënat apo informacionet faktike janë haptazi të rreme ose qartazi të pasakta, ai vepron pa vonesë për të bërë një përgënjeshtrim ose sqarim, ose për t’i hequr ato, për ta çaktivizuar aksesin në to.
Për qëllimet e këtij neni, përhapja me mirëbesim do të thotë përhapje që plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin e tretë dhe bëhet në përputhje me rregullat etike profesionale të gazetarisë mbi baza faktike të arsyeshme. Vlerësimet, opinionet, komentet kritike dhe interpretimet, edhe kur janë therëse, të ekzagjeruara ose fyese, nuk konsiderohen shpifje në kuptim të këtij neni, përveç nëse përmbajnë shprehimisht ose të nënkuptuara pretendime, fakte, të dhëna apo informacione objektivisht të rreme.
Tani problemi që unë mendoj se e keni ju, dhe lexova edhe disa shoqata sot, ka të bëjë me ç'do të thotë i punësuar, i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Këtë gjë, unë mendoj që gazetarët e kanë shumë të thjeshtë. Ata duhet të organizohen dhe bujrum. Komisioni juaj duhet të hartojë bashkë me gazetarët ligjin për profesionin e rregulluar të gazetarit dhe punonjësit të medias dhe aty të jetë të gjitha se si regjistrohet.
Sa i përket figurës së veprës penale, duhet të garantoj sot çdo gazetar që funksionon si i tillë në Republikën e Shqipërisë, që në këtë koncept nuk ka më vepër penale për shpifje për gazetarin, kur gazetari është realisht gazetar, jo kur gazetari e vetëshpall veten gazetar, me një bexhë këtu e thotë 'unë jam gazetar'.
Dhe ka një gjë, dhe po jua them nga eksperienca personale. Kam pasur një rast personal. U bë një lajm. U bënë të gjitha njoftimet e të gjitha institucioneve përkatëse. Rezultoi që lajmi ishte i rremë. Dhe përgjigjja e mediave në atë kohë, një komunikim institucional me e-mail: 'ju lutem, e keni verifikuar?'
Po, jemi të sigurt që lajmi është i rremë. Por ne nuk e heqim dot lajmin e rremë, se kemi marrë shumë klikime. Prandaj nisma. Dhe unë ju mbështes. Mendoj që ne do të kemi shumë punë për këtë gjë dhe komisioni juaj do të ketë shumë punë për këtë gjë. Kjo nuk rregullohet as këtu. Për të sqaruar pozicionin që u tha edhe nga relatori në rastin në fjalë, ajo që kemi marrë nga qeveria është dokumenti që ka marrë dhe në vlerësimin tonë, konfirmimin nga Brukseli për këtë hap që do të hedhim. Kemi gjithë dëshirën e mirë që nën udhëheqjen e komisionit tuaj dhe dy kryetarëve e nënkryetarëve aty të vazhdojmë, le të themi, të hulumtojmë edhe më shumë.
Edhe pse personalisht, në përfundim të kësaj ndërhyrjeje, dua që për efekt të referencës së diskutimeve në këtë komision të nderuar, që dikur e keni drejtuar ju me shumë profesionalizëm, e theksoj, t’ju kujtoj se ndër vendet e Bashkimit Europian që vazhdojnë ta mbajnë shpifjen si vepër penale janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia. Ato që e kanë hequr janë vetëm Qipro, Estonia, Irlanda. Rumania është gjysmë për gjysmë.
Edhe kur bëj këto deklarata, është një hap i madh ndryshimi që ka sjellë qeveria. Sepse e ndan shpifësin profesionist nga shpifësi amator. Shpifësit profesionist i tregon vendin, shpifësin amator e ndan. Dhe e vërteta është që me ndryshimin që për gazetarët, në momentin që është i organizuar, në momentin që njihet me profesion gazetar, pra punon në një media të regjistruar, i organizuar në shoqata të tjera përjashtohet për çdo rast, por ama një gjë duhet ta bëjmë të gjithë.
Dhe jam zotuar për këtë gjë që, si kryetar i këtij grupi parlamentar të shumicës, të bëjmë një gjë, jo për ne, por për gjithë qytetarët që bien target dhe shënjestër e një lajmi të rremë. Dhe këtu besoj që ka dakordësi nga ana juaj që duhet t’i gjejmë, duhet t’i japim një zgjidhje kësaj. /CNA
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Kryedemokrati Sali Berisha zbuloi sot pak nga mënyra sesi ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se f...
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj tregoi s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrë...
Ish-prokurori, Eugen Beçi sqaroi procedurat dhe afatet që ...
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur sot rreth ekzist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar ar...
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u ndal sot te votimi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar ...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi komentoi sot votën e opozitës...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me ...
Një fotografi e shkrepur gjatë daljes nga ambientet e Kuve...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuv...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, akuzoi sot qeverinë si të ...
Kryeministri Edi Rama njoftoi nga foltorja e Kuvendit se t...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, e cila ...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka hedhur poshtë pre...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka fikur mikrofonin k...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...