web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatja e PS-së për Vlorën aktualisht deputete/ Ja kush e merr mandatin e saj në Kuvend

7 Tetor 2025, 18:57, Politikë CNA

Kandidatja e PS-së për Vlorën aktualisht deputete/ Ja kush e merr

Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës. Emri i saj u zyrtarizua pas mbledhjes së Kryesisë të PS-së.

Kandidatja e PS-së për Vlorën aktualisht deputete/ Ja kush e merr
Brunilda Mersini

Mersini është aktualisht deputete në Kuvend, pasi siguroi mandatin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me futjen e saj në garë për bashkinë e Vlorës, mandati i deputetes do t'i kalojë Briseida Çakërrit. 

Kandidatja e PS-së për Vlorën aktualisht deputete/ Ja kush e merr
Briseida Çakërri

Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së u zyrtarizuan emrat e të gjithë kandidatëve socialistë për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor. 

Altin Bojni do të jetë kandidat i PS për të garuar në Bashkinë e Matit. Gramoz Sako, kandidat për Bashkinë e Tepelenës. Kandidati për Bashkinë e Beratit do të jetë Ervin Ceca. Kandidat për Bashkinë e Cerrikut, Florenc Doka. Ogerta Manastirliu, kandidate për Bashkinë e Tiranës./CNA





Lajmet e fundit nga