140 mijë aplikues nga jashtë/ KQZ jep detaje mbi votuesit e diasporës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sot disa informaci...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës Shtetërore 2025, të cilat janë duke punuar për finalizimin e fondit të pyetjeve për provimet e maturës.
Gjatë takimit, ministrja Manastirliu theksoi angazhimin e ministrisë për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke siguruar se testimi do të zhvillohet me standarde të larta dhe në kushte të plota sigurie.
“Në këtë proces të rëndësishëm të Maturës Shtetërore kemi filluar prej nëntorit me ngritjen e Komitetit të Maturës Shtetërore. Kemi vijuar në janar me shpërndarjen e testeve model për të gjithë nxënësit maturantë, për t’i njohur ata me testet model vit pas viti dhe për t’i familjarizuar me shkallën e vështirësisë së tyre. Tashmë grupet e hartimit të fondit të pyetjeve të provimeve të maturës janë ngritur dhe jeni ju këtu. Keni filluar të punoni dhe do duhet që shumë shpejt fondi i pyetjeve të kristalizohet, në mënyrë që sipas afateve procedurale të dilet me testet në provimet e maturës, sipas një konfidencialiteti absolut dhe kjo është shumë e rëndësishme”,- tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastiriu.
Gjithashtu, ministrja theksoi rëndësinë e një vlerësimi sa më objektiv dhe meritokratik për nxënësit, duke garantuar standarde maksimale që nisin nga procesi i hartimit të testeve deri në administrimin e tyre.
“Duhet që arritjet e nxënësve të testohen përmes një vlerësimi i cili të jetë sa më i saktë, efektiv dhe meritokratik, ashtu sikurse na duhet që të sigurojmë që edhe procesi i administrimit, në raport me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që nga printimi i testeve, dërgimi në shkolla, elementët e sigurisë, e të gjitha këto të ndiqen në çdo hallkë”, tha Manastirliu.
Ndërkohë janë hapur aplikimet për Formularin A1 që të plotësohet nga të gjithë maturantët të cilët janë aktualisht maturantë dhe që dëshirojnë të hyjnë në provimet e Maturës Shtetërore. Ky formular është i disponueshëm online përmes portalit e-Albania, duke siguruar një proces aplikimi të lehtësuar dhe të aksesueshëm për të gjithë maturantët. Aplikimet për plotësimin e Formularit A1 do të jenë të hapura deri më 12 shkurt 2025.
Ndërkohë, Formulari A1Z është për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin në vite të mëparshme dhe dëshirojnë të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Periudha e aplikimit për këtë formular është më e shkurtër, duke nisur më 11 shkurt dhe duke përfunduar më 12 shkurt 2025./CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sot disa informaci...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në prezantimin e ra...
Prezantohet sot raporti i monitorimit të OECD/SIGMA në fus...
Dorjan Teliti, Koordinatori për programin ekonomik në PD, ...
Programi i bashkëpunimit zviceran do të ripërshtatet, nuk ...
Komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot...
Kryeministri Edi Rama, sot në një bashkëbisedim me qytetar...
Partia Demokatike, në një deklaratë gjatë paradites së sot...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot mbi trendin e largi...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve dhe...
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot pak nga ideja që si...
Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me komentuesit...
Kryeministri Edi Rama, sot, në një bashkëbisedim me koment...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi i ftua...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një lidhje tele...
Gazetari Armand Shkullaku komentoi mbi vizitën e liderit t...
Drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, në nj...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Drejtuesi Politik për Partinë Demokratike në Tiranë, Belin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...