Video-Mazhoranca voton projektligjet/ Opozita braktis seancën
Pas debateve të ashpra dhe situatës së krijuar në sallë, d...

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit energjetik, teksa mori pjesë në ceremoninë për nisjen e punimeve edhe në Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri–Maqedoni e Veriut.
Gjatë fjalës së tij, Karakaçi tha se vendi po transformon modelin e prodhimit energjetik, duke kaluar nga një sistem i bazuar kryesisht në energjinë hidrike drejt një sistemi të diversifikuar dhe të orientuar nga burimet e rinovueshme. Ai nënvizoi se rritja e kapaciteteve dhe diversifikimi i burimeve po e pozicionojnë Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në rajon.
Sipas ministrit, projekti i linjës 400 kV Elbasan–Bitola përbën një nga investimet më strategjike në infrastrukturën energjetike, duke forcuar ndërlidhjet ndërkufitare dhe duke rritur sigurinë e furnizimit me energji për të dy vendet. Ai bëri të ditur se punimet në territorin shqiptar kanë arritur në rreth 80%, ndërsa nisja e punimeve në Maqedoninë e Veriut shënon një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të projektit.
Karakaçi e cilësoi këtë linjë si pjesë të një korridori më të gjerë energjetik Lindje–Perëndim, që lidh disa vende të rajonit dhe më tej tregjet europiane, duke kontribuar në integrimin e tregjeve dhe në rritjen e qëndrueshmërisë energjetike.
Shqipëria tashmë ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit energjetik, ku rritja e sigurisë energjetike, përmes diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, bazuar në një strategji të mirëstudiuar, po jep rezultate të rëndësishme. Nga një sistem tradicionalisht i mbështetur në energjinë hidrike, sot po transformohemi në një sistem modern, të diversifikuar dhe të orientuar drejt burimeve të rinovueshme. Me mbi 2.5 GW kapacitete ekzistuese hidrike dhe me projekte të reja në energjinë diellore dhe të erës që pritet të tejkalojnë 3 GW në dekadën e ardhshme, vendi ynë po shndërrohet në një aktor të rëndësishëm në hartën energjetike të rajonit. Por sigurisht ky transformim nuk mund të realizohet pa një rrjet transmetimi të zhvilluar dhe pa ndërlidhje të forta ndërkufitare. Pikërisht këtu qëndron rëndësia strategjike e projekteve të interkonjeksionit që ne po zbatojmë dhe planifikojmë. Projekti i linjës 400 kV Elbasan-Bitola, është një nga hallkat më të rëndësishme të Korridorit energjetik Lindje-Perëndim, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII. Ai përmbyll një boshllëk historik në rrjetin rajonal dhe krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis sistemeve tona energjetike, duke rritur ndjeshëm sigurinë e furnizimit për të dy palët dhe duke shërbyer si një instrument i cili garanton angazhimet e të dy shteteve për integrimin rajonal dhe europian të tregjeve tona, krahas integrimit politik në Bashkimin Europian. Kjo linjë nuk është vetëm një projekt bilateral. Ajo është pjesë e një vizioni më të gjerë, Korridorit VIII energjetik, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe më tej Italinë. Përmes këtij korridori, ne po ndërtojmë një urë të re energjetike mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Duke e vlerësuar maksimalisht këtë projekt, ne jemi investuar intensivisht në pjesën e linjës që kalon përmes Shqipërisë dhe me krenari, por jo për të bërë konkurrencë, se nuk do të ishte vendi, mund të them se kemi arritur në 80% të punimeve për ndërtimin e linjës në territorin shqiptar. Ndërkohë paralelisht me këtë projekt, Shqipëria po avancon edhe në iniciativa të tjera strategjike. Linja e re 400 kV me Greqinë, aktualisht në fazë studimore dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të rrisë kapacitetet ndërkufitare dhe do të mbështesë integrimin e burimeve të rinovueshme në shkallë të gjerë. Një tjetër projekt me rëndësi strategjike të jashtëzakonshme është interkonjeksioni nënujor Shqipëri-Itali, i cili synon të krijojë një dalje të drejtpërdrejtë drejt një prej tregjeve më të mëdha të vendeve të Bashkimit Europian. Ky projekt do të jetë kyç për të shmangur humbjen e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme dhe për të maksimizuar vlerën ekonomike të saj. Nëpërmjet këtyre investimeve, Shqipëria nuk po ndërton vetëm linja transmetimi, ne po ndërtojmë një sistem energjetik më fleksibël, më të sigurt, më të integruar dhe plotësisht në përputhje me standardet europiane. Në të njëjtën kohë, po forcojmë rolin tonë si një vend tranzit për energjinë e gjelbër të rajonit. Flukset e reja energjetike që do të kalojnë përmes territorit tonë do të lidhin prodhimin në Ballkanin Lindor me tregjet e Europës Perëndimore, duke krijuar kështu një mundësi të re zhvillimi për të gjithë rajonin.
Pas debateve të ashpra dhe situatës së krijuar në sallë, d...
Në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme, mazhoranca ...
Mes tensioneve të shumta në seancën e sotme parlamentare n...
Në ceremoninë e 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 Prillit në S...
Ka nisur në Kuvend seanca e sotme plenare. Deputeti i P...
Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me studentët u...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një b...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pas p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka depozitua...
Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë vendosur ndrysh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në...
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Partia Demokra...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalë...
Në një dalje televizive, ish-ministri i Financave, Arben M...
Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar rendin e ditës për seanc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga Krye...
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Asamblenë e PS-së në ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur asamblenë e PS në një...
Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e koalicioneve par...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...