"Mirëqenia gjyqësore"/ Engert Pëllumbi: Ndërgjegjësimi demokratik i një shteti tregohet te mënyra si i trajton gjyqtarët
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka mbajtur...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka mbajtur...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka depozituar një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me editorialin e publikuar në bashkëautorësi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Në kërkesën e tij, Shehu thekson se qëndrimet e shprehura në editorialin Rama-Vuçiç, ku propozohet një qasje e re për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, bien në kundërshtim me rezolutat e miratuara më herët në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas deputetit demokrat, pavarësisht se bëhet fjalë për një artikull, ai reflekton një vullnet politik të kryeministrit dhe për rrjedhojë të qeverisë shqiptare, duke pasur pasoja të drejtpërdrejta politike dhe diplomatike në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
Shehu nënvizon se propozimi për të hequr dorë nga anëtarësimi i plotë në BE dhe për t’u fokusuar vetëm në integrimin në tregun e brendshëm dhe zonën Schengen bie ndesh me objektivin strategjik të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.
Postimi i Shehut
Depozitova kërkesën për interpelancë me Kryeministrin në lidhje me botimin e artikullit me bashkëautor Z. Vuçiç. Teksti i kërkesës është në vazhdim:
— Më 28 shkurt 2026, Kryeministri Z. Edi Rama, me bashkëautorësi të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç kanë publikuar një editorial në median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Së bashku, ata kanë bërë një propozim publik drejtuar Bashkimit Europian për një qasje të re në procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke hequr dorë nga anëtarësimi i plotë, por duke u vetëmjaftuar me një integrim të vendeve kandidate vetëm në tregun e brendshëm dhe zonën Schengen.
Pavarësisht se ai është një artikull, nuk mund të mos reflektojë një vullnet politik të Kryeministrit dhe për rrjedhojë të Qeverisë së Shqipërisë, aq më shumë kjo kur realizohet në bashkëautorësi me Presidentin e Serbisë. Si i tillë, ai ka detyrimisht pasoja politike e diplomatike rajonale, në marrëdhëniet e vendit tonë me Brukselin dhe vendet partnere, gjë që bën imperative këtë interpelancë parlamentare.
Në fakt, ky qëndrim i Kryeministrit Edi Rama bie në kundërshtim me rezolutat e miratuara më herët në Kuvendin e Shqipërisë, ku shprehet qartësisht vullneti për anëtarësimin e plotë në BE si objektiv madhor dhe strategjik, të rikonfirmuar përmes deklaratave të përbashkëta Shqipëri-BE në kuadër të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit. Njëkohësisht, kështu shkelen parimet e Kuadrit Negociator Shqipëri-BE, që përbën një angazhim kontraktual me Bashkimin Europian. Dhe më e rëndësishmja, kështu cenohen interesat strategjike të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe në tërësi të faktorit shqiptar në rajon.
Me qëllim garantimin efektiv të vullnetit të shprehur nga Kuvendi, si dhe të interesave strategjike kombëtare, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance me Kryeministrin Z. Edi Rama lidhur sa më sipër paraqita.
Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë vendosur ndrysh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në...
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Partia Demokra...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalë...
Në një dalje televizive, ish-ministri i Financave, Arben M...
Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar rendin e ditës për seanc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga Krye...
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Asamblenë e PS-së në ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur asamblenë e PS në një...
Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e koalicioneve par...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin e hapur për Reformë...
Pas përplasjeve në mbledhjen e shkuar të kabinetit dhe gru...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, mbajti sot një konfer...
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së fundit të Grupit ...
Deputeti Erion Braçe e ka nisur herët aksionin për zgjedhj...
Kreu i ri i PD-së së Elbasanit, Alis Narazani ka bërë një ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në seancën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...