web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interpelanca me Ramën/ Kush foli dhe kush heshti nga opozita

2 Shkurt 2023, 14:02, Politikë CNA

Interpelanca me Ramën/ Kush foli dhe kush heshti nga opozita

Sot kryeministri Edi Rama, ishte thirrur në interpelancë për çështjen "McGonigal".

Ai nuk mori pjesë në seancë, por ia kaloi kompetencat Elisa Spiropalit.

Që në fillim të seancës, deputetët e PD-së bllokuan foltoren dhe pas njoftimit se Rama nuk do ishte në seancë, mbajtën të bllokuar foltoren.

CNA.al ka bërë një përmbledhje të qëndrimeve të deputetëve në seancën e sotëm, ku janë përfshirë ata që dolën me deklarata brenda dhe jashtë Kuvendit.

Deklaratat

Deputeti Gazment Bardhi, shënjestroi kryeparlamentaren Nikolla duke e akuzuar se ka shkelur rregulloren në seancën e kaluar, kjo pasi sipas tij Nikolla i mohoi të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës.

Interpelanca me Ramën/ Kush foli dhe kush heshti nga opozita

Bardhi tha është dakord që të bëhet mocion me debat, me kohë të palimituar, McGonigal dhe përmendjen e Ramës në aktakuzë.

“Në procesverbalin mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Ju në kundërshtim me rregulloren, vetëm nga frika që kryeministri të përballej me opozitën, i hoqët seancën e shkuar të drejtën e fjalës 54 deputetëve të opozitës. Sipas rregullores në rast se në sallë shkaktohet kaos, drejtuesi pezullon seancën. Nëse kaosi vijon, ndërpritet seanca dhe zhvendoset rendi i ditës. Akti i vetëm që mund të bëni sot, është anulimi i atij procesi të turpshëm votimi, ku u miratuan ligje pa i njohur dhe u dhënë të drejtën kushtetuese deputetëve të opozitës”, tha Bardhi.

Më tej edhe pse kryeministri Rama ia delegoi “detyrën” ministres Spiropali, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka këmbëngulur që në interpelancë të jetë kryeministri dhe jo hijet e tij pasi kjo e fundit nuk ka qenë në takim me McGonigal, Nezën dhe Duçkën. Bardhi u shpreh se interepelanca bëhet nëse do jetë Rama ose me Duçka dhe Nezën.

“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës dhe McGonigal.  Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI”, tha Bardhi në Kuvend.

Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pasi ka shkelur kushtetutën, ndërsa shkruan se ai duhet t’i hapë rrugë drejtësisë dhe të kërkojë mëshirë prej saj.

“Edi Rama u fsheh edhe sot. Ai po sillet, fiks ashtu siç është, një i pandehur, që ka vendosur të hesht nga frika se gjithçka do të thotë mund ti përdoret kundër në gjykatë. Si i pandehur është në të drejtën e tij. Por, si Kryeministër është në shkelje të Kushtetutës.  Edi Rama nuk mund të fshihet përjetësisht!

E ndërsa deputetja Jorida Tabaku u shpreh se Parlamenti nuk mund të kthehet në një zyrë të kryeministrit Edi Rama. Tabaku shtoi më tej se nuk mund t’i hiqet fjala për çështje me rëndësi opozitës.

Interpelanca me Ramën/ Kush foli dhe kush heshti nga opozita

“Disa nga ne këtu e kanë seriozisht parlamenti dhe vijmë të diskutojmë dhe debatojmë. Javën e kaluar ju hoq fjala gjysmës së këtij parlamenti. Nuk mundet parlamenti kur opozita duhet të përfshihet në procese të rëndësishme të kthehet në zyrë të qeverisë. Të drejtën e fjalës tonë këtu nuk na e hiqni dot. Sot ndodhemi në një moment që është vërtetuar çdo gjë që ne kemi thënë. Kush po gënjen, ne , ju apo FBI. Jepuni shqiptarëve mundësinë të marrin vesh të vërtetën. Unë vij të këtu sepse jam votuar për të folur dhe nuk keni të drejtë të hiqni fjalën. Na takon konferencës së Kryetarëve të mblidhemi dhe vendosim. Janë të rëndësishme shumë çështje, por lërini deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre”, tha Tabaku.

Edhe deputetja Ina Zhupa ka reaguar me tone të forta në fjalën e saj gjatë seancës plenare në Kuvend, teksa ka akuzuar Ramës si tradhtar që ka cënuar sigurinë e vendit. Zhupa më tej paralajmëroi se nuk do ketë seancë normale nëse “tradhtari i korruptuar” nuk vjen për të dhënë llogari.

