Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari në një intervistë për CNA, është shprehur se protesta e opozitës ka një kërkesë të panegociueshme, largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të parakohshme.
Muçollari thekson se opozita po kryen detyrën e saj kushtetuese ndaj një regjimi që ka kapur shtetin përmes korrupsionit.
Ai nënvizon se, kjo protestë synon të rikthejë votën e lirë si instrument ndryshimi për një qeverisje në funksion të qytetarëve dhe Shqipërisë.
“Protesta e thirrur nga opozita është pjesë e një lëvizje ose më saktë një sezon protestash me një kërkesë kryesore të panegociueshme: largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të parakohshme. Opozita është në kryerjen e detyrës së saj kushtetuese dhe morale për të patur një reagim të drejtpërdrejtë ndaj një regjimi që ka kapur shtetin përmes korrupsionit, ka deformuar vullnetin e qytetarëve dhe ka zhdukur mundësinë e një gare reale elektorale. Ndaj një ekonomie që po suportohet gjithmonë e më shumë nga narkotrafiku dhe korrupsioni qeveritar. Sot kemi të bëjmë më të varfër që janë në kufijtë e mbijetesës, shtresa e mesme nuk përballon dot jetesën dhe strehimin, ndërsa pushteti mbron të akuzuarit nga drejtësia. Kjo protestë synon të rikthejë votën e lirë si instrument ndryshimi për një qeverisje në funksion të qytetarëve dhe Shqipërisë”, tha Muçollari.
Sa i përket organizimit, Muçollari zbuloi se strukturat e PD janë të angazhuara për një protestë paqësore por qytetarët nuk do të ndalen të shprehin revoltën e tyre.
Sipas Muçollarit mesazhi është shumë i qartë, dorëheqja e kryeministrit dhe pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe demokraci funksionale.
“Është thirrur një protestë paqësore nga opozita. Strukturat e Partisë Demokratike janë të angazhuara për një protestë paqësore por pa as më të voglin diskutim që nuk do të ndalim qytetarët të shprehin revoltën dhe zemërimin e tyre ndaj një qeverie arrogante e cila korrupsionin e ka moto qeverisëse dhe ka për model ekonomik pastrimin e parave duke e kthyer vendin gjithmonë e më të pajetueshëm nga njerëzit e ndershëm. Mesazhi është politik dhe i qartë. Dorëheqje e kryeministrit, pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira dhe pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci funksionale”, u shpreh Muçollari.
Ndër të tjera, Muçollari shtoi se parlamenti është kthyer në një levë që nuk lejon drejtësinë të hetojë korrupsionin e qeverisë.
“Protesta s’mund të ketë skenar pasi ngel në dorën e qytetarëve të bëjnë atë por qëllimi i opozitës është ushtrimi i presionit publik të vazhdueshëm për dorëheqjen e kryeministrit dhe ngritjen e një qeverie teknike që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme dhe të ndershme.
Parlamenti aktual është i defaktorizuar dhe nuk ushtron më funksion kontrolli mbi ekzekutivin, madje është thjesht një levë që nuk lejon drejtësinë të hetojë korrupsionin e qeverisë ndaj zgjidhja politike nuk mund të vijë nga brenda këtij sistemi të kapur në ditën që u krijua nëpërmjet manipulimit të zgjedhjeve dhe deformimit të vullnetit të shqiptarëve. Protestat do të jenë pjesë e një aksioni opozitar të pandërprerë deri në arritjen e qëllimit”, deklaroi Muçollari./ CNA
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka folur për debatet e fundit në...
Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka konfirmuar për CNA, se do të j...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka përcjellë një mesazh pë...
Opozita nesër do të protestojë kundër qeverisë dhe kryemin...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka akuzuar Kryem...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet në konferencën e so...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Në mbledhjen e sotme të komisionit për Europën dhe Punët e...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Kryedemokrati Sali Berisha zbuloi sot pak nga mënyra sesi ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se f...
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj tregoi s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrë...
Ish-prokurori, Eugen Beçi sqaroi procedurat dhe afatet që ...
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur sot rreth ekzist...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar ar...
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u ndal sot te votimi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...