Interpelanca me Ramën/ Kush foli dhe kush heshti nga opozita

“Është një aferë që nuk flet vetëm Shqipëria por e gjithë bota. në vendet e të gjithë botës ka tradhtar. Por në Shqipëri ka një tradhtar që ka cënuar sigurinë kombëtar. Një tradhtar i cili na ka vënën në rrezik stabilitetin tonë dhe  një tradhtar që korruptoi dhe dha paratë që vjedh nga shqiptarët për të goditur opozitën e këtij vendi, për të bërë biznes me rusët. Ky e keni kryeministrin Rama që të japë shpjegimet. Cila është kjo flamë që  e bën të pi kafe në zyrë dhe nuk vjen të japë llogari në Parlament. Emrin e Shqipërisë e ka baltosur në mënyrën më të turpshme. Tradhtarin e korruptuar na e sillni këtu . Le të vijë Edi Rama këtu sepse ndryshe seancë normale nuk mund të ketë”, tha Zhupa.

Deputeti Ferdinand Xhaferaj është shprehur se që seanca të kthehet në normalitet, duhet që Rama të vijë në Kuvend.  Xhaferaj bëri në paralelizmin e tij, krahasoi shembullin e “Gërdecit”, duke u shprehur se kur ndodhi tragjedia, Berisha edhe pse në gjendje të vështirë, nuk u fsheh nga seanca.

Interpelanca me Ramën/ Kush foli dhe kush heshti nga opozita

“Keni bërë punë ashtu siç edhe keni qenë në pozita të vështira. Më kujtohet se kur ndodhur Gërdeci, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme ishte në një pozitë shumë të vështirë, po as nuk i fsheh dhe as nuk u arratis nga seancat. Do lutesha të mos citoni nenet dhe ja deligoni Spiropalit të drejtën. Ç’punë ka Spiropali në këtë histori. Ai Agron Neza është diplomuar në sigurinë e shtetit, kur ajo nuk kishte lindur dhe pas 40 vitesh vec të tjerave shohim sigurimin e shtetit që infuencon vendimarrjet e qeverisë Shqiptare. E kuptoni çfarë skandali është ky. Të vi kryeministri dhe seanca të vijon normalisht” tha Xhaferajn.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, jashtë sallës së Kuvendit ka thënë se Rama e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë. Sipas tij Rama ka 2 seanca që nuk vjen në Parlament, ka kaq kohë që nuk përgjigjet, gjë e cila tregon se ky vend “defakto” nuk ka kryeministër.

Interpelanca me Ramën/ Kush foli dhe kush heshti nga opozita

“Faktet që kanë dalë nga dokumentet amerikane i referohen atij. Takimet e personave të marrë të pandehur janë takuar me kryeministrin jo me dikë tjetër. Më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në sallën e parlamentit. A është ai që ka dhënë para për të sulmuar opozitën. Ka detyrime politike. Heshtja u takon vetëm atyre shtetasve shqiptarë që janë marrë të pandehur nga drejtësia shqiptare. Të dhënat janë publike edhe të dhënat i janë vënë në dispozicion dhe për këtë arsye, procedimi penal do duhet të fillojë një orë e më parë. Ai do të heshtë, nuk ka për të ardhur. Heshtja do të jetë inkriminimi i tij. Ka dy seanca që nuk ka ardhur. Praktikisht sot ky vend nuk ka kryeministër ‘de facto’. Sot isha për një vizitë zyrtare në SHBA. Kam kërkuar që t’u lehtësoj të gjitha problemet që ka krijuar ky njeri. Nuk qëndron delegimi i interpelancës. Duhet të jepen fakte, për rrethana dhe ngjarje që kanë pjesëmarrës personalisht Edi Ramën", u shpreh Alibeaj.

Më tej i pyetur nëse do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, në 11 shkurt, u përgjigj se ai ka marrë pjesë gjithmonë atje ku është kërkuar goditje e kryeministrit.

“Unë protestoj gjithmonë, bazuar në ligj, mbi fakte dhe e kam bërë këtë gjithmonë, në mënyrën më serioze. Do të jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e drejtpërdrejtë e kryeministrit. Do ta shohim këtë punë, e kam dhënë përgjigjen, sot jemi për një çështje të rëndësishme”, tha Alibeaj para gazetarëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